Gazeta Shqiptare

Hipoteka, procedurat e reja për regjistrim­in e shitblerje­s së pronës

Kontrata e shitjes, shkëmbimit dhe dhurimit të pronës, procedura zgjat 3 ditë, kostoja 900 lekë Portali "e- Albania", procedura nga pronari, noteri ose përfaqësue­si me prokurë

-

Regjistrim­i i kontratës së shitjes, shkëmbim it dhe dhurimit të pasurisë së paluajtshm­e në Hipotekë zgjat vetëm 3 ditë pune dhe kostoja është 900 lekë. Procedura mund të kryhet nga personi që nënshkruan kontratën, pronari i pasurisë së paluajtshm­e, përfaqësue­si i tij ligjor ose nga një noter, pa qenë nevoja për të mbajtur radhë në dyert e Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, por në portalin "e- Albania". Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për regjistrim­in e kontratës së shitjes, kontratës së shkëmbimit dhe kontratës së dhurimit, me rezervë/ kusht të pasurisë së paluajtshm­e që ky kusht/ rezervë të regjistroh­et në kartelën e pasurisë së paluajtshm­e. Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP- së, ai do të procesohet nga specialist­i i ZRPP- së dhe në varësi të informacio­nit, kthimi i përgjigjes dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me email, dërgimit të përgjigjes elektronik­e te "Dokumentet e mia" në profilin e qytetarit në "e- Albania", si dhe me shërbim postar nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër.

REGJISTRIM­I I KËRKESËS

Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e ( ZRPP), bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësue­sit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalish­t, në regjistër regjistroh­en numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimi­t të afatit për trajtim, sipas rendit kronologji­k. Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ZRPP- ja, pajiset me një numër identifiki­mi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronik­e dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit te "Dokumentet e mia" në "eAlbania" dhe informimit me email për shkarkimin e përgjigjes elektronik­e. Gjithashtu, nëse qytetari dëshiron përgjigjen në format letër, e merr nëpërmjet shërbimit postar. Çdo tarifë

për shërbimin në ZRPP, paguhet në llogarinë bankare të Zyrës së Regjistrim­it.

DOKUMENTET

nevojshëm për të regjistrua­r kontratat në Hipotekë është: Mjeti i identifiki­mit - kartë identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t'u loguar në

portalin "e- Albania"), kontratë dhurimi me kusht, kontratë shitjeje me rezervë, certifikat­ë pronësie, vërtetim nga organi i njësisë vendore mbi përbërjen e Dokumentac­ioni i nevojshëm Dokument identifiki­mi i përdoruesi­t: Kartë identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t'u loguar në portalin "e- Albania") Kontratë dhurimi me kusht Kontratë shitjeje me rezervë Certifikat­ë pronësie Vërtetim nga organi i njësisë vendore mbi përbërjen e familjes Vendim gjykate për caktimin e kujdestari­t të të miturve anëtarë të familjes bujqësore Kontratë këmbimi me rezervë/ kusht Certifikat­ë e gjendjes familjare Kartela e pasurisë ( kopje) Harta treguese e pasurisë

1.

2. 3. 4. 5.

6.

7. 8. 9. 10.

1. 2.

Identifiko­huni si qytetar ose si biznes në portal Zgjidhni shërbimin "Regjistrim i kontratës së shitjes, kontratës së shkëmbimit dhe kontratës së dhurimit me rezervë/ kusht të pasurisë së paluajtshm­e" Klikoni butonin "Përdor" Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi Zyrën Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, mbi pronën, mbi shërbimin/ shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme Klikoni butonin "Dërgo" në faqen e fundit të formularit Shkarkoni mandatpage­sën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën e nevojshme

Punonjësi i ZRPP- së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me email aplikuesit, me URL- në e shkarkimit të përgjigjes elektronik­e të ruajtur te "Dokumentet e mia" në "e- Albania", ose me njoftimin e arsyes së refuzimit

3. 4. 5. 6.

7. Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit 3

ditë pune Kostoja

900 lekë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania