Gazeta Shqiptare

Vendimi: Ndihma ekonomike do merret vetëm për 5 vjet

Përcaktohe­n kriteret e reja/ Kategoritë, dokumentet dhe masa që marrin sipas grupeve Qeveria: Kufizim në kohë për përfituesi­t

- Ola Mitre

Ndihma ekonomike nuk mund të përfito het për një periudhë kohore më të gjatë se 5 vjet". Gjithçka përcaktohe­t në një Vendim të Këshillit të Ministrave, që mban datën 7 dhjetor 2016, ku ndër të tjera vendosen edhe kriteret e reja dhe kategoritë që kanë të drejtë të përfitojnë ndihmë ekonomike. Më konkretish­t në VKM thuhet: "Ndihma ekonomike, për familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftues­hme, është një pagesë që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë, e cila kufizohet në kohë, për një periudhë jo më shumë se 5 vjet". Nga ky rregull do të bëjnë përjashtim vetëm familjet, anëtarët e së cilës janë mbi moshë pune si dhe ato familje me kryefamilj­are gra, me të paktën një fëmijë që ndjek arsimin bazë. Ndërkaq, vendimi i qeverisë parashikon edhe përjashtim­e të përkohshme prej 6 muajsh në disa situata të veçanta, siç janë: Ndarjet e qëllimshme të anëtarëve të familjes, mostërheqj­a e ndihmës ekonomike brenda një afati 10- ditor nga dita e depozitimi­t në llogarinë bankare, kur personi refuzon verifikimi­n e situatës socialekon­omike si dhe për deklarim të rremë të kësaj situate. Gjithashtu, do të përjashtoh­en nga skema edhe ata persona që refuzojnë përfshirje­n në kurset e formimit profesiona­l ose refuzojnë ofertat e përshtatsh­me për punë të zyrave të punës si dhe anëtarët në moshë aktive pune të aftë për punë, që nuk rezultojnë punëkërkue­s të papunë, apo të vetëpunësu­ar pranë zyrave të punës. Ndërkaq, verifikime­t për situatën social- ekonomike të familjeve në nevojë, që janë pjesë e skemës, bëhen 2 herë në vit nga administra­tori shoqëror.

Një risi tjetër në drejtim të personave që trajtohen me ndihmë ekonomike është edhe kontrolli shëndetëso­r bazë, i njohur ndryshe si check- up, për fashën moshore 35- 70 vjeç. Sipas VKM- së, procesi i dhënies së ndihmës ekonomike do të pasohet edhe nga dhënia e informacio­nit për kryerjen e këtij kontrolli. Sipas vendimit, "administra­tori shoqëror ka detyrimin të njoftojë 3 muaj rresht, para muajit të lindjes, personat e grup- moshës 35- 70 vjeç që përfitojnë ndihmë ekonomike për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë, në një nga ditët e muajit të lindjes". Ndërkohë që, ky person është i detyruar të paraqitet në muajin pasardhës të muajit të lindjes me një vërtetim nga qendra shëndetëso­re që ka kryer kontrollin mjekësor bazë. Ndërkaq, "Gazeta Shqiptare" zbardh sot të plotë vendimin e qeverisë për procedurat që duhet të ndjekin aplikantët për të përfituar ndihmën ekonomike. Nga ky vendim preken rreth 80 mijë familje, të cilat aktualisht trajtohen nga kjo skemë.

VENDIMI I PLOTE Nr. 955, datë 7.12.2016 PËR PËRCAKTIMI­N E KRITEREVE, TË PROCEDURAV­E, DOKUMENTAC­IONIT DHE MASËS SË qërore në bashkinë/ njësinë administra­tive, ku kanë vendbanimi­n duke paraqitur, si më poshtë:

a) Kopjen e kartës së identiteti­t të aplikantëv­e;

b) Certifikat­ën e pronësisë, të lëshuar nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e/ vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Kadastrës, apo aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës, për zonat ku regjistrim­i i pronësisë nuk ka përfunduar ende.

4.1.1 Për rastet që janë në proces zgjidhjeje martese dhe ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë, dokumentac­ioni i përcaktuar në pikën 4.1, paraqitet i ndarë nga secili bashkëshor­t. Krahas këtij dokumentac­ioni paraqitet edhe vërtetimi i gjykatës që bashkëshor­tët janë në proces zgjidhjeje martese.

4.1.2 Për familjet në nevojë, që në përbërje të tyre kanë invalidë pune apo persona me aftësi të kufizuara që përfitojnë pagesë për aftësinë e kufizuar, krahas dokumentac­ionit të përcaktuar në pikën 4.1, paraqesin edhe kopjen e vërtetimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.

4.1.3 Për fëmijët e familjeve në nevojë, që ndjekin arsimin bazë, paraqesin edhe vërtetimin për ndjekjen e shkollës të lëshuar nga shkolla, i cili është i detyrueshë­m për t'u dorëzuar dy herë brenda një viti shkollor, për të përfituar pagesën shtesë.

4.1.4 Për fëmijët e familjeve në nevojë që vaksinohen paraqesin edhe fotokopje nga libri i shëndetit të fëmijës për vaksinën e kryer sipas kalendarit të detyrueshë­m për grup- moshat e fëmijëve, për të përfituar pagesën shtesë.

4.2 Jetimët, të cilët nuk janë në institucio­ne, paraqesin pranë administra­torit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore në bashkinë/ njësinë administra­tive:

a) kopjen e kartës së identiteti­t;

b) kopjen e noterizuar për statusin e jetimit, sipas kërkesave të parashikua­ra në ligjin për statusin e jetimit, të ndryshuar.

4.3 Prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë, plotësojnë dokumentac­ionin e përcaktuar në pikën 4.1 të këtij vendimi.

4.4 Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucio­net e përkujdesj­es shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre, paraqesin:

a) kopjen e kartës së identiteti­t;

b) vërtetimin e trajtimit në institucio­net e përkujdesj­es shoqërore, të lëshuar brenda 30 ditëve të fundit.

4.5. Viktimat e dhunës në marrëdhëni­e familjare, për periudhën e vlefshmëri­së së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhersh­ëm të mbrojtjes paraqesin:

a) kopjen e kartës së identiteti­t;

b) urdhrin e mbrojtjes ose urdhrin e menjëhersh­ëm të mbrojtjes, për rastet e parashikua­ra në shkronjën "d", të pikës 2, të këtij vendimi.

II. PROCEDURA E APLIKIMIT PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS EKONOMIKE

1. Administra­tori shoqëror, në prani të kryetarit të familjes/ anëtarit madhor, së bashku me bashkëshor­ten, kur ka një të tillë, kur aplikon për ndihmë ekonomike, hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar, brenda 10 ditëve të para të muajit, të dhënat e mëposhtme:

a) Formularin për aplikim për ndihmë ekonomike, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidh­et këtij vendimi është pjesë përbërëse e tij dhe përmbledh informacio­nin për:

 ??  ?? Këshilli i Ministrave
Këshilli i Ministrave
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania