Gazeta Shqiptare

Rexhep Toska: Si më morën shtëpinë që bleva për djalin tim të sëmurë

Tropojani në "News 24": Më braktisi edhe gruaja, dyshon se i lashë lekët në bixhoz "Pronari më mashtroi dhe po sorollatem dyerve të gjykatave"

-

Historitë e mashtrimit që shkatërroj­në jetë njerëzish nuk kanë të sosur në Shqipëri. Një pronë ( tokë apo shtëpi) e blerë në mirëbesim dhe pa u menduar mirë mund të të kushtojë për gjithë jetën. Personazh i radhës i një historie të tillë sa të dhimbshme edhe aktuale është Rexhep Toska nga Tropoja, i cili thuajse i shkatërrua­r, pa gjetur ende zgjidhje sorollatet dyerve të gjykatës. Ai vendosi dje të rrëfejë në emisionin "Me Zemër të Hapur" në "News 24" peripecitë që po kalon, pasi pronari i shtëpisë e ka mashtruar. Toska, baba i një djali tetraplegj­ik tregoi se kishte vendosur të blinte një apartament në Tiranë, që i biri të kishte më afër spitalet dhe ndihmë më të specializu­ar, por pasi hyn në banesë, zbulon se me apartament­in kishte ndodhur hataja. "Para se ta blija apartament­in, thashë meqë djalin e dënoi Zoti, të mos e dënoj edhe unë… Kështu që i bleva shtëpi në Tiranë, po na ndodhi ajo që nuk prisnim kurrë", - u shpreh Rexhep Toska, ndërsa kur përmendi të birin, Klodin, u përlot. Më pas ai tregoi me detaje se si i morën banesën që e bleu për djalin e tij të sëmurë. "Bëra kontratën. Fillimisht i kam larë lekët me këste, por pas blerjes së apartament­it, pronari më mashtroi. Kur prisja të merrja certifikat­ën e pronësisë dhe të dorëzoja pjesën e fundit të lekëve, në dhjetor të vitit 2015, më vjen në shtëpi shoqëria përmbarimo­re dhe më thotë se shtëpia është shitur tek zonja Romina… Pra, ishte nën sekuestro dhe duhet ta dorëzoja. Shkova takova pronarin, i thashë kjo shtëpia është e Klodit. T'i s'ke të drejtë ta shesësh, kur unë të kam paguar lekët", - tregoi ai për konfliktin. Sipas tropojanit, duke qenë se nuk ishte bërë ende aktshitja përfundimt­are, Përmbarimi ka sekuestrua­r pronat e pronarit, i cili ua kishte borxh disa të tretëve, mes tyre edhe shtëpinë e tij, për të cilën kishte paguar pjesën më të madhe të parave. E ndërsa endet gjyqeve, ai zbuloi edhe një detaj të dhimbshëm, braktisjen nga bashkëshor­tja, e cila e bën fajtor për gjithçka ka ndodhur. "Ajo u largua në Itali, pasi dyshon që i kam lënë paratë në bixhoz. Unë i thashë edhe pronarit që nuk duhet të lije peng pasurinë e Klodit. I kam thënë Kanuni është Kanun", - pohoi Toska ndër të tjera.

PËRBALLJA LIVE NXJERR ZBULUAR PRONARIN

Toska: Viktor, tri gjëra desha më të thënë: T'i kam dhënë lekët sipas kontratës së sipërmarrj­es? Pronari: Po. Toska: Viktor, me ç'të drejtë e more certifikat­ën e pronësisë në emrin tënd, kur "Bëra kontratën. Fillimisht i kam larë lekët me këste, por pas blerjes së apartament­it, pronari më mashtroi. Kur prisja të merrja certifikat­ën e pronësisë dhe të dorëzoja pjesën e fundit të lekëve, në dhjetor të vitit 2015 më vjen në shtëpi shoqëria përmbarimo­re dhe më thotë se shtëpia është shitur tek zonja Romina… Pra, ishte nën sekuestro dhe duhet ta dorëzoja", - tha Rexhep Toska.

atë apartament e kishe shitur?

Pronari: S'të dëgjoj mirë, flasim më vonë se nuk jam mirë... Jam duke ecur.

Toska: Kështu bën, ti kur gënjen…

 ??  ?? Rexhep Toska në emisionin "Me Zemër të Hapur" në "News 24"
Rexhep Toska në emisionin "Me Zemër të Hapur" në "News 24"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania