Gazeta Shqiptare

Ishte në kërkim për vjedhje me dhunë, prangoset anëtari i bandës së Niklës

Stafuka u kap në kuadër të operacioni­t "Shënjestra"

-

KRUJË - Një 34- vjeçar nga Kruja, i cili dyshohet të jetë pjesëtar i një grupi të rrezikshëm kriminal është arrestuar dy ditë më parë nga policia. Bëhet fjalë për Albert Stafukën, banues në fshatin Cudhi, i cili akuzohet për vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpuni­m. Burime zyrtare nga policia lokale dje bënë me dije se i riu, i cili ishte shpallur në kërkim u prangos në kuadër të operacioni­t të koduar "Shënjestra", i cili u finalizua më 21 dhjetor të vitit që shkoi. Në atë kohë u arrestuan në flagrancë dy persona, ndërsa u ndaluan shtatë të tjerë dhe një shtetas tjetër u shpall në kërkim. Sipas burimeve të mësipërme, Stafuka bën pjesë në grupin që merrej me aktivitet kriminal në fushën e krimeve kundër personit, pronës, prodhimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëv­e, teksa mes tyre ishte edhe një punonjës i burgut të Zaharisë. Më 21 dh- jetor të vitit 2016 u prangosën shtetasit: Klaudio Ismalaja 22 vjeç, Arbër ( Astrit) Rryçi 38 vjeç, Edison Pula 21 vjeç, Edison Bami 26 vjeç, Ilir Caca 45 vjeç, punonjës i burgut të Zaharisë në Krujë; Marklen Haka 25 vjeç, Muharrem Sheta 25 vjeç, Fadjol Anamali 30 vjeç dhe Arjan Ademi 36 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur O. C., 22 vjeç. Ndërkohë që vetëm pak orë pas arrestimit, njëri nga anëtarët e grupit, Edison Pula u arratis nga ambientet e komisariat­it të Krujës, pasi arriti t'u shpëtonte policëve. Banda e Niklës akuzohet për disa ngjarje të ndodhura vitet e fundit nga vjedhje e grabitje, te tentativë për vrasje. Të arrestuari­t më 21 dhjetor 2016 ishin në kërkim pas tentativës për vrasje me eksploziv ndaj Gentian Bejtjës më 19 shtator të vitit të kaluar. Gentian Bejtja njihej edhe si mik i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye vite më parë dhe rezulton i zhdukur.

 ??  ?? Arrestimet e policisë gjatë operacioni­t “Shënjestra”
Arrestimet e policisë gjatë operacioni­t “Shënjestra”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania