Gazeta Shqiptare

Gjyqi i Haradinajt, Serbia paraqet në Francë kërkesën për ekstradim

Vendimi përfundimt­ar jepet më 9 shkurt

-

DEKLARATA

Ish- Kryeminist­ri i Kosovës, në një postim në rrjetet sociale ka shprehur bindjen se do të kthehet në Kosovë javën e ardhshme. "Më lejoni që edhe një herë t'ju falënderoj për mbështetje­n ndaj meje, të manifestua­r gjatë gjithë këtyre ditëve, si dhe për besimin e palëkundur se gjithçka rreth ndalesës sime, këtë herë ishte politike", ka shkruar Ramush Haradinaj.

isht nga ana e Serbisë, sot i është dorëzuar zotit Haradinaj dhe palës mbrojtëse të tij. Seanca për shqyrtimin e lëndës ekstradues­e mbahet në datën 9 shkurt", shkruan

avokati i Haradinajt, Arianit Koçi, i cili e ka shoqëruar postimin me një foto të tij me Haradinajn në Colmar. "Asgjë nuk e ndal Haradinajn", shkruan më tej ai. Haradi- naj, i cili është arrestuar më 4 janar në bazë të një fletëarres­ti serb, është në liri me kusht në pritje të seancës për shqyrtimin e kërkesave serbe. Më herët, ish- Kryeminist­ri i Kosovës, në një postim në rrjetet sociale shprehu bindjen se do të kthehet në Kosovë javën e ardhshme, dhe falënderon edhe një herë të gjithë ata që e kanë mbështetur. "Më lejoni që edhe një herë t'ju falënderoj për mbështetje­n ndaj meje, të manifestua­r gjatë gjithë këtyre ditëve, si dhe për besimin e palëkundur se gjithçka rreth ndalesës sime, këtë herë ishte politike", përfundon statusi i Haradinajt. Arrestimi i Haradinajt në aeroportin francez është shoqëruar me protesta nga shqiptarët. Përveç grupeve që protestuan në Kosovë e Shqipëri, emigrantët shqiptarë që jetojnë në Francë i kanë dhënë mbështetje­n e tyre liderit të AAK- së, ndërsa kanë kërkuar lirimin e tij. Ndërkohë, megjithëse asgjë nuk është e sigurt deri në dhënien e vendimit, analistët pretendojn­ë se politikani kosovar do të rikthehet në Kosovë, por ndalimi i tij në Francë ka qenë thjesht çështje procedural­e.

 ??  ?? Ramush Haraadinaj me avokatin, Arianit Koçi
Ramush Haraadinaj me avokatin, Arianit Koçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania