Gazeta Shqiptare

Ivanov takime me partitë, Zaev: Nuk ma dha mandatin

Ahmeti pas konsultimi­t: Jemi të hapur për opsione të reja, s'jam çelësi Presidenti maqedonas pret liderët politikë

-

Kriza politike në Maqe doni ka vënë në lëvizje presidenti­n Gjorge Ivanov të takohet me krerët e partive në vend. Mediat maqedonase raportojnë se Ivanov ka zhvilluar një takim me kreun e BDI- së, Ali Ahmeti, ndërsa pritet të takojë edhe liderin e LSDMsë, Zoran Zaev. Takimi me Ahmetin u mbyll pa deklarata për mediat. Ndër të tjera, mediat raportojnë se Ivanov nuk do t'ia kalojë mandatin asnjë kandidati pa u siguruar që është formuar shumica parlamenta­re. Megjithatë nuk bëhet e ditur nëse deputetët do të nënshkruhe­n që shumica është siguruar ose kandidati për mandatar do ta kërkojë vetë mandatin nga presidenti pasi të ketë siguruar shumicën. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas takimit me presidenti­n Gjorge Ivanov tha se është biseduar se si të arrihet deri te një shumicë parlamenta­re e shëndoshë, si dhe për situatën aktuale politike. Ahmeti tha se ai nuk është çelësi i qeverisë dhe se të gjitha opsionet janë të hapura, sepse nuk kanë asnjë përfundim nga bisedimet brendapart­iake. Ai paralajmër­oi se nga sot vazhdojnë bisedimet dhe konsultime­t në BDI. "Konfirmoj para jush që ne kemi vullnet të fortë që të gjendet një zgjidhje për t'i futur gjërat në binar. Në interes të stabilitet­it të formimit të shtetit. Përpara interesave tona partiake kemi vendosur interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Të gjitha opsionet janë të hapura", - ka thënë Ahmeti. "Unë nuk jam çelësi. Isha çelësi, por tanimë jo. Çelësin ia dhashë presidenti­t Ivanov, i cili tashmë duhet të gjejë zgjidhjen. Në fakt kisha një bombë, por e hodha", - deklaroi Ahmeti. Lideri i LSDM- së, Zoran Zaev bashkë me zëvendëskr­yetaren Radmilla Sheqerinsk­a dhe sekretarin e përgjithsh­ëm, Oliver Spasovski, kanë hyrë në takim me presidenti­n Gjorge Ivanov në orët e pasdites. Lideri i LSDM- së, Zoran Zaev, pas takimit me presidenti­n Ivanov deklaroi se, ky i fundit nuk ia dha mandatin ashtu siç priste. "Erdha për ta marrë mandatin, por presidenti nuk ma dha. Ivanov tha se, fillimisht duhet të dëshmojmë se kemi 61 mandate dhe pastaj mund ta marrim mandatin për formimin e qeverisë", - dek- VMRO-

DPMNE dje, përmes një deklarate, vlerësoi se me përgjigjen e vet Ambasada e SHBA- ve ka konfirmuar se qëndrimi lidhur me zgjedhjet e reja nuk është qëndrim zyrtar i Uashington­it. "Përgjigjja e ambasadës është e shkurtër dhe thotë gjithçka. Është e dukshme se nuk ka konfirmim se bëhet fjalë për qëndrim zyrtar dhe sugjerim të administra­tës së re në Uashington laroi Zaev. Ai theksoi se në këtë takim janë diskutuar të gjitha detajet rreth procedurav­e për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Para Zaevit, te Ivanovi ishin delegacion­e të tri subjekteve shqiptare që fituan vende në parlament, të udhëhequra nga Bilal Kosumi i "Besës", Ziadin Sela i LR- PDSHsë dhe Ali Ahmeti i BDI- së. Pas takimit me LSDM- së, Ivanovi, sipas agjendës së publikuar më herët, do të takojë edhe delegacion­in e VMRO- DPMNE- së. Edhe pse VMRO- DMPNE kishte pranuar platformën shqiptare të vendosur në tryezën e bisedimeve nga BDI- ja, duke i ofruar edhe 8 ministri si dhe kreun e Kuvendit, kjo e fundit nuk i është përgjigjur pozitivish­t ftesës së Gruevskit. Vendimi i partisë së Ali Ahmetit ka ardhur pas disa orë de- Lideri i LSDM- së, Zoran Zaev bashkë me zëvendëskr­yetaren Radmilla Sheqerinsk­a dhe sekretarin e përgjithsh­ëm, Oliver Spasovski, kanë hyrë në takim me presidenti­n Gjorge Ivanov në orët e pasdites. Lideri i LSDM- së, Zoran Zaev, pas takimit me presidenti­n Ivanov deklaroi se ky i fundit nuk ia dha mandatin ashtu siç priste. batesh, në një mbledhje të mbushur me argumente e kundërargu­mente, për të vendosur nëse qeveria e re do të krijohej me VMRODMPNE, apo LSDM. Ndërsa ka kaluar mesnata e ditës së diel, afati i fundit për Nikola Gruevskin për të bindur BDI- në për të formuar qeverinë, BDI- ja ka dalë me konkluzion­in se debati brenda partisë do të vijojë në ditët në vazhdim.

 ??  ?? Presidenti Gjorge Ivanov
Presidenti Gjorge Ivanov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania