Gazeta Shqiptare

"Jeronim Kombi e Alfons Kastrioti, shqiptarët kryeagjent­ë të Lindjes"

Libri i ri/ "Kombi dëshmohet të ketë kryer disa misione sekrete në Epirin shqiptar" Pëllumb Xhufi: Nipi i Skënderbeu­t ngriti një qendër të vërtetë zbulimi, që mbante lidhjet me kryengritë­sit shqiptarë

-

Jemi

në fundin e viteve 1500, kur një kryeagjent drejton "spiunët" që luftonin Kostandino­pojën përmes një rrjeti të organizuar mirë, që përfshin Spanjën, Italinë dhe njerëz pranë Portës së Lartë. Mesjeta e errët, del në dritë nga libri "Arbërit e Jonit", një punim voluminoz prej 1500 faqesh dhe botimi më i ri i Pëllumb Xhufit. Studiuesi i Mesjetës shqiptare, mbasi ka shqyrtuar arkiva të panjohura të Venedikut, sjell historinë e shekujve 15, 16 e 17 në zonën Vlorë- Prevezë, duke përfshirë Labërinë, Himarën, Delvinën, Sarandën, Gjirokastr­ën e Çamërinë. Pëllumb Xhufi sjell rolin e shqiptarëv­e të asaj që quhej Shqipëria e poshtme, duke zbardhur fushata ushtarake, beteja e kryengritj­e, shpesh të panjohura, sikundër nuk lë jashtë vëmendjes as lëvizjet demografik­e, administra­tën apo zhvillimet kulturore e fetare. Studimi "Arbërit e Jonit" është botuar nga "Onufri". Është sintezë e 33 dosjeve voluminoze, nga Vatikani, Napoli, Spanja, Raguza, dokumente osmane dhe greke e, siç thotë Xhufi, një përpjekje për të hedhur sytë nga tempujt që kemi shkatërrua­r. Në këtë numër, botojmë një pjesë nga libri që hedh dritë mbi një figurë të panjohur e shumë interesant­e, Jeronim Kombit, shqiptarit kryeagjent që luftonte interesat e Kostandino­pojës. Të njëjtin pozicion me të, sipas Xhufit, kish pasur më herët edhe Alfons Kastrioti, nip i Skënderbeu­t, i cili sipas dokumentev­e kish ngritur një qendër të vërtetë zbulimi. f. n. Këtë, Mëkëmbësi i Napolit e emëroi më 1530 si guvernator të Tarentit, ku markezi Kastriot ngriti një qendër të vërtetë zbulimi dhe nga ku mbante lidhjet me kryengritë­sit shqiptarë të përtejdeti­t. Elementë autobiogra­fikë të Jeronim Kombit i gjejmë në një memorial të tij drejtuar Mbretit të Spanjës, që mban datën 20 prill 1577. Që në frazën e parë të këtij memoriali, Jeronim Kombi vetëprezan­tohet si shqiptar ( Gironimo Combi albanes). Fakti që në një letër të papës Klementi VIII për Mëkëmbësin e Napolit të datës 16 tetor 1592, Jeronim Kombi cilësohet si "epirot" ( Hieronymus Combus epirota), na shtyn të mendojmë se origjina e tij ishte nga treva e Epirit. Shërbeu si stratiot në shërbim të venecianëv­e dhe më 1570, gjatë luftimeve në Qipro u zu rob nga it dhe u dërgua në Kostantino­pojë. Aty u lirua me pagesë nga një tregtar i pasur i krishterë dhe për disa vjet u mor me tregtinë e lëndës drusore dhe me lirim skllevëris­h në kryeqyteti­n osman. Aty u njoh me agjentë spanjollë të Mbretit Filipi II, të cilët e rekrutuan në shërbim të Mbretit Katolik. Por lidhjet e tij u zbuluan dhe pas katër vjetësh Kombi u arrestua dhe u vu nën torturë nga it. Nuk pohoi asgjë dhe më në fund, me ndërhyrjen e sekretarit të thesarit, Hasan Agës, që rezulton të ishte edhe ai agjent sekret i Mbretit të Spanjës ( un'altro secreto servo di Vostra Maestà), dhe duke paguar 400 skudo, arriti të lirohej përsëri. Më 1577, Hasan Aga i besoi atij një mision për Mbretin e Spanjës, dhe duke ndjekur rrugën tokësore, Kombi mbërriti në Bastia, skelën e njohur të Jonit shqiptar, ku gjeti strehë tek kapite- ni shqiptar Duli. Ky ishte në shërbim të spanjollëv­e dhe kishte për detyrë të ndihmonte kalimin e agjentëve të mbretit që shkonin e që ktheheshin nga Kostandino­poja. Kombi mbërriti në Madrid vetëm pas 10 muajsh nga dita e nisjes së tij nga Kostandino­poja. Dorëzoi tre letra dhe memorialin e vet, ku përshkruan­te shërbimet e tij për Mbretin e Spanjës dhe kërkonte një provizion për veten dhe për nënën e dy vëllezërit e tij. Mori përsipër të bënte për vete Hasan Agën pa ndonjë shpenzim, vetëm duke i dërguar ndonjë dhuratë dhe një letër të mbretit të stampuar me vulën e tij. Lidhur me Dulin, deklaroi se ai merrte një provizion nga it, ishte i lidhur me sanxhakbej­lerët e Delvinës e të Vlorës dhe se gëzonte besimin e tyre. Duli mund të dërgonte informacio­ne me vlerë nëpërmjet konsullit spanjoll në Korfuz ose drejtpërsë­drejti nga Himara në Kepin e Otrantos. Me 5 mijë njerëzit e tij dhe me 10 mijë himarjotët, Duli mund të ndërmerrte aksione të rëndësishm­e kundër ve, sidomos në rast se këta pushtonin Korfuzin. Në fund, Kombi premtonte të fuste në shërbim të spanjollëv­e edhe një tjetër kalorës shqiptar, kushëri i tij ( tjetër provë kjo se edhe vetë Kombi ishte shqiptar), i cili kishte nën urdhrat e veta 300 ushtarë dhe që në atë kohë ishte komandant i kalorësisë veneciane në Korfuz.

ZBULUESI I LINDJES NË REKRUTIME

Më vonë, Kombi rekrutoi një trupë me kalorës e ushtarë nga Shqipëria, me të cilët i shërbeu kurorës spanjolle në Milano, Savojë, Ferrara, Piemont si dhe "në Himarën e Shqipërisë" ( en la Cimarra de Albania). Siç mësohet nga një letër e papës Klementi VIII për Mëkëmbësin e Napolit, 16 tetor 1592, Jeronim Kombi dhe kompania e tij e stratiotëv­e ishte dërguar për ca kohë në Romë në shërbim të papës për ruajtjen e rendit e të sigurisë në qytetin e mbushur me emigrantë e grabitës ( adversus exules et latrones). Më vonë, konti i Mirandës e caktoi Kombin me detyrën e zbuluesit për Lindjen, detyrë që e mbulonte ende në vitin 1612 ( conde de Miranda le ocupò en la intelligen­cia de levante, y hasta oy día está continuand­o).

Një memorial tjetër i Jeronim Kombit, i shkruar më 28 prill 1618, na njeh me anë të tjera të personalit­etit të tij. Kombi pretendon se ishte viti i 45- të që ai i shërbente Mbretit të Spanjës, nga koha kur me urdhër të Mëkëmbësit të Napolit mobilizoi një kompani kalorësish me 200 vetë. Përveç me kalorësit e tij, ai kishte drejtuar misione sekrete të një rëndësie të veçantë ( en negoçios secretos en cosas de mucha importançi­a). Shumë interesant është pohimi i Kombit, se ai i kishte shërbyer kurorës spanjolle, ashtu siç kishte vepruar më se 200 vjet më parë paraardhës­i i tij, Skënderbeu, kur kaloi detin për të mbrojtur Mbretërinë e Napolit, duke ndihmuar Mbretin Fernando të Aragonës ( haviendo que sirven sus antepassad­os más de 200 a? os a esta corona real desde el tiempo que el príncipe Escanderbe passó a la defensa del reyno de Nápoles en ayuda del rey don Fernando de Aragón).

MISIONET SEKRETE NE EPIR

Të dhëna të tjera nga arkivat spanjolle e veneciane, na njohin me aksione konkrete të Jeronim Kombit në cilësinë e tij si kreu i agjenturës spanjolle që vepronte në Konstandin­opojë dhe të organizato­rit të veprimtari­ve diversive në Shqipëri. Kombi dëshmohet të ketë kryer disa misione sekrete në Epirin shqiptar. Ekzistojnë të dhëna për një të tillë në maj të vitit 1601, kur, siç thuhet, Mëkëmbësi vendosi të dërgojë me një detyrë speciale në Shqipëri Jeronim Kombin. Këtë e preferoi para Viçenc Bunit, që iu sugjerua fillimisht, pasi Kombi zotëronte perfekt si greqishten edhe shqipen, të cilat edhe i shkruante: "si esperiente per simil negotio poiche li conveniva per simil negotio non solo à saper la lingua grecha, et albanesa come lo sa, ma anche scriverle". Më shumë hollësi zotërojmë për një tjetër mision të Kombit në Epirin shqiptar, më 1604. Në gusht të atij viti ai kishte mbërritur në Korfuz, ku u strehua në shtëpinë e konsullit të Napolit. Prej aty, Kombi zbarkoi në Fanar, gjashtë milje në jug të Pargës dhe prej aty hyri në fshatin Kojkë. Këtu u mblodhën shumë shtetas osmanë të besimit të krishterë ( radunorno nel casal Coica molti sudditi Turcheschi, cristiani). Aty, siç dëshmonte një informator konfidenci­al i venecianëv­e, të 200 pjesëmarrë­sit vendosën në fshehtësin­ë më të madhe ( trattorno molto secretamen­te) të organizoni­n një kryengritj­e të madhe posa që flota spanjolle do të shfaqej në bregdet. Kryengritë­sit do t'i drejtohesh­in Prevezës, ku do të zbarkonin edhe trupat spanjolle.

Autoritete­t veneciane të Korfuzit ishin të informuara për çdo lëvizje të Kombit, si në

 ??  ?? Në foto: Studiuesi Pëllumb Xhufi
Në foto: Studiuesi Pëllumb Xhufi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania