Gazeta Shqiptare

Manjani iku, por akuzat qëndrojnë

- Nga Ina K. Zhupa

të imponimit duke u vendosur mbi ligjshmëri­në dhe kryeminist­ri- diell.

Prokurorët që përgjohen nga policia dhe gjyqësori që i bëhet presion nga Rama u lanë përsëri si akuza që qëndrojnë, por me të cilët nuk merret njeri. Manjani shprehet: “Se para se të shohim vilat e gjyqtarëve, duhet të shohim vilat tona. Kush do na i shohë vilat tona, gjyqësori i kapur? Prokurori që nuk guxon sepse shahet me libër shtëpie? E dini që prokurorët gjurmohen nga trupa operaciona­le speciale të policisë pa urdhër?” A konceptohe­t në ndonjë vend tjetër që këto deklarata nga një ministër të kalojnë sikur asgjë? Kur minis- tri shprehet që këshilla dhe porosia e kryeminist­rit për të qenë ministër i suksesshëm është ‘ bëj ndonjë tender, ndonjë koncesion dhe rri rehat’. Kjo shpjegon qartë edhe afeksionin e madh që ka Rama për Beqajn, Ahmetaj, Gjiknurin, Tahirin, që e ndjekin me përpikëri këtë këshillë, duke shkatërrua­r çdo ditë ekonominë e shqiptarëv­e.

Ndërkohë, çudia është që lajmi që u përhap më shumë në media dhe portale ishte kush ishin dashnoret dhe ministrat që shkonin me dashnore. Më shumë se imoralitet­i i tyre, duhet të na shqetësojë fakti që ata kanë shumë besim dhe konfidencë me Balilin se gjërat që duhet t’i fshehin i bëjnë në bashkëpuni­min e tij. Kanë kod mbrojtjeje me njëri- tjetrin, dhe kjo tregon edhe njëherë që Balili është njeri i besuar dhe i paprekshëm.

Manjani vërtet iku se e hoqën, por akuzat e tij tregojnë qartësisht se në çfarë niveli kriminal është katandisur qeverisja e vendit, ku bashkëfajt­orët i hedhin topin njëri- tjetri në përpjekje për t’u bërë pak më të pastër për vete. A mund kjo qeveri të gëzojë besimin e qytetarëve që do t’iu japë mundësi që ta heqin me votë në 18 qershor? Rama, që nuk i dridhet qerpiku nga asnjë krim, asnjë akuzë, asnjë aferë, asnjë korrupsion, asnjë gjykatës dhe prokuror, që nuk pyet për ligjshmëri, do lejojë zgjedhje të lira dhe të ndershme?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania