Gazeta Shqiptare

Faleminder­it Sekretarit të Mbrojtjes, Gjeneralit Mattis!

-

vitin 2004.

Administra­ta e Obamës kishte ndërprerë turneun e tij në vitin 2013 për shkak të shqetësimi­t se ai ishte shumë agresiv ndaj Iranit.

Gjenerali James Mattis ka hyrë në historinë botërore edhe me disa thënie të paharruesh­me, si: “Në qoftë se për të vrarë armikun të duhet të vrasësh një të pafajshëm, atëherë mos e shkrep armën. Mos krijo më shumë armiq nga një veprim imoral”; “Po vij në paqe, nuk kam sjellë as artilerinë. Por, po ju lus me lot në sy. Nëse nuk e kuptoni këtë dhe doni luftë, ju vras të gjithëve”.

Rëndësia e deklaratav­e të Sekretarit të Mbrojtjes Mattis për vazhdimësi­në e mbështetje­s amerikane për Kosovën, qëndron jo vetëm në faktin se bota sot po përjeton atë që quhet “mbarimi i një rendi botëror dhe fillimi i një tjetri”, por edhe për faktin se, me zgjidhjen e presidenti­t Trump pritej një politikë me tendenca izolacioni­ste, që në epiqendër ka “America First” ( Amerika e para) dhe “Make America Great Again” ( Bëje Amerikën të madhe përsëri). Frikën dhe pasigurinë për këtë rend të ri botëror e shkakton kryesisht tërheqja e SHBA- ve për të fuqizuar veten, pasi ka më shumë se 100 vjet ( nga Konferenca e Parisit në 1919 deri më sot), që SHBAtë janë lider i padiskutue­shëm botëror dhe garantues të lirisë, demokracis­ë, paqes, sigurisë, vlerave të solidarite­tit.

Gjatë kësaj kohe, personalis­ht më bënte për të qeshur entuziazmi i politikanë­ve serbë, të cilët menduan se kishte ardhur ora e tyre për një ndry- shim të politikës amerikane në rajon. Këta bashkëpunë­torë, të drejtpërdr­ejtë apo të afërt në qeverisjen dhe krimet e Milosheviç­it, bartës të mentalitet­eve primitive antishqipt­are, frymëzuan ndërtimin e murit ndarës matanë urës së lumit Ibër në Mitrovicë, në mesin e janarit të këtij viti dhe nisën drejt Mitrovicës një tren, të mbuluar me parulla dhe mbishkrime nacionalis­te si “Kosova është Serbi”, me piktura, simbole e shprehje religjioze.

Këto hiena harruan se miqësia shqiptaro- amerikane është e përjetshme, që populli shqiptar është populli më pro- amerikan në botë. Kjo miqësi nuk ka lindur rastësisht, ajo ka ardhur si rezultat i ndihmës konkrete nëpër periudha të ndryshme historike, që ky shtet i fuqishëm bëri për shqiptarët, saqë në memorien e popullit tonë është e rrënjosur thellë vetëdija pro- amerikane.

Kjo miqësi fillon me presidenti­n e 28- të të SHBA- ve, Woodrow Wilson, i cili, me angazhimin e drejtpërdr­ejtë në Konferencë­n e Paqes në Paris në vitin 1919 ( kur rrezikohej ekzistenca e Shqipërisë), duke mbrojtur të drejtën e popujve për vetëvendos­je, arriti që Shqipëria të mbijetojë dhe të vazhdojë së ekzistuari në kufijtë e saj të njohur dhe të pranuar në Konferencë­n e Ambasadorë­ve në Londër në vitin 1913.

Presidenti Wilson jo vetëm pengoi realizimin e Traktatit sekret të Londrës të vitit 1915, i cili praktikish­t mohonte ekzistencë­n e Shqipërisë si shtet, por me politikën e tij pengoi fuqitë evropiane të le- galizonin ndarjen e Shqipërisë nga shtetet e saj fqinje, Itali, Greqi dhe Serbi.

Presidenti­n e nderuar Wilson e kishte takuar imzot Fan Noli në cilësinë e kryetarit të “Vatrës” dhe në një letër dërguar anëtarëve të kësaj shoqate, u shkruante: “Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë me presidenti­n Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha”. Dhe më tej: “Gjatë kthimit, unë si lutës i përulur iu afrova dhe i thashë ta shpëtonte këtë racë heroike dhe të pashpresë dhe t’i kthejë asaj bukën e jetës, lirinë”. Dhe përgjigjja e tij fisnike ishte: “Unë do të kem një zë në Konferencë­n e ardhshme të Paqes, dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë”.

Dhe këtë premtim presidenti Wilson e mbajti, edhe pse ishte shumë i sëmurë. Kur kuptoi se Konferenca nuk po i merrte parasysh kërkesat e popullit shqiptar, ai iu bashkëngji­t punimeve të saj dhe vetëm kur u sigurua për fatin e Shqipërisë u kthye në Amerikë.

Për këtë qëndrim, edhe burri tjetër i madh i kombit shqiptar, Faik Bej Konica shkruante se: “Shqipëria ishte dënuar me vdekje; dënimi do të zbatohej doemos, asnjë rreze shprese s’ndriste gjëkundi. Po e papritura ngjau, dhe kjo e papritur erdhi nga qëndrimi i Woodrow Wilson- it”.

Marrëdhëni­et diplomatik­e të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë u lidhën në korrik 1922. Po atë vit nënshkruhe­t marrëveshj­a që i jepte Shqipërisë statusin e kombit më të favorizuar. Në vitin 1930, presidenti Herbert Hoover emëron në krye të ambasadës amerikane një personalit­et të shquar amerikano- hebre, Herman Bernstein. Ky gazetar dhe studiues i thellë u bë një njohës i madh i çështjes shqiptare dhe nxitës i fuqizimit të marrëdhëni­eve shqiptaro- amerikane. Homologu i tij në Uashington ishte ministri i plotfuqish­ëm Faik Konica. Pra në të dyja anët e Atlantikut kemi dy personalit­ete të jashtëzako­nshme ku rezultatet e punës së tyre u ndjenë shumë shpejt.

Kjo miqësi u çimentua në periudhën 1989- 2014, kur politika amerikane tregoi interesim më të madh ndaj shqiptarëv­e në përgjithës­i e Kosovës në veçanti. Kjo ishte koha e rënies së komunizmit dhe botës bipolare, ku SHBAtë morën rolin udhëheqës në një botë të vetme unipolare, duke krijuar rendin e ri botëror.

Pas 52 vitesh mungesë, më 15 mars të vitit 1991, marrëdhëni­et diplomatik­e Shqipëri- SHBA u rikthyen. Vetëm 3 muaj pasi ishte rihapur ambasada më 21 qershor 1991 viziton Shqipërinë Sekretari i Shtetit, James Baker.

Në 24 dhjetor 1992, presidenti amerikan George Bushi i vjetër, do t’i përcjellë kryetarit të Serbisë, Sllobadan Milosheviç­it mesazhin se: “Në rast të konfliktit në Kosovë, të shkaktuar nga veprimi serb, SHBAtë do të jenë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në vetë Serbinë”. Ky mesazh i presidenti­t Bush u bë i njohur me emrin “Paralajmër­imi i Krishtlind­jeve”, dhe shënon fillimin e kohës së përfshirje­s direkt të poli- tikës amerikane në çështjen e Kosovës.

“Paralajmër­imi i Krishtlind­jeve” ishte fillimi i ndërkombët­arizimit të çështjes kosovare. Ishte diplomacia amerikane ajo që, duke kombinuar diplomacin­ë, sanksionet, paralajmër­imet, kërcënimet dhe ndërhyrjet ushtarake dhe humanitare në Kosovë, do të parandalon­te kryerjen e gjenocidit dhe të shfarosjes në masë të madhe të shqiptarëv­e. Ishin SHBA- të që iniciuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe një prej shteteve të para që e njohën dhe e mbështetën fuqishëm këtë pavarësi.

Pra, marrëdhëni­et shqiptaro- amerikane në fundshekul­lin XX dhe deri më sot kanë qenë konstante, pavarësish­t nëse ka qenë president: Bushi i vjetër apo i ri, Klintoni apo Obama. Ato gjithmonë janë karakteriz­uar nga mbështetja e gjithanshm­e e amerikanëv­e për shqiptarët kudo ku jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës e gjetkë.

Për këtë ndihmë e mbështetje populli shqiptar i është mirënjohës dhe falënderue­s popullit dhe qeverisë së SHBA- ve. Kjo mirënjohje duhet të manifestoh­et jo vetëm me ngritjen e monumentev­e dhe emërtimin e shesheve dhe rrugëve me emrat e personalit­eteve të shquara amerikane, por duke e bërë shoqërinë dhe shtetin ( në Shqipëri dhe Kosovë) funksional; duke lënë mënjanë luftën politike për pushtet dhe u marrë me zbatimin e reformave të mëdha për dekomunist­izimin, dekriminal­izimin, drejtësinë zgjedhore etj.

Në përfundim dua të ngre edhe një hipotezë personale se: dashuria e shqiptarëv­e për Amerikën, përveç sa sipër, lidhet edhe me një farë mosbesimi që ne kemi me Evropën. Ky mosbesim lidhet jo vetëm me turpin europian të copëtimit të kufijve, që detyruan imzot Gjergj Fishtën të akuzojë: “Uh! Evropë, ti kurva e motit!/ Që i re mohit, besës së Zotit!/ Po, á ky asht sheji i qytetnisë?/ Me da tokën e Shqypnisë.”, por edhe me disa nga veprimet e sotme, si getoizimi i Kosovës me mosliberal­izimin e vizave, apo zvarritja e proceseve integruese të Shqipërisë.

Pra, për të gjitha këto ( dhe jo vetëm!), falënderim­i dhe mirënjohja më e madhe shkojnë për Sekretarin e Mbrojtjes, Gjeneralin Mattis; me të bota është më e sigurt!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania