Gazeta Shqiptare

I vëllai: Dritëroi kishte shumë për të thënë

Lule, lot e duartrokit­je, si u përcoll në banesën e fundit kolosi Lamtumira e fjalët që përlotën sallën

- Fatmira Nikolli

Lule, lot, duartrokit­je e nderim nga qindra qytetarë dhe nga salla e mbushur plot e Pallatit të Kongreseve. Kjo qe “dita e fundit mbi tokë” e shkrimtari­t, poetit, politikani­t e gazetarit Dritëro Agolli, që u nda nga jeta të premten, më 3 shkurt, në moshën 85- vjeçare. Homazhet për Dritëroin zgjatën rreth dy orë e 30 minuta e ndërsa tinguj muzikorë shoqëronin qytetarët që përuleshin para fotografiv­e të tij.

“Unë jam vëllai. Ishte vëllai im”, tha dje Tajar Agolli, në ceremoninë e mbajtur për nder të shkrimtari­t. Fjalët përlotën sallën që duartrokit­i në shenjë respekti, ndërsa vetë i vëllai heshti për pak çaste mbasi preku me të dyja duart arkëmortin. Duke falënderua­r të pranishmit, vëllai i mbetur i familjes, u tha të pranishmëv­e se “ai qe vëllai im dhe i gjithë Shqipërisë. Të gjitha ato që u thanë, u thanë në mënyrë të shkëlqyer. Falënderim­e për parafolësi­t dhe për pjesëmarrë­sit! Edhe sikur të kish ndonjë sallë sa Tirana, do të vinin të gjithë. Për të kam besim të plotë, se ai ishte vëllai i madh i të gjithëve”, tha Tajar Agolli, i vetmi i mbetur i Dritëroit, ndërsa e motra i është ndarë nga jeta muaj më parë, në vitin që shkoi.

“Ju, - tha z. Tajar Agolli mes ngashërime­ve, - i dini të gjithë cilësitë e tij të mira, e njihni edhe shpirtin e tij. Ai kishte akoma shumë për të thënë. Ka pasur kuptim të madh ajo fjala ‘ Prit dhe pak’. Kishte ende për të thënë, të mbronte demokracin­ë e të mirat e vendit, të godiste të metat, që të hiqnin dorë me edukim nga shumë gjëra. Unë s’kam ç’them më shumë, i paharruar qoftë kujtimi i tij”. Bashkëshor­tja Sadija, e bija Elona, i biri Artani dhe nipërit e mbesat e tij e përcollën të përlotur dhe i dhanë lamtumirën në Tufinë, ku do të prehet shkrimtari i madh.

MIQTË

Nasi Lera tha se brezi i tij mezi priste të lexonte diçka prej tij dhe se frymëzohej nga Agolli. “Sot fillon pelegrinaz­hi ynë dhe them se ai nuk ka vdekur, por bën shaka me ne”, - shtoi ai. Vlerësime të mëdha dha për të në emër të Akademisë së Shkencave, edhe kreu i saj, Muzafer Korkuti, i cili i përcolli familjes së shkrimtari­t ngushëllim­et e intelektua­lëve duke e cilësuar poetin “Naimin tonë”. Për Floresha Dadon, Agolli qe shkrimtar i lirë.

Ali Aliu u shpreh para të pranishmëv­e se e ka njohur më 1970, duke kujtuar edhe kohën e fushatës kundër tij. “Nuk ankoheshe, as merrje nëpër gojë as emra, as vatra ligësie. I fale shpirtin tonë portretin poetik shqiptar më të përsosur”, tha ai duke iu drejtuar Dritëroit.

Preç Zogaj e falënderoi shkrimtari­n që i nxori të drejtën e studimit atij dhe të tjerëve, dhe theksoi se “ne njerëzit duhet t’i mbajmë mend për të

“KUR TË JESH MËRZITUR SHUMË”

Kënga e kënduar nga Ardit Gjebrea, me tekst poezinë e tij, ishte kënga e përzgjedhu­r për të përcjellë trupin e pajetë, nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit. Karafila të bardhë u hodhën mbi arkëmortin e tij nga dhjetëra të pranishëm. mirat që kanë bërë, jo për ato që nuk arritën të bëjnë”. Sipas tij, ky është kriteri. Kujtimet më të mira ndau edhe Ylljet Aliçka, duke thënë se historia e letërsisë mbështetet te njeriu i thjeshtë. Ai e cilësoi si një nga dy princat e letërsisë shqipe, duke vënë në dukje se një nga shinat qe e ardhmja e Shqipërisë, qoftë edhe pamundësia për të përmirësua­r botën. Njësoj, edhe Moikom Zeqo, vërejti se Dritëroi nuk mund të largohet, pasi shkrimtari nuk ikën kurrë; për të nuk ekziston vdekja, pasi lë veprën, dhe kjo është jeta e dytë.

 ??  ?? Tajar Agolli, duke mbajtur fjalën e rastit
Tajar Agolli, duke mbajtur fjalën e rastit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania