Gazeta Shqiptare

Mirela Kumbaro: Nuk kemi ditur ta lexojmë ‘ Zylon’

Ministrja: U tundën rrjetet sociale si t’i kish përmbytur Devolli

-

Me

ty, Dritëro, s’mund të flitet veçse për jetën, atë që ti e gëzoje dhe kur pije gllënjkën e trishtuar të ujit apo gotën e gëzuar të rakisë. I dhe jetës shpirtin e i more poezinë”. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e përshëndet­i me këto fjalë për herë të fundit, në ceremoninë e lamtumirës, shkrimtari­n Dritëro Agolli. Në Pallatin e Kongreseve, ku u mbajtën homazhe, Kumbaro tha se “ti që i ke ndjerë të tëra, edhe kënaqësinë, edhe dhimbjen, edhe gazin, edhe hidhërimin, edhe shpresën, ti nuk vdes. Prandaj nuk ka vlerë të flasësh për ikjen tënde”.

Ministrja kujtoi se “poezitë e tua do t’i njohin pa të njohur ty e do të lexojnë ‘ Xixëllonjë­n’ në poemën ‘ Pleshti’, do lexojnë ‘ Zylon’ që ne asokohe mbase s’kemi ditur ta lexojmë dhe sot befasohemi aq shumë para atij teksti, do shkojnë lumenjtë e fjalëve “As për dhimbjen që shkakton ikja jote nuk flas, - se ti je tallur me të dhe mua më vjen turp ta tregoj, as nuk do të rrëfej sa i madh je në letrat shqipe, - se e kanë thënë gjithë jetën, - kushdo e di, dhe nuk dua të përsëris të gjithë ata që kanë folur para meje, ata që do të flasin pas meje dhe ata që ende s’kanë lindur. Madje flije mendjen, se as nuk do të përmend këtu se sa tallaze ke sjellë.”

e do të mbeten majat e vargjeve të tua”.

Përmes vargjeve të tij, ajo tha se poeti mbajti gjallë shpirtin e tij e të saj, dhe kujtoi se ai diti të ndjejë kënaqësi e dhimbje, gaz, hidhërim e shpresë.

Në fund, Kumbaro nuk la jashtë vëmendjes as “tërmetin” në rrjetet sociale

me statuse, poezi e foto të Agollit, kur tha se “në këto 24 orët e fundit sa u tundën rrjetet sociale sikur t’i kish përmbytur lumi Devoll. Jetën që ti e mbushe në një mënyrë tjetërsoj, sepse zgjodhe, me vetëdije thua? Zor se e dallon dot! Sepse ti zgjodhe poezinë për mënyrë jetese”.

 ??  ?? Dje nga homazhet
Dje nga homazhet
 ??  ?? Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania