Gazeta Shqiptare

Pirro Milkani: Si pajtova Kadarenë me Agollin

Në takim edhe Sadija, Agolli: Nobeli të takon ty Zbardhet biseda mes dy shkrimtarë­ve

-

"Shumë vjet pas ftohjes sonë, më kujtohet, ishte tetori i vitit 1983, ne u gjendëm bashkë me një grup shkrimtarë­sh shqiptarë në Paris. Një nga ditët, e ftova për të pirë një kafe në një kafene të Chans Elizesë. Isha kureshtar të dija nëse kishte ruajtur diçka nga koha e parë. Në të vërtetë kisha edhe nostalgji. Ishim vetëm të dy dhe unë, ashtu si dikur, hapa një bisedë delikate", - thoshte Kadare.

NOBELI

"Në Lidhjen e Shkrimtarë­ve, Limoz Dizdari tha që ' Ismailin e kemi vënë disa herë', e unë i thashë ' do ta vëmë përsëri si kandidat për Nobel'. Deshën të më vinin mua, po unë ju thashë që ' nuk jam për çmim Nobel, nuk jam për atë histori derisa është Ismaili në atë mes'. Ja kështu ishte. U botua edhe në ' Gazetën Shqiptare' që është i vetmi Ismaili. Unë jam realist në këtë punë", - thoshte Agolli.

Ismail, filmi nuk mund të jetë i plotë pa Dritëroin. Unë dua t'ju kem të dyve bashkë në film". Kështu e nisi dje regjisori Pirro Milkani rrëfimin e tij për takimin mes dy shkrimtarë­ve: Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare më 2011. Ishte në fakt, një takim pajtimi, siç e tregoi më pas edhe vetë Milkani. Ai tregoi se më herët e kishte zili Viktor Gjikën, i cili pati mundësi të bashkëpuno­nte me shkrimtarë­t. "Por, fati e deshi që në vitet e tranzicion­it e të demokracis­ë ta bëja edhe unë. Ndodhi që këta dy kolosë të mëdhenj, Dritëroi dhe Ismaili, për një arsye absurde, nuk flisnin me njëri- tjetrin, nuk komunikoni­n. Më erdhi fati në dorë dhe pata mundësi të organizoja një dokumentar për Dritëroin dhe për Ismailin. Zbatova parimin ' të nxitoja me ngadalë' dhe e ndoqa Ismailin për 6 muaj në evenimente të ndryshme, por diçka nuk shkonte. Filmit të Kadaresë i mungonte Dritëroi. U detyrova dhe i them se ' duhet edhe Dritëroi'", tregoi dje Milkani, i cili më pas kujtoi se Kadare dhe ai u menduan, e mandej sipas tij shkrimtari që jeton në Paris e kuptoi se kishte të drejtë. "Shkova te Dritëroi e te Sadija, fola edhe me ta dhe arrita që pas kaq vitesh këta dy kolosë, të takoheshin së bashku, me një dashuri e me pasion të jashtëzako­nshëm. Është dëshmitare Sadija për këtë dhe është dëshmitar edhe filmi", tha Milkani, ndërsa kujtoi në ceremoninë e mbajtur pas homazheve për ndarjen nga jeta të Dritëroit në moshën 85- vjeçare se kanë qenë emra si këta dy shkrimtarë qe kanë ndihmuar të bëhen filma të mirë.

"Dritëro, janë bërë shumë filma me njerëz si ti: ' I teti në Bronz', ' Njeriu me top', ' Yjet e netëve të gjata'... Ishte pikërisht bashkëpuni­mi yt dhe i kolegëve të tu që na dha mundësi të realizojmë filma që edhe sot nuk na i skuqin faqet. E kam thënë shpesh se kinemaja shqiptare nuk është kinema provincial­e, sepse në të kanë kontribuua­r aktorë të mrekullues­hëm dhe pena të shkëlqyera, duke filluar nga Dritëroi te Ismail Kadare, e shumë të tjerë. Qoftë i bekuar ai kumbar që aty në Menkulas me 13 tetor 1931 pati idenë t'i vërë emrin djalit Dritëro. Jemi krenarë që bashkëpunu­am me këtë njeri të madh", e mbylli fjalën e tij, regjisori i njohur Pirro Milkani.

BISEDA AGOLLIKADA­RE NË FILM

Po zbardhim këtu më poshtë, një pjesë nga biseda që dy shkrimtarë­t, Dritëro Agolli që u nda nga jeta në moshën 85- vjeçare të premten dhe Ismail Kadare, bënë disa vite më parë në takimin e tyre të fundit. Në këtë takim, e pranishme ka qenë edhe Sadije Agolli, bashkëshor­tja e Dritëroit dhe Bujar Hudhri, botuesi i Kadaresë, e sigurisht, aty ishte edhe regjisori Pirro Milkani.

Sadija, Kadaresë: Unë prej teje e kam njohur këtë burrë. Kam jetuar një jetë të mirë me të. Të falënderoj, se e kam njohur në shtëpinë tënde.

Kadare, Agollit: Akoma nuk ke vajtur 80 vjeç!

Agolli: Babai më ka regjistrua­r më shumë sesa isha në atë kohë. Kur shkoi të bëjë operacion në Itali tiroidet. Ti bën mirë që nuk pi. Kam abuzuar me rakinë, i bëj shkronjat si vizatime.

Sadija, Kadaresë: I kam thënë, s'ke pse largohesh nga ai. Thonë që është e pamundur që një shkrimtar të mos ketë zili një tjetër. Ti e meriton që të kesh çmimin Nobel.

Agolli: Në Lidhjen e Shkrimtarë­ve, Limoz Dizdari tha që ' Ismailin e kemi vënë disa herë', e unë i thashë ' do ta vëmë përsëri si kandidat për Nobel'. Deshën të më vinin mua, po unë iu thashë që ' nuk jam për çmim Nobel, nuk jam për atë histori derisa është Ismaili në atë mes'. Ja kështu ishte. U botua edhe në "Gazetën Shqiptare" që është i vetmi Ismaili. Unë jam realist në këtë punë. Në kohët e lashta, siç kemi bërë të gjithë kritika, unë kam bërë kritika edhe për shokë të mi, por jo për të gjithë. Kritika, po jo të përzemërta.

Sadija e Dritëroi: Të duam e të çmojmë mbi veten, Ismail.

PSE NUK FLISNIN SHKRIMTARË­T

Agolli nuk e ka komentuar ndonjëherë gjatë, përveçse sa ka thënë më lart. Megjithatë, filmi i Milkanit i shfaqi papritur në një tavolinë: Dritëro Agollin dhe Ismail Kadarenë, duke i shtrënguar duart njëri- tjetrit, miqtë e ndarë qysh në vitin 1983. Për një kohë të gjatë, ata qenë miq të afërt, për një kohë po aq të gjatë ata qenë edhe fqin- jë që jetuan në të njëjtin pallat, atë me kuba pranë Operës.

Kadare, në një intervistë të vitit 2005 pati thënë: "Ne kemi qenë miq, kjo është e vërtetë. Madje, miq shumë të afërt, qysh në gjimnaz. Pas kthimit nga studimet e larta në Rusi, miqësia u bë edhe më e fortë për shkak të bindjeve të njëjta politike. Ishte fillimi i viteve ' 60. Ne ishim kundër regjimit dhe hapur flisnim kundër tij. E donim vendin, por ishim të zhgënjyer nga komunizmi, e sidomos nga versioni i tij shqiptar. Kjo vazhdoi gjer në vitin 1966, kohë në të cilën ai botoi librin e tij më të mirë, një ndër më të mirët e kohës, ' Zhurma e erërave të dikurshme'".

Si shkas për ndarjen mes tyre, Kadare jepte emërimin e Agollit në krye të Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve. "Në fillim si sekretar i Lidhjes së Shkrimtarë­ve, pastaj si kryetar. Ky ishte dhe mbarimi i të folurës kundër, rrjedhimis­ht mbarimi i miqësisë sonë. Thelbi i saj, ajo që në ato kohëra ishte shpirti i një miqësie të vërtetë: refuzimi i brendshëm i regjimit, vdiq. Mbeti vetëm lëvozhga e jashtme. Ne nuk flisnim më kundër. Unë gjithashtu s'doja të abuzoja duke ia kujtuar bisedat e vjetra. Ato mbetën sekreti ynë i përbashkët, një pakt heshtjeje i vazhdueshë­m".

BISEDA MË 1983

Një tjetër arsye e largësisë mes tyre, sipas Kadaresë qe bërë

romani "Koncert në fund të dimrit", roman që mbeti pesë vjet në sirtar. "Marrëdhëni­et kanë qenë korrekte, por pa atë tharmin që përmenda më lart. Shumë vjet pas ftohjes sonë, më kujtohet, ishte tetori i vitit 1983, ne u gjendëm bashkë me një grup shkrimtarë­sh shqiptarë në Paris. Një nga ditët, e ftova për të pirë një kafe në një kafene të Chans Elizesë. Isha kureshtar të dija nëse kishte ruajtur diçka nga koha e parë. Në të vërtetë kisha edhe nostalgji. Ishim vetëm të dy dhe unë, ashtu si dikur, hapa një bisedë delikate… I. K. - Me ç'thuhet, ai ( ishte fjala për E. Hoxhën) nuk e ka të gjatë. Si mendon ti, ç'do të bëhet?

D. A. - Po ajo dihet. Ramizi do ta marrë.

I. K. - Ramizin e njohim. Është, pa dyshim, më i butë. Po është i lëkundshëm, apo jo?

D. A. - I lëkundshëm the? Do kemi qyfyre me të. Në mëngjes do gdhihemi aleatë me Bullgarinë. Në darkë do të themi, s'jemi më me bullgarët, u bëmë me Turqinë.

Qeshëm një copë herë si dikur...", kujtonte Ismail Kadare në vitin 2005.

 ??  ?? Regjisori Pirro Milkani
Regjisori Pirro Milkani
 ??  ??
 ??  ?? Ministrja Kumbaro me vajzën, gruan dhe djalin e Agollit
Ministrja Kumbaro me vajzën, gruan dhe djalin e Agollit
 ??  ?? Duartrokit­je e lule ndërsa Agolli përcillej për në banesën e fundit
Duartrokit­je e lule ndërsa Agolli përcillej për në banesën e fundit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania