Gazeta Shqiptare

Edi Rama: Iku, pasi i tha të gjitha Meta: Ishte dera e mendimit të mençur

Politika bashkohet për t’i dhënë lamtumirën. Përcillet me duartrokit­je e këngë Dritëro Agolli Fjala e fundit, Luan Rama: Dritërofsh apostulli ynë!

- Darina Tanushi

Dritëro Agolli bashkoi dje të gjithë politikën. Në homazhet që u zhvilluan dje në nderim të shkrimtari­t, poetit e politikani­t Agolli morën pjesë me mijëra qytetarë, jo vetëm politikanë e zyrtarë të lartë të shtetit. Me qindra buqeta me lule, por edhe me duartrokit­je e këngën e famshme “Kur të jesh mërzitur shumë” u shoqërua dje kortezhi me trupin e pajetë të shkrimtari­t që do të prehet në varrezat e Tufinës. I shprehën dje ngushëllim­e familjes dhe të afërmve edhe ambasadori i SHBA- ve, Donald Lu. Kryeminist­ri Edi Rama iu referua në gjithë fjalën e tij poezive të Dritëroit, për të thënë ato çfarë ai ndjente për këtë humbje. “I është drejtuar vdekjes shpeshherë dhe me ‘ ti’ e jo rrallë me qesëndi Dritëroi, ustai i vjershërim­it njësh me tokën. ... Prandaj po të mos më shtrëngont­e detyra, do t’i bëja bisht kësaj ceremonie dhe sëkëlldisë së madhe të të qenit këtu, pjesë e lustrave dhe luspave të qytetit, ku siç ndodh gjithnjë, kur vdes dikush që meriton një nderim të posaçëm, më të dukurit rreshtohen për t’i thënë vdekjes se ky dikushi na përket neve e jo ty!”, u shpreh Rama. “Ne këtu, veç flasim e flasim për Dritëroin që ka ikur përgjithnj­ë, pasi i tha që të gjitha. Por sidoqoftë është këtu Sadija. Mua më dukej, gjithnjë e më shpesh në rrugën e takimeve tona fare të rralla, Dritëroi, sikur jetonte në një dehje përfundimt­are; duke u mbajtur me njërin krah tek Sadija dhe me tjetrin tek vdekja. Më ngjante se të parës, gruas, i ishte një dashnor besnikëris­ht i paepur; të dytës, vdekjes, i luante syrin duke i bërë me shenjë nga gruaja, si justifikim pse nuk vendoste ende t’i hidhej në krah...”, u shpreh kryeminist­ri, duke cituar pas çdo paragrafi një poezi të Dritëroit. Duke kujtuar fjalimin e tij, në kongresin e 10- të të PPSH- së, Rama tha se “… lëshoi këtu, mbi këtë skenë,

26 vite më parë, një klithëm historike që e shpërtheu mu përpara syve të të gjithë botës, llozin më të rëndë të asaj porte: Partinë e Punës së Shqipërisë! Ai lloz i rëndë ra dhe shtëpia e atyre që ëndërruan e luftuan për një botë të re, të kthyer në pengje të ëndrrës së tyre të bërë makth, u shpërbë, por jeta e

Dritëroit vijoi të mbetet e ndarë…”.

KREU I KUVENDIT

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në homazhe u shpreh: “Ishte e vështirë për të gjetur fjalët e duhura edhe dikur kur e kishim përballë në tryezë, pavarësish­t se në bisedë ofronte

modestinë e të barabartit. Fjalët janë të pamundura për të shprehur edhe dhimbjen për ikjen e tij, edhe trishtimin për largimin që vendosi të bëjë, por edhe krenarinë për bashkëkohë­sinë me Dritëroin. Është një klasik i letërsisë shqiptare dhe një njeri i madh i mendimit.

Është filozof serioz dhe shpreh Meta. Kreu i Kuvendit tha se, “Dritëroi ishte dera ku trokisnim të gjithë për një mendim të mençur. Ishte miku që e donin me shpirt miqtë dhe që e donin pa kushte kundërshta­rët. Dritëroi ishte, është dhe do të jetë reflektimi që erdhi nga e shkuara dhe orientimi ynë për të nesërmen tonë evropiane. Ishte forca e talentit që buron nga populli dhe madhështia e të qenit një njeri i madh dhe i mirë. Shqipëria ishte më e pasur me Dritëroin e saj. Sot ajo është më e varfër me mungesën fizike, që e bën sidoqoftë praninë e tij shpirtëror­e edhe më të fortë. Ky është rregulli, por Dritëroi ynë është një përjashtim i rrallë. Sepse Dritëroi e ndërtoi vetë bronzin e monumentit të tij dhe këtë monument vetjak në bronz dhe në letër ky klasik i letërsisë, i mirësisë dhe i mendimit ia dhuroi përjetësis­ht gjithë shqiptarëv­e. Sepse Dritëroi është madhështia e thjeshtësi­së - tha Meta. - Dritëroi ka bërë dhe do të bëjë edhe më tej disa breza që të gëzojnë me të, të qeshin me të, të trishtohen me të, të qajnë me të dhe sot të mbajnë zi për të, për këtë klasik të madh mbi të gjitha të shqiptaris­ë. Dhe sot në këtë ikje që dhemb, në këtë ditë kur fjalët janë të vështira për t’u thënë për mjeshtrin e fjalës, kur ai i kthehet dheut që i përkiste si fara që rimbillet në tokë, të gjithë ne e shohim siç është, një nga yjet më të ndritshëm të qiellit evropian të Shqipërisë”, u shpreh Meta. Në ceremoninë e fundit, atë në Varrezat e Tufinës, kryetari i grupit parlamenta­r të LSI- së, Luan Rama mbajti edhe fjalimin e fundit të lamtumirës: “Na duhet të të përcjellim! Na duhet të të lëmë të shkosh! Lamtumirë Kapedani im! Lamtumirë Dritëro ynë! Dritërofsh apostulli ynë!”, përfundoi Luan Rama.

 ??  ?? Dje nga homazhet
Dje nga homazhet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania