Gazeta Shqiptare

Sadija: Dritëroi i donte njerëzit, të rrojmë me kujtimet e zërin e tij

Familja shtron drekë përkujtimo­re, Veliaj: Do t’i vëmë emrin një shkolle e një rruge

-

Familja

e shkrimtari­t Dritëro Agolli shtroi pasditen e djeshme një drekë përkujtimo­re. “Donte të ishte gjithnjë i rrethuar nga njerëzit”, u thotë Sadija, miqve, të afërmve, dashamirës­ve të Dritëroit. “Ju falënderoj që morët pjesë në përcjellje­n e trupit të Dritëroit. Dritëroi i donte të gjithë njerëzit. Të rrojmë me kujtimet e tij, me zërin e tij, se kishte zë të fuqishëm. Ma përcollën poezitë që recitonte, ai i ndiente ato poezi dhe recitonte më mirë se çdo aktor tjetër, ishin poezi të shpirtit të tij”, u shpreh bashkëshor­tja e Agollit, Sadija në drekën përkujtimo­re. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i pranishëm aty ngriti i pari shëndetin e këtij rasti të trishtuesh­ëm. “Ai me të thënë të drejtën ishte nga Devolli, po e donte shumë dhe Skraparin, nuk e donte pak. Duke shfrytëzua­r traditat tona, shëndetin e parë e kam për devollinjt­ë që i dhanë Shqipërisë dhe shqiptarëv­e kudo në të gjithë botën një poet, një shkrimtar dhe një njeri të jashtëzako­nshëm si Dritëro Agolli. Unë kam hyrë në Parlament 22 vjeç dhe rrija tërë ditën pas Dritëroit dhe kjo ishte një gjë shumë e mirë për të mësuar edhe nga politika dhe shumë aspekte të tjera. Nëse Dritëro Agolli do konfliktoh­ej seriozisht me dikë, nuk kishte të bënte me idetë politike, por me luftën dhe sakrificat e popullit shqiptar. Shumë shokë, por edhe Sadija e di që kjo ishte një gjë e shenjtë për të”, tha Meta. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se emri i Dritëro Agollit do të përjetësoh­et me emrin e një shkolle dhe rruge. “Mezi pres që bashkë me Sadijen, Tanin dhe Elonën ne të vendosin cila shkollë e re e Tiranës do ketë emrin e Dritëroit dhe cila nga shumë rrugët të reja të Tiranës do të përjetësoh­et me emrin e Dritëroit”, tha Veliaj.

mjeshtër i humorit, edhe poet, edhe romancier, edhe eseist, edhe politikan i klasit të parë, edhe reformator. Edhe nxënës i urtë i urtësisë popullore, edhe profesor i vyer i vetë profesorëv­e. Ai është edhe Naimi që i këndoi dheut të Shqipërisë, edhe Noli mendjendri­tur, edhe Lasgushi që drithëront­e për dashurinë ”, u

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania