Gazeta Shqiptare

Ruçi: Dritëroi me shokë hoqën bustin e Enverit nga presidiumi i kongresit

Kreu i grupit falenderon Agollin për themelimin e PS “Nuk u tundua kurrë, por mund ta bënim edhe president”

-

Kryetari i grupit parlamenta­r të PS, Gramoz Ruçi kujtoi dje në ceremoninë për nder të Dritëro Agollit, kontrib utin që ai dha në themelimin e PS- së.

FJALIMI I PLOTË

Më lejoni të shpreh edhe unë hidhërimet në këtë ditë të vështirë, në këtë ditë të rëndë të përcjellje­s së këtij njeriu të madh. Si shumëkush nga ju, edhe unë e kam njohur në rininë time Dritëroin jo vetëm drejtpërdr­ejt fizikisht, por edhe nëpërmjet krijimtari­së së tij, të romaneve, skenarëve, të filmave të tij, të poezive, të poemave të tij. Por nuk do të flas në këtë sesion për këtë pjesë të tij, pasi nuk jam njeriu i përshtatsh­ëm për këtë. Do të flas për dimensioni­n tjetër të tijin, dimensioni­n e politikani­t. Fizikisht u takova me të kur ende nuk kisha mbushur 35 vjeç, ndërkohë ai ishte 55- vjeç. Me të u njoha në Komitetin Qendror të Partisë së Punës, kur ai ngrihej dhe fliste. Duhet të keni parasysh se unë isha një njeri i ardhur nga provinca dhe më dukej diçka e rëndë ish- Komiteti Qendror. Por ajo që vura re ato katër vite ishte se, kur fliste Dritëroi të gjithë dëgjonin, megjithëse kundër linjës politike, askush nuk guxonte ta kundërshto­nte, madje as ta kritikonte. Mesazhi i parë që unë mora nga ky njeri, tani që reflektoj, është se mendja e Dritëro Agollit shkurtoi ditët e sistemit që kemi lënë pas. Faleminder­it Dritëro për këtë kontribut të vyer që ti ke dhënë në fushën e politikës! E dyta, më kujtohet viti ‘ 90 që shumëkush nga ju e di, përsëri në atë plenum ku konkurroni­n 2 vendime ndaj studentëve: të përdorej forca, apo të plotësohes­hin kushtet dhe të përdorej mendja. Sigurisht që Dritëroi ishte me këtë të dytën dhe ishte flamurtar i pranimit të pluralizmi­t politik dhe ndaj studentëve të mos përdorej forca, por dialogu, duke plotësuar deri më një kërkesat e tyre. Shumëkush thotë që demokracin­ë e prura unë apo ai. Por unë do të thosha që ka qenë një paradoks, në ‘ 90- ën si rezultat i këtyre njerëzve të mençur që kuptonin dhe kishin kurajën intelektua­le që të ndanin qëndrime, pluralizmi politik në Shqipëri u fut pa atë dhimbjen e madhe që u fut në vendet e tjera të Lindjes.

Faleminder­it edhe për këtë shërbim, Dritëro i madh!

Së treti, pas një viti, në këtë sallë ku jemi sot, ishte mbledhur Kongresi i Partisë së Punës. Shumë nga ne që ishim aty i themi vetes themelues të Partisë Socialiste. Besoj se këto ditë secili nga ne e ka freskuar memorien me një insert që kanë dhënë televizion­et, ku Dritëroi na drejtohej dhe e gjithë salla e vërshëllen­te, megjithatë ai nuk u tremb, deri në fund qëndroi stoik dhe mbrojti qëndrimet e tij.

Ajo sallë brohoriste për ish- udhëheqësi­n, por Dritëroi ishte nga ata burra që mendonte se nuk janë turmat ato që duhet të udhëheqin intelektua­lët, por janë intelektua­lët ato që duhet të udhëheqin turmat. Dhe ata që duartrokis­nin, harronin se udhëheqësi­t që duartrokis­nin, Dritëroi me shumë intelektua­lë të tjerë këtu në Tiranë kishin vendosur për herë të parë t’ia hiqnin nga presidiumi bustin e tij dhe në vend të tij kishin vënë lulëkuqe. Ata nuk kuptonin që Dritëroi me shokët e tij kishin përgatitur programin ku nuk përdorej fjala marksizëm- leninizëm, por përdoreshi­n termat pluralizëm, ekonomi tregu dhe shtet i së drejtës. I pari ishte Dritëroi që dha sinjalin ose kushtrimin. Ditën e dytë, ajo sallë përjashtoi bashkëpunë­torë dhe bashkëluft­ëtarë të Enverit nga partia, të gjithë by- ronë politike dhe ditën e tretë nuk zgjodhi asnjë nga ata, por zgjodhi vetëm Dritëroin në komitetin e përgjithsh­ëm drejtues. E gjitha kjo, brenda 3 ditëve.

Faleminder­it Dritëro, në emër të të gjithë socialistë­ve, për themelimin e Partisë Socialiste! Jo vetëm kaq, aty u bashkuan edhe 20- vjeçarët si Ilir Meta, Pandeli Majko, Ndre Legisi apo Ilir Zela, por edhe profesorët si Maqo Lakrori, Servet Pëllumbi, Ethem Ruka, Ermelinda Meksi, Arta Dade, Xhevat Lloshi e shumë të tjerë. Kishte pra brezin e parë, brezin e dytë, që ishim unë e Namiku me shokë dhe brezi i tretë, ose intelektua­lët. Vështirë të gjeje një të dytë që ta pranonte, ta dëgjonte, ta respektont­e dhe që fjala e tij të ishte ligj edhe tek brezi i parë, edhe brezi i dytë, edhe brezi i tretë në PS. E me gjithë dallgët që ka kaluar PS në ato vite, Dritëroi dinte të mbështeste lidershipi­n e partisë kur duhej mbështetur, ashtu sikurse dinte të kritikonte, ashtu sikurse ka kritikuar lidershipi­n e PS- së në vite. Faleminder­it përsëri Dritëro, në emër të të gjithë socialistë­ve!

Është e vështirë që të flasësh gjithë dimensioni­n që kishte në fushën e politikës Dritëroi, po është e vështirë të gjesh një të dytë në politikën shqiptare këto 25 vite, që nga malli apo nga halli e respektojn­ë të gjithë dhe këtë e tregoi më së miri kjo ditë. E vështirë të gjesh ndonjë politikan që nuk erdhi, që nuk u përul, që nuk nderoi dhe respektoi këtë ditë mortore për përcjellje­n e Dritëro Agollit. Pasi u vendos pluralizmi, të gjithë u turrën për ta quajtur veten njëri më demokrat se tjetri, por vetëm një fjali e Dritëroit i uli të gjithë në gjunjë. Kujtoni katër partitë e para pluraliste shqiptare dhe Dritëroi tha: “Të gjitha partitë shqiptare kanë dalë nga mitra e përgjakur e PP- së!”, - dhe të gjithë heshtën dhe e pranuan. Kështu mund të vazhdoja me momente të tjera, por për ta mbyllur këtë pjesë të politikës do të thosha: Dritëroi grua ka pasur krijimtari­në, dashnore ka pasur politikën. Ai për sytë e bukur të dashnores politikë, asnjëherë nuk e braktisi krijimtari­në. E thashë këtë, që asnjëherë nuk u tundua që të bënte karrierë në politikë. Në qoftë se do të kishte dhe tundimin më të vogël, e kush nuk do ta bënte ministër, kryeminist­ër apo president, Dritëro Agollin?! Jo vetëm kaq, ai asnjëherë nuk u tundua edhe për të këqijat e këtyre 25 viteve të demokracis­ë. Edhe unë, që jam ai që mendoj që nuk ka të tillë, Dritëroi iku nga kjo jetë dhe jeta politike pa asnjë cen, pa përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë fije floku nga sëmundjet e tmerrshme të këtyre 25 viteve të demokracis­ë. Faleminder­it Dritëro, që na le edhe një model tjetër pastërtie të politikës! Për ta mbyllur, e dashur Sadie! Të gjithë ne burrat themi: “Bashkëshor­tja është pjesa më e mirë”, por ti je vërtet një simbol i kësaj ane. Ti ke qenë lexuesja e parë e Dritëroit, ti ke qenë edhe redaktorja e parë, ti ke qenë edhe dashuria e parë, por ti ke qenë dhe kritikuesj­a e parë shumë e rreptë. “Kali i kuq e ka një huq” dhe Dritëroi kishte shumë huqe. Eh, moj Sadie, të faleminder­it shumë që huqet e Dritëroit ti i ke kthyer shembull për të gjithë neve, sepse shtëpia jote ka qenë gjithmonë plot dhe ti asnjëherë nuk u vrenjte, por na ke pritur të gjithëve, edhe fshatarin, edhe çobanin, edhe intelektua­lin, edhe krijimtari­n, edhe punëtorin, edhe të arsimuarin, pasi Dritëroi e donte gjithmonë shtëpinë plot. Faleminder­it Sadije, deri në momentin e fundit!

U prehsh në paqe, i dashuri ynë Dritëro!

POSTET

“Asnjëherë nuk u tundua që të bënte karrierë në politikë. Në qoftë se do të kishte edhe tundimin më të vogël, e kush nuk do ta bënte ministër, kryeminist­ër apo president Dritëro Agollin?! Jo vetëm kaq, ai asnjëherë nuk u tundua edhe për të këqijat e këtyre 25 viete të demokracis­ë”, tha Ruçi.

 ??  ??
 ??  ?? ERION VELIAJ: Qyteti ynë humbi një qytetar nderi e një at frymëzues për çdo komunitet të Tiranës! Rinia jonë ka mision të mbajë veprën e Dritëro Agollit si shkrim i shenjtë e udhërrëfye­s për të vazhduar projektin e Shqipërisë së mirë!
ERION VELIAJ: Qyteti ynë humbi një qytetar nderi e një at frymëzues për çdo komunitet të Tiranës! Rinia jonë ka mision të mbajë veprën e Dritëro Agollit si shkrim i shenjtë e udhërrëfye­s për të vazhduar projektin e Shqipërisë së mirë!
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania