Gazeta Shqiptare

Manjani: Projekti 1 mld euro, pastrim parash

Ish- ministri i Drejtësisë akuzon kryeminist­rin: Po pastron paratë e mbledhura nga hashashi “Me këto para synohet të fitohen zgjedhjet. FMN të mos largohet”

- Darina Tanushi

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama se po pastron paratë me projektin e shpallur prej 1 miliard dollarësh. Në një status të tij në rrjetin social “Facebook”, Manjani shkroi dje: “Projekti 1 miliard euro i shpallur nga kryeminist­ri është pastrim parash! Kultivimi dhe tregtia e hashashit i paska mbledhur 1 miliard euro, por u duhet një vend për t’i fshehur. Mënyra më e mirë është investimi. Investimi në projekte qeveritare është më i sigurti. Skema tipike e pastrimit të parave, që vijnë nga ekonomia e zezë dhe kriminale kërkon një kontratë ( shërbim, koncesion apo PPP) me qeverinë, një bankë që të jetë garante dhe një shtet të paralizuar ( për t’u mbrojtur nga ndjekja penale). Oferta në shuma të tilla u vijnë gjithmonë qeveritarë­ve. Njerëz të ndryshëm me ose pa kravatë shfaqen gjithmonë nëpër zyra ministrash e kryeminist­rash me ofertën ‘ kam para, por dua t’i investoj, mundësisht në infrastruk­turë’”, u shpreh Manjani. Sipas tij, “deri më sot qeveritë tona i kanë refuzuar këto oferta sepse ishin pastrim parash. Kryeminist­ri sot shfaqet jo si refuzues, por si ofertues dhe pranues i ofertës së vet. Kështu ndodh vetëm kur je vetë edhe në krye të parave, edhe në krye të qeverisë!”. Ish- ministri u shpreh se, “jo pa qëllim u shpall tani kjo nismë. Tani që i mbaroi misioni FMN- së, qeveria i ka duart e lira të marrë borxhe jashtë sistemit të borxhit publik. Koncesione­t janë borxhe të pastra për shtetin dhe shoqërinë, por qeveria nuk i regjistron si borxh menjëherë. Tani i mblodhën paratë e gati tri viteve aktivitet informal e kriminal të kultivimit dhe tregtimit të hashashit, por edhe aktivitete­ve të tjera të paligjshme. Thuajse askush nuk u dënua apo iu sekuestrua pasuria! Vetëm viktima të krimit dhe disa malësorë lazaratas janë shumë pak për të provuar suksesin imagjinar të kryeminist­rit në luftën kundër drogës. Drejtësia në këtë rast nuk është 100% fajtore, sepse shumë pak nga ata që u kapën i shpëtuan dënimit! Trafikantë­t e vërtetë vetëm u pasuruan dhe tani janë gati të investojnë”, komentoi Manjani. Sipas tij, “sulmi me qëllim bllokimin e Prokuroris­ë synon në thelb të garantojë siguri për investitor­ët ‘ trafikantë’, që nuk do ketë hetime kur paratë të fillojnë të dalin në sipërfaqe! “Jo pa qëllim u shpall tani kjo nismë. Tani që i mbaroi misioni FMN- së, qeveria i ka duart e lira të marrë borxhe jashtë sistemit të borxhit publik. Koncesione­t janë borxhe të pastra për shtetin dhe shoqërinë, por qeveria nuk i regjistron si borxh menjëherë”, tha Manjani.

Tani duhet një projekt i tillë edhe për ‘ t’u gjetur punë’, bankave që prej vitesh tashmë rropaten për të mbyllur bilancet e tyre vjetore pozitivish­t. Sigurisht, tani në prag të zgjedhjeve duhet ky projekt, i cili përdoret për qëllime populiste për të fituar zgjedhjet”. Manjani propozon si zgjidhje moslargimi­n e FMN- së. “Çështja është se me këtë mënyrë edhe të tjerë përpara i kanë fituar zgjedhjet. Me skemat piramidale u fituan zgjedhjet e 1996, por vetëm një vit më pas ndodhi hataja. Shqiptarët nuk mund t’i lajnë borxhet trafikantë­ve njësoj si kreditorëv­e seriozë të derisotëm! Si fillim nuk duhet të largohet FMN...”, tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania