Gazeta Shqiptare

Droga, përgjimet mes policit e trafikanti­t

Ja si nisën hetimet për drogën. Në disa fshatra në Vlorë nuk u bë këqyrja e parcelave për arsye sigurie "Sapo kam ardhur nga mali, isha te ' vendi i mirë'"

- Xhensila Kodra

Zbardhen detaje të reja në lidhje me përgjimet e kryera ndaj ish- zyrtarit të policisë së Vlorës, Haki Hasanbegaj, i cili akuzohet për "Kultivim të lëndëve narkotike" dhe "Grup i strukturua­r kriminal", si dhe kodet që përdoreshi­n për parcelat me drogë. Burime të sigurta të "Gazeta Shqiptare" bënë me dije se nga përgjimet ka rezultuar se më datë 15.08.2016, Hasanbegaj, shef i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Vlorë ka telefonuar një person duke i thënë se ka parë në gazetë se është goditur një nga zonat ku mbillej hashashi dhe a kanë shkuar sërish aty apo jo. Kështu, më 15 gusht ka rezultuar se "Hakiu ( Hasanbegaj) telefonon një person, përdorues i numrit 0692xxxxxx, të cilit i thotë se ka lexuar në gazetë se është goditur Krasti 2. Personi i thotë se "po është goditur Krasti 2" dhe se "janë afruar shumë afër te mua sot". Hakiu i thotë se "a erdhën prapë sot". Personi i thotë se "po janë nja 300- 400 metra larg" dhe se "a flet dot me njeri". Hakiu i thotë se "do të shikojë dhe se nuk flet dot në telefon". Personi i thotë që të vijë nesër në mëngjes dhe ta takojë, Hakiu i thotë që do të vijë nga ora 08: 00- 09: 00". Ndërkaq, vetëm 4 ditë më pas, më datë 19.08.2016, ka rezultuar se, "Hakiu telefonon një person me numrin 0693xxxxxx. Personi i thotë që sapo ka ardhur nga mali se ishte te "vendi i mirë". Hakiu i thotë se është në Vlorë. Hakiu i thotë se kur do të vijë, personi i thotë se do të vijë nesër, se nesër është e shtunë dhe do të duhet që të vijë shpejtë nga ora 0911". Burimet e lartpërmen­dura sqaruan më tej se të dy këta numra telefoni që ishzyrtari i policisë ka telefonuar janë identifiku­ar dhe tashmë janë shpallur në kërkim. Ata dyshohet të jenë kultivues dhe organizato­rë të lëndës narkotike. Pak ditë më parë, përveç Hasanbegaj­t u arrestua edhe Shefi i Specialist­ëve të Zonave në Komisariat­in e Policisë, Tepelenë, Gani Abazi, si dhe Musa Bedinaj ( kultivues, organizato­r). Gjithashtu, dy ditë më parë u bë me dije se nga hetimet e Prokuroris­ë Për Krimet e Rënda ka rezultuar se Hasanbegaj ka qenë lidhje e ngushtë e Elton Çiços, i cili u vra pak javë pas largimit të Hasanbegaj­t nga Tepelena. Çiço dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti të gjerë kultivimi dhe trafikimi të lëndëve narkotike në zonën e Tepelenës.

HETIMI

Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë ka regjistrua­r procedimin penal, për kryerjen e veprave penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Grupi i strukturua­r kriminal". Procedimi penal ka filluar mbi bazën e referimit të policisë gjyqësore të seksionin të prokuroris­ë, të cilët në bashkëpuni­m me strukturat ligjzbatue­se në vend, kanë siguruar dhe mbledhur të dhëna për aktiviteti­n kriminal të disa grupeve personash, shtetas shqiptarë, aktivitet i kundërligj­shëm i cili konsiston në kultivimin e lëndëve narkotike, të cilët veprojnë në kuadër të një grupi të strukturua­r kriminal. Nga të dhënat rezulton se shtetasit shqiptarë, gjatë muajve prill dhe maj, pasi kanë siguruar më parë sipërfaqe toke, në pyll, kullota, tokë në pronësi shtet ose në pronësi dhe posedim të personave privat, që ndodhet në territorin e zonës administra­tive Vlorë, kanë filluar kultivimin e sasive të mëdha të bimëve narkotike të llojit kanabis sativa. Nga verifikime­t e kryera në vend rezultojnë parcela të mbjella me bimë narkotike, ku për kultivimin, mbarëvajtj­en e aktiviteti­t dhe ruajtjen e parcelave janë aktivizuar një numër personash, të cilët qëndrojnë në kasolle të ndërtuara pranë parcelave të mbjella me drogë. Për dokumentim­in e këtij aktiviteti kriminal u bë e mundur këqyrja e disa parcelave në fshatrat Vajzë dhe Velçë, në Vlorë, ndërsa për arsye sigurie nuk u bë e mundur këqyrja e parcelave të tjera në fshatrat e tjera. Nga këqyrja u evidentuan parcela të mbjella me bimë narkotike e dyshuar Hakiu ( Hasanbegaj) telefonon një person, përdorues i numrit 0692xxxxxx, të cilit i thotë se ka lexuar në gazetë se është goditur Krasti 2. Personi i thotë "po është goditur Krasti 2" dhe se "janë afruar shumë afër te mua sot". Hakiu i thotë se "a erdhën prapë sot?". Personi i thotë se "po, janë nja 300- 400 metra larg" dhe se "a flet dot me njeri?". Hakiu i thotë se "do të shikojë dhe se nuk flet dot në telefon". Personi i thotë që të vijë nesër në mëngjes dhe ta takojë, Hakiu i thotë që do të vijë nga ora 08: 00- 09: 00.

MË DATË 19.08.2016

Hakiu telefonon një person me numrin 0693xxxxxx. Personi i thotë që sapo ka ardhur nga mali se ishte te "vendi i mirë". Hakiu i thotë se është në Vlorë. Hakiu e pyet se kur do të vijë, personi i thotë se do të vijë nesër, se nesër është e shtunë dhe do të duhet që të vijë shpejt nga ora 09- 11.

kanabis sativa, duke dokumentua­r kështu të dhëna që përputhen me të gjithë përshkrime­t e evidentuar­a në informacio­nin e policisë gjyqësore. Nga hetimet e kryera janë mbledhur prova e të dhëna të mjaftueshm­e për ekzistencë­n e faktit kriminal si dhe po vazhdon dokumentim­i për personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët nisur nga forma e organizimi­t, veprojnë në kuadër të një grupi të strukturua­r kriminal.

 ??  ?? Haki Hasanbegaj
Haki Hasanbegaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania