Gazeta Shqiptare

Ish- hotel ‘ Vollga’, zbulohet kontrata noteriale mes Ylvi Beqjes dhe motrës së Lul Berishës

Dyshimi i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, kontrata është fiktive Biznesmeni pranon se i mori borxh 500 mijë euro

-

Telashe të reja për Ylvi Beqjen, biznesmeni­n që mban statusin e të penduarit të drejtësisë kundër Emiljano Shullazit. Ndërsa pret të ballafaqoh­et në Gjykatën për Krime të Rënda me ish- mikun e tij, Ylvi Beqja konsideroh­et si njeriu kyç edhe në hetimin që prokuroria e Durrësit po zhvillon ndaj Luljeta Berishës. Kjo e fundit, është motra e ish- kreut të Bandës së Durrësit Lulzim Berisha, dhe po hetohet për pastrim parash. Po çfarë e lidh biznesmeni­n Beqja me Luljeta Berishën?

"News 24" disponon një kontratë noteriale, që mban datën 15 gusht 2014, ku biznesmeni Beqja ka pranuar përpara noteres Albana Hoti se ka marrë borxh nga motra e Lulzim Berishës shumën prej 500 mijë eurosh. Konkretish­t, biznesmeni Beqja pranon para noteres, se në vitin 1996 ka marrë dorazi shumën prej 300 mijë markash gjermane nga Luljeta Berisha. Gjithashtu, në vitin 1998, pranon se ka marrë borxh po nga Luljeta Berisha 100 mijë dollarë amerikanë. Ndërsa në vitin 2004 shumën prej 150 mijë eurosh. Të tria këto shuma, siç pohon Beqja në deklaratën noteriale, i ka marrë dorazi dhe i ka përdorur për zhvillimin e aktiviteti­t privat në fushën e policisë private.

Nga kontrata, del në dritë fakti se biznesmeni nuk ka mundur t'ia shlyejë në kohë borxhet, dhe ja çfarë pranon si kusht. "Këto shuma duhej t'ia kisha kthyer Luljeta Berishës brenda vitit 2005. Sipas marrëveshj­es verbale mes nesh, nëse nuk e likuidoja brenda vitit 2005, mbas kësaj date do të aplikohej interesi prej 1 për qind për çdo vit vonesë, që nga momenti i shumës së marrë hua, të cilat nuk janë likuiduar nga ana ime. Deklaroj dhe garantoj Luljeta Berishën se do ta likuidoj këtë shumë të marrë hua bashkë me interesin që arrin në 500 mijë euro brenda datës 30 tetor 2014. Për të garantuar likuidimin e kësaj shume ka të drejtën e bllokimit të gjithë aseteve të firmës sime ku kam aktiviteti­n tregtar".

Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se kontrata është fiktive, ndaj është kërkuar dëshmia e Ylvi Beqjes, në kuadër të hetimit të nisur ndaj motrës së ishkapoban­dës së Durrësit, për akuzën e pastrimit të parave në vlerën e mijëra dollarëve.

Po përse ka interes për prokurorin­ë kjo kontratë e administru­ar në dosjen hetimore? Për faktin se rezulton të jetë nënshkruar vetëm pak muaj përpara se Ylvi Beqja, si përfaqësue­s ligjor i kompanisë "Saudi Biznesmeni Beqja pranon para noteres, se në vitin 1996 ka marrë dorazi shumën prej 300 mijë markash gjermane nga Luljeta Berisha. Gjithashtu, në vitin 1998, pranon se ka marrë borxh po nga Luljeta Berisha 100 mijë dollarë amerikanë. Ndërsa në vitin 2004 shumën prej 150 mijë eurosh. Brothers Commercial Company", i dhuroi Emiljano Shullazit 30 për qind të ishHotel Vollgës. Pikërisht këtë pronë, Ylvi Beqja premtonte para noterit se do ta kalonte në pronësi të Luljeta Berishës nëse nuk do të arrinte t'i shlyente borxhin. Krahas hetimit për pastrim parash ndaj motrës, Krimet e Rënda dyshojnë se kontrata është lidhur nën kërcënim.

 ??  ?? Ylvi Beqja
Ylvi Beqja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania