Gazeta Shqiptare

Romët konfliktoh­en ashpër në Shish Tufinë, disa të shoqëruar në polici

Familjarët e tyre qëlluan me gurë rojën e sigurisë

-

POLICIA

"Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 4 janë ndihmuar edhe nga ushtarët e vendrojës së laboratori­t të Ushtrisë, për normalizim­in e situatës dhe shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt. Pas largimit të policisë, të afërmit e të shoqëruarv­e sulmuan me gurë shërbimin e vendrojës së ushtrisë, i cili është detyruar të bëjë qitje në ajër për t'iu shmangur sulmit të romëve", njoftoi zyrtarisht policia.

drojës së laboratori­t të Ushtrisë, normalizua­n situatën si edhe shoqëruan në komisariat personat e komuniteti­t rom që u përfshinë në ngjar-

je, për të marrë deklarimet e tyre. Por, pikërisht në atë moment, familjarët e personave të shoqëruar, të indinjuar nga ky fakt, filluan të qëllonin me gurë në drejtim të shërbimit të vendrojës së ushtrisë. Ndërkaq, për t'iu shmangur sulmit nga ana e familjarëv­e të personave që u përfshinë në konfliktin e parë, roja i sigurisë është detyruar të bëjë qitje në ajër, derisa ka lajmëruar sërish shërbimet e policisë. Edhe pas këtij njoftimi, policia mbërriti sërish në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur shoqërimin në komisariat edhe të personave të tjerë që dyshohet se kanë qëlluar me gurë. E gjitha kjo ngjarje u shënua dje, rreth orës 09: 30. Pas këtyre dy rasteve, policia nisi punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërsa nga deklarimet e para që romët kanë dhënë në polici, mësohet se sherri mes tyre ka nisur për mo-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania