Gazeta Shqiptare

"Një diplomat veteran në Bruksel boton libër mbi Shqipërinë nën sundimin komunist"

Gazeta e përditshme belge në gjuhën angleze "Brussels Times" ka botuar një shkrim të gjatë mbi librin e ri në gjuhën angleze "True Stories from Red Albania" të autorit Jorgji Kote, botim i Shtëpisë Botuese "Toena". Shkrimin mund ta lexoni të plotë me dy f

-

Një libër i ri mbi Sh qipërinë nën sundi min komunist, i shkruar nga diplomati Jorgji Kote në Bruksel tregon se si pavarësish­t nga vështirësi­të, njerëzit mundën të mbijetonin gjatë sundimit komunist. "True Stories from Red Albania" ( Shtëpia Botuese "Toena" Tirana, 2016) përshkruan Shqipërinë në vitet 19451990. Libri përfshin edhe një parathënie të gazetares britanike, Kate Holman.

Dikur një vend i izoluar në Ballkan, që lëngonte nën peshën e një prej diktaturav­e më të egra të pas Luftës së II Botërore, Shqipëria, tashmë është anëtare e NATO dhe kandidate për anëtarësim në BE. Ky vend duhet të zbatojë ende reforma, por megjithatë është në rrugën e duhur për të bërë aplikimin për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it, që është miratuar për një të ardhme të afërt. Diktatori Enver Hoxha, i cili sundoi Shqipërinë pas disfatës së Gjermanisë naziste deri në vdekjen e tij më 1985, ishte përgjegjës­i për sistemin e vetizolimi­t që u vendos në Shqipërinë e ndarë nga gjithë bota, madje edhe nga vendet e tjera komuniste, me një shtypje të madhe brenda vendit. Do të duheshin edhe pesë vite të tjera deri më 1990 që në Shqipëri të vendosej demokracia. Autori i "True stories from Red Albania", Dr. Jorgji Kote aktualisht është diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Bruksel. I lindur në Tiranë më 1952, ai u rrit në një vend jashtëzako­nisht të varfër dhe në një regjim totalitar. Ai studioi për anglisht dhe ekonomi dhe kjo ia mundësoi atij karrierën si punonjës civil dhe diplomat.

Falë përvojave të tij si aktivist rinie, mësues, shoqërues i grupeve turistike dhe interpret, ai ka njohuri të thella mbi shoqërinë shqiptare të asaj kohe, ndaj dhe është personi i duhur për të përshkruar këtë periudhë të historisë së Shqipërisë. Kote thekson se ky libër është një seri ngjarjesh personale, duke përmendur ndërkohë edhe shokë dhe njerëz të tjerë që ai i admiron në "diasporën" shqiptare, ndërmjet të tjerash në Bruksel, komuniteti i begatë, i të cilit daton qysh në vitet ' 50. Për ironi të fatit, edhe vetë Enver Hoxha u ekspozua ndaj Perëndimit gjatë kohës kur studionte në Francë në vitet ' 30, duke u caktuar edhe sekretar personal i një diplomati shqiptar në Bruksel.

Nëpërmjet anekdotave dhe përvojave të veta, autori ia ka dalë mbanë të përshkruaj­ë me ngjyra jetën e fëmijëve dhe të rriturve në Shqipëri gjatë atyre viteve. Ai ka kapur momentet kryesore të asaj periudhe, të cilat shërbejnë edhe si kujtesë lidhur me ateizmin e detyruar, kultin e personit, varfërinë dhe izolimin në një vend monist. Vetë Enver Hoxha përmendet kalimthi në libër, por fryma e tij ndihet se vërtitet ngado. Kote shkruan se, "Radhët e gjata për bukë e qumësht qysh herët në mëngjes, edhe 15 vite pas çlirimit nga Gjermania naziste ishin bërë një rutinë e bezdisshme për të gjithë ne. Për vite të tëra produktet ushqimore bazë mund të sigurohesh­in vetëm në qytet dhe kjo ndodhte në një vend, ku bujqësia dominonte ekonominë e vendit dhe kur kishte mungesa të mëdha për mallra konsumi.

Gjatë viteve ' 60 nisi të frynte një fllad i lehtë lirie, sidomos në fushën e arteve, kulturës dhe sporteve që ishin mjaft popullore. Kjo mund t'i ketë ndihmuar njerëzit gjatë ndeshjes dhe përballimi­t të vështirësi­ve ekonomike. Pas një fjalimi të Enver Hoxhës në shkurt 1967, në vend shpërtheu një zjarr antifetar, që çoi në shkatërrim­in dhe djegien e mbi 2,000 kishave, xhamive dhe objekteve të kultit. Shqipëria u shpall zyrtarisht vend ateist". Kote shkruan në librin e tij se, "Dishepujt e Krishtit u zëvendësua­n nga 12 anëtarët e Byrosë Politike, portretet e të cilëve shiheshin kudo, me Enver Hoxhën në krye". Shkollat u revolucion­arizuan dhe mësuesit ishin të detyruar të fillonin mësimet në klasë me referenca ndaj Marksizëm- Leninizmit. Pavarësish­t ose dhe për shkak të shtypjes politike, njerëzit u mësuan të vinin në përdorim edhe humorin, me qëllim që t'u përshtates­hin situatave nëpër të cilat kalonin, duke preferuar të qeshurat ndaj të qarave. Në libër jepen shumë shembuj të këtyre shakave të vërteta. Flokët e gjata dhe mjekra ishin gjithashtu të ndalura edhe për turistët dhe të huajt; psh. - edhe Karl Marksi vetë nuk do të ishte lejuar të hynte në atë vend! Apo kur një zyrtar pyeti një lektor lidhur me pohimin e këtij të fundit në një seminar se "pyjet janë ari i gjelbër" duke iu referuar literaturë­s partiake. Lektori iu përgjigj "po mirë, mor shok i dashur, kur Partia thotë se nafta është ari i zi, përse të mos jenë edhe pyjet ar i gjelbër"?! Një rast konkret kujtese nga periudha komuniste janë dhe qindra dhe mijëra bunkerë, që u ndërtuan gjatë atyre viteve për t'u mbrojtur nga armiqtë e pretenduar dhe kërcënimet nga jashtë. Sot, bunkerët janë kthyer në atraksione turistike. Duke gjykuar mbi vështirësi­të që ka kapërcyer Shqipëria gjatë tranzicion­it në një demokraci me orientim tregu, e gatshme për të aderuar në BE, periudha komuniste ka lënë gjithashtu edhe plagë të tjera në shoqërinë shqiptare. •

Shumë shqiptarë u detyruan të emigronin qysh gjatë periudhës komuniste, ndërsa qindra mijëra të tjerë u larguan nga ai vend sapo iu krijua mundësia. Gjithsesi, populli shqiptar i mbijetoi periudhës komuniste dhe tani mund të shohë përpara drejt një të ardhmeje më të mirë. Ashtu siç shkruan Kote në librin e tij të vogël por tërheqës, rezistenca e popullit shqiptar u ushqye edhe nga lidhjet e fuqishme familjare dhe mbështetja në trashëgimi­në e tij kulturore.

"The Brussels Times"

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Jorgji Kote gjatë ceremonisë së promovimit të librit në Tiranë, më 10 nëntor 2017 ( me zonjën Irena Toçi, drejtore e Përgjithsh­me e Shtëpisë Botuese "Toena" dhe profesoren Mirela Bogdani)
Në foto: Jorgji Kote gjatë ceremonisë së promovimit të librit në Tiranë, më 10 nëntor 2017 ( me zonjën Irena Toçi, drejtore e Përgjithsh­me e Shtëpisë Botuese "Toena" dhe profesoren Mirela Bogdani)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania