Gazeta Shqiptare

Melsi Labi: Kumbaro jep para për Bunk'art, braktis pasurinë publike

Drejtori i Muzeut Kombëtar del hapur kundër ministres

-

betejë për mbijetesë. Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzevumeve si Bunk'arti etj., ku privati merr lekët dhe i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyrë e ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lekët e taksapague­sve.

- Cilat projekte kanë mbetur nga viti 2016 të parealizua­ra për shkak të mungesës së fondeve?

Një binjakëzim me Republikën Popullore të Kinës nuk u bë dot i mundur. Na u pre e drejta e udhëtimeve për shkak të mungesës së fondeve nga Ministria e Kulturës. Mundësi të tilla të humbura kanë qenë të shumta. Por, ne kemi pengesa të shumta edhe në kuadrin ligjor. Ne nuk kemi bërë një ekspozitë ndërkombët­are. Botën këtu e kemi sjelli shumë herë me ekspozita, por kuadri ligjor nuk na ka hapur akoma dritën jeshile që ne të përfaqësoh­emi në botë me të mirat tona materiale dhe identiteti­n kombëtar.

- Cila është axhenda e MHK për vitin 2017?

Kemi rreth 250 mijë eksponat muzeal të shpërndara në bodrumet e muzeve në të gjithë Shqipërinë. Nuk kemi një qendër që t'i kontrolloj­ë dhe t'i administro­jë, duhet të ekzistojë një muze i atashuar. Në

2017 kemi projektuar disa aktivitete, tre prej të cilave janë ndërkombët­are. Janë dy ekspozita të artit, të fotografis­ë dhe pikturës, gjithashtu edhe dy konferenca, një kombëtare dhe një ndërko- mbëtare në fushën e historisë, arkeologji­së dhe muzeologji­së. Gjithashtu, edhe shumë aktivitete të tjera që i kemi në marrëdhëni­e me shkolla dhe fakultete, për zbatimin e programeve të edukimit. Në momentin që do ndryshojë situata jashtë ambienteve të Muzeut do të kenë impakt maksimal.

- Çfarë është restauruar dhe ku janë emergjenca­t për investime në MHK?

Kemi bërë ndryshime në pavione, ato ishin pa diçitura. Kemi rritur të ardhurat nga 3.5 milionë në 10 milionë. Kemi bërë shumë botime shkencore dhe muzeologji­ke. Për herë të parë prodhojmë në dy gjuhë guidën e Muzeut Historik Kombëtar. Të gjitha këto i kemi bërë me fondet e Muzeut. Kemi zgjeruar gamën e aktivitete­ve, bëjmë rreth 368 aktivitete në vit. Me fondin që iu dha Muzeut nga Ministria për ardhjen e Papës rregulluam rrugën për të hyrë para dhe tetraplegj­ikët, gjithashtu edhe ashensorin. Është restauruar tarraca, e cila deri në atë moment pikonte. Një e mirë tjetër ishte zgjidhja e problemit të energjisë, ministria ka mundësuar gjenera- torin për ambientet e Muzeut. Muzeu është pajisur me kamera. Kemi punuar në kuadrin e restaurimi­t të veprave të brendshme, duke pasur vështirësi­në e gjetjes së preparatev­e efikas për restaurim, kjo pasi këto blerje bëhen me tenderim. Që të bëhet me tenderim duhet të marrim ofertën më të ulët, me të cilën vjen edhe cilësia e dobët. Rrjedhimis­ht na prishet vepra, duke paguar lekë, ne e dëmtojmë atë. Prandaj i mbajmë në gjendjen aktuale.

Emergjente është aspirim kondicioni­mi dhe ndryshimi i fasadës. Ajo që ka nevojë të jetë shtesë janë shërbimet e ofruara dhe ndryshimi i çmimit të biletës. Në Muzeun Kombëtar mund të hysh me një biletë 200 lekë të reja, ndërkohë në muzetë e tjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, çmimi është më i lartë. Duhet t'i jepet vëmendja e duhur Muzeut, pasi jemi në një pikë ku kemi ngecur, nuk po zhvillohem­i dhe ne duhet ta ruajmë pasurinë tonë kombëtare. Synimi im është të përballemi me kolegët ndërkombët­arë në mënyrë dinjitoze.

( Marrë nga dritare. net)

 ??  ?? Në foto: Melsi Labi, drejtor i MHK dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro
Në foto: Melsi Labi, drejtor i MHK dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro
 ??  ?? Në foto: Muzeu kombëtar ndërsa kryhen punimet e sheshit
Në foto: Muzeu kombëtar ndërsa kryhen punimet e sheshit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania