Gazeta Shqiptare

Danimarkë, shqiptari arrestohet ditën e dasmës

Anulohet ceremonia me 18- vjeçaren rumune, dhëndri: Mungonin vetëm dy minuta që të përfundont­e 34- vjeçari kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në vendet e Shengenit

-

Një 34- vjeçar është ar restuar në Danima rkë. Vetëm se policia kishte zgjedhur momentin e gabuar për të bërë ndalimin e tij. Shqiptari, i cili prej kohësh jetonte në Danimarkë, është arrestuar në ambientet e zyrës së gjendjes civile pak minuta para se të martohej. Ngjarja e pazakontë ndodhi në Faaborg- Midtfyn të Danimarkës, ndërsa policia ishte ' mysafirja' e paftuar që prishi gjithë ceremoninë, shkruan "fyens. dk". Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po martohej me një 18vjeçare. "Mungonin edhe dy minuta dhe kjo ceremoni do të përfundont­e", ka thënë dhëndri gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Svendborg. Komuna FaaborgMid­tfyn kishte zbuluar se dhëndri, shtetas shqiptar, kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Danimarkë dhe në vende të tjera të Shengenit për këtë çështje. Për këtë arsye është alarmuar policia, kurse ai për këtë arsye ishte arrestuar tri herë në 24 orë. 34- vjeçari, më 30 gusht 2012, nga autoritete­t greke ishte regjistrua­r si i padëshirua­r në zonën Shengen deri në vitin 2018, kurse atij i është zgjatur ky dënim dhe tashmë nuk ka të drejtë deri më 2022- shin të shkojë në këto vende. Shqiptari kishte pasur probleme me lejeqëndri­min edhe në Gjermani, ku autoritete­t vendase kishin kërkuar 34- vjeçari, më 30 gusht 2012 nga autoritete­t greke ishte regjistrua­r si i padëshirua­r në zonën Shengen deri në vitin 2018, kurse atij i është zgjatur ky dënim dhe tashmë nuk ka të drejtë deri më 2022shin të shkojë në këto vende. Shqiptari kishte pasur probleme me lejeqëndri­min edhe në Gjermani, ku autoritete­t vendase kishin kërkuar largimin e tij.

largimin e tij. Autoritete­t gjermane, megjithëse kishte një afat për largimin e tij në shtator të vitit 2016, jo vetëm që nuk e kanë dëbuar, por më pas i kanë dhënë atij një vizë turistike.

Sipas gjykatës, ky vendim është disi i paqartë. Nusja e tij, një rumune 18- vjeçare, do të kthehet në Frankfurt, kurse ai për momentin do të mbahet në Danimarkë dhe pritet largimi i tij.

 ??  ?? Shqiptari gjatë arrestimit
Shqiptari gjatë arrestimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania