Gazeta Shqiptare

Shokon Trump: Putin vrasës? Edhe Shtetet e Bashkuara s’janë të pafajshme

"Është më mirë të kesh marrëdhëni­e me Rusinë"

-

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur shenjën e barazimit mes veprimeve të shtetit që drejton dhe regjimit autoritar të presidenti­t rus Vladimir Putin, në një intervistë për "Fox News". Donald Trump e ka quajtur homologun rus Vladimir Putin një vrasës, por ai tha se edhe SHBA- të nuk janë të pafajshme. "Fox News" ka publikuar vetëm një pjesë të intervistë­s në "Twitter", ndërsa e plotë do të transmetoh­et ditën e diel, rreth orës

"WALL STREET JOURNAL"

"Nga njëra anë Trump duket se e mbështet pohimin e O Reilly- t, që e quan vrasës shefin e Kremlinit, ndërsa nga ana tjetër ai denigron vendin, si askush tjetër më parë", shkruan në "Twitter" Bret Stephens, analist i "Wall Street Journal".

20: 00 me orën lokale, përpara "Super Bowl". Trump tha se "është më mirë të kesh marrëdhëni­e pozitive me Rusinë dhe nëse Rusia na ndihmon në luftën kundër ISIS- it, një luftë madhore, dhe në atë ndaj terrorizmi­t islamik

kudo në botë, do të ishte diçka e mirë". Por ai shtoi se nuk e di nëse do të merret vesh me të. Trump tha se ai e respekton Putinin, ndërsa shtoi: "Megjithatë, ai është një vrasës. Është vrasës." Por, presidenti Trump duket se nuk është mjaftuar me kaq, ndërsa ka vazhduar: "Ka shumë vrasës. Ne kemi shumë vrasës. Çfarë, mos mendoni se vendi ynë është i pafajshëm?!" Komentet e fundit të Trump kanë nxitur polemika të ashpra. "Nga njëra anë Trump duket se e mbështet pohimin e O Reilly- t, që e quan vrasës shefin e Kremlinit, ndërsa nga ana tjetër ai denigron vendin, si askush tjetër më parë", shkruan në "Twitter" Bret Stephens, analist i "Wall Street Journal". Demokrati Adam Schiff, që shërben në Komitetin e Inteligjen­cës në Dhomën e Përfaqësue­sve, i ka quajtur të rreme pretendime­t e Trump- it. "Është hera e dytë që e mbron Putinin. Si nuk e kupton dëmin që po i bën vendit dhe dhu- ratën që i ofron propagandë­s ruse?!" ishin komentet e tij. Gjatë intervistë­s, Trump pohoi gjithashtu se e respekton presidenti­n rus, por kjo sipas tij nuk nënkupton se do të shkojë mirë me të.

 ??  ?? Presidenti amerikan, Donald Trump
Presidenti amerikan, Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania