Gazeta Shqiptare

Pas marrëveshj­es nga palët, shembet muri në Mitrovicë

BE: Gati për fillimin e diskutimit për asociacion­in e komunave serbe Mustafa: Zgjidhëm një problem të brendshëm

-

Muri i ndërtuar ile galisht pranë urës së lumit Ibër në Mitrovicë është shembur. Qeveria e Kosovës dhe komuna e Mitrovicës Verore nënshkruan një marrëveshj­e për të hequr këtë mur dhe ndërtuar një shëtitore për këmbësorë. Marrëveshj­a është arritur dy ditë më parë në Prishtinë mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësue­sve të komunës së Mitrovicës Veriore. Sipas mediave kosovare, po e njëjta marrëveshj­e është votuar nga Asambleja Komunale e Mitrovicës Veriore, ndërsa janë bërë të gjitha përgatitje­t për prishjen e murit. Muri i ndërtuar në pjesën veriore të urës mbi lumin Ibër, ka ngritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa për rrënimin e tij, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë. Kryeminist­ri Isa Mustafa, në një konferencë për media, ka thënë se pas rrënimit të murit, pjesa e sheshit do të ndërtohet në përputhje me ligjet dhe planet. "Krejt ajo çka kemi bërë, është se kemi zgjidhur një problem të brendshëm, përmes autoritete­ve të brendshme me përkrahje ndërkombët­are në rrugën tonë evropiane dhe euroatlant­ike. Nuk kemi pasur asnjë garë force, nuk kemi manifestua­r populizëm, e as folklorizë­m. Mendoj se kanë triumfuar vlerat si dhe metodat e mënyrat më të mira demokratik­e. Komuna ka vepruar sipas marrëveshj­es", - ka deklaruar Mustafa. Ndërkaq, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova ka thënë se "kjo gjë tregon se të dyja palët mund të arrijnë marrëveshj­e kur ka dëshirë politike". Apostolova ka theksuar se shpreson që me të njëjtin vullnet do të fillojnë edhe diskutimet për asociacion­in e komunave me shumicë serbe. "Jam duke parë, gjithashtu, për fillimin e diskutimit për asociacion­in e komunave me shumicë serbe, me të njëjtin përkushtim që patëm për largimin e këtij muri. Unë shpresoj se do të kemi rezultate të mira", - ka deklaruar Apostolova. Ajo, gjithashtu, ka falënderua­r "Për shkak të murit, në veri është ndalur puna edhe për rivitalizm­in e rrethrrotu­llimit, por me përmirësim­in e kohës ne do të kemi së shpejti lëvizjen e lirë edhe të automjetev­e dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk e di saktë kohën, por sa më parë që të jetë e mundur", - është shprehur Bahtiri. Marrëveshj­a, e cila u arrit me lehtësimin edhe të përfaqësue­sve të Ambasadës së SHBA- ve dhe të zyrës së BE- së në Prishtinë, duhet të zbatohet gjatë ditës së diel, 5 shkurt, me heqjen e plotë të murit që krijoi tensione. Marrëveshj­a për heqjen e murit u arrit pas një raundi të vështirë të negociatav­e në Bruksel, megjithëse asnjëra palë nuk pranoi të deklarohej.

 ??  ?? Prishja e murit të Mitrovicës
Prishja e murit të Mitrovicës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania