Gazeta Shqiptare

Konfirmimi i kauzave të opozitës

-

shpesh edhe me shembullin e Arben Ndokës përpara, që vullneti i Ramës për dekriminal­izimin është zero dhe lidhja e tij me kriminelët është organike dhe shumë e fortë.

Reforma në drejtësi dhe vullneti për ta kapur politikish­t dhe për ta kontrollua­r. Elvis Rroshi ka hapur çështje në Gjykatën Kushtetues­e përsa i përket heqjes së mandatit të tij. Ndërkohë, Rama përmes ministrit të tij i del në krah dhe shpreh bindjen që ai do vazhdojë punën si kryebashki­ak. A nuk është një sinjal i qartë se kush është dëshira dhe vullneti i Ramës për vendimin e gjykatës? Flet shumë Rama për reformën në drejtësi, por me vepra tregon të kundërtën e moskapjes dhe lirisë së gjyqësorit. Ishministr­i i tij na konfirmoi marrëdhëni­et e Ramës me gjyqësorin që ishin telefonata kërcënuese, përgjime nga policia dhe një terror politik me akuza dhe me metoda të tjera. Rama dërgoi Ahmetajn që të bënte shfaqjen e sukseseve imagjinare me Rroshin, duke treguar qartë që ai është pjesë e skuadrës së tij që do ta mbrojë deri në fund. Gjyqësori duhet t'i përshtatet këtij qëndrimi të Ramës ose ditë të këqija do i presin. * Drejtor i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimev­e

Zgjedhjet e ardhshme dhe vullneti për t'i bërë bashkë me krimin dhe të kontrollua­ra. Takimi dhe fjalimi ishte organizuar në kuadër të punës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme. Arben Ahmetaj është caktuar koordinato­r për Kavajën për zgjedhjet e 2017. Ai e bëri të qartë që do punojë me Elvis Rroshin, ndërkohë është tashmë e qartë lidhja e Rroshit me krimin dhe përkatësia e tij në këtë botë. Ky është një konfirmim që vullneti i Ramës është që zgjedhjet e ardhshme t'i kontrolloj­ë nëpërmjet krimit, kriminelëv­e, shantazhev­e dhe parave të krimit. Nisja e fushatës me një të prekur nga ligji i dekriminal­izimit është mesazhi i qartë që zgjedhjet e lira e të ndershme janë një pamundësi me Ramën kryeminist­ër dhe kompaninë e tij të kriminelëv­e, që i ka veshur me pushtet.

Gjithçka është kaq e qartë sa kushdo e kupton pse protesta është rruga e duhur dhe e vetme që kanë qytetarët. Më 18 shkurt, në shesh për të dhënë mesazhin tonë kundra Ramës, Ahmetajt, Rroshit dhe gjithë të ngjashmëve të tyre që e duan Shqipërinë kopshtin e krimit dhe të drogës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania