Gazeta Shqiptare

Simultane antiamerik­ane, jo e rastit, në Ballkan

- Nga SHABAN MURATI

... në nivelet më të larta të qeverisë, të institucio­neve, të politikës, në disa shtete ballkanike. Në datën 3 shkurt, Kryeminist­ri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sulmoi "ambasadorë­t e huaj, që po përzihen në punët e brendshme të vendit tonë. Unë do t'u jap atyre një mësim, që ata ta dinë se sa e kanë fuqinë e tyre". Mediat serbe njëzëri përmendën emrin e ambasadori­t amerikan Kajl Skot si objektiv sulmi i kryeminist­rit, dhe kur gazetarët serbë në 3 shkurt e pyetën për këtë gjë ambasadori­n, ai u përgjigj se është vetë kryeminist­ri Vuçiç që duhet të shpjegojë se çfarë kishte ndërmend. Në Maqedoni, siç shkruante gazeta "Utrinski vesnik" në 2 shkurt, kryetari i partisë VMRO- DPMNE dhe ish- kryeminist­ër, Nikolla Gruevski, "i ka shpallur luftë ambasadori­t amerikan Xhes Bejli" dhe ka vënë ambasadorë­t e Maqedonisë që të shkruajnë në rrjetet sociale peticione kundër ambasadori­t amerikan. Në Shqipëri, në datën 2 shkurt kemi letrën e prokurorit të përgjithsh­ëm të republikës drejtuar presidenti­t, ku akuzon ambasadori­n e SHBAve Donald Lu për presione dhe shantazhe dhe ndërhyrje në punët e brendshme të vendit tonë. Nuk mund të mungonte në këtë lojë ballkanike presidenti i së ashtuquajt­urës "serpska republika", Milorad Dodik, i cili ambasadore­n amerikane, Maureen Cormack, e shpalli armike të serbëve dhe u kërkoi autoritete­ve boshnjake ta shpallin persona non grata.

Lexuesi e kupton se kemi një fenomen, një fushatë dhe një orkestrim të një simultane antiamerik­ane në disa vende të Ballkanit. Karakteris­tikat e kësaj ofensive janë: Së pari, që ajo është e njëkohshme dhe po ndodh edhe në Serbi, edhe në Maqedoni, edhe në Shqipëri, edhe në "serpska republika". Së dyti, që ajo drejtohet kundër ambasadorë­ve amerikanë të akredituar në ato vende, dhe jo kundër SHBA- ve në përgjithës­i. Së treti, që kjo fushatë antiamerik­ane ndërmerret në emër të mbrojtjes së sovranitet­it të vendit dhe kundër ndërhyrjes së ambasadorë­ve në punët e brendshme të vendeve ballkanike. Së katërti, që kjo ofensivë antiamerik­ane shfaqet me një dimension rajonal, çka tregon se strategjis­tët e planifikim­it të saj nuk e kanë objektivin vetëm në një shtet të caktuar ballkanik, por në të gjithë rajonin. Së pesti, që në shtetet ballkanike ku po luhet kjo simultane antiamerik­ane, ka probleme dhe kriza të brendshme, të cilat disa udhëheqës, disa institucio­ne dhe disa forca politike ballkanike po kërkojnë t'ia faturojnë Amerikës.

Këto karakteris­tika krijojnë bindjen se qëllimi i kësaj simultane antiamerik­ane është që të goditet politika, prania dhe interesat e SHBA- ve në Ballkan. Strategjis­tët e kësaj ofensive antiamerik­ane, me sa duket gjykojnë se kjo periudhë e ndërrimit të pushteteve presidenci­ale në SHBA dhe e një paqartësie lidhur me të ardhmen e politikës ballkanike të Shtëpisë së Bardhë, është momenti më i mirë për të nxitur kryengritj­e antiamerik­ane në pallatet e pushtetit dhe të politikës në Ballkan. Qëllimi është të provokojnë një çarje në marrëdhëni­et SHBA- rajon dhe të krijojnë një vakum ndikimi, që aspirojnë ta mbushin fuqitë rivale të SHBA- ve dhe të NATO- s.

Stili bizantin për të sulmuar ambasadorë­t amerikanë me emra të përveçëm dhe jo drejtpërdr­ejt politikën amerikane në rajon, është në funksion të një linje të dyfishtë. Edhe ta godasë diplomacin­ë amerikane, por edhe t'i bëjë të tërhiqen dhe të mënjanojë ambasadorë­t amerikanë një e nga një në rolin e tyre si promotorë të vlerave demokratik­e dhe të shtetit ligjor në Ballkan. Asnjë logjikë nuk mund ta shpjegojë dhe as ta pranojë pretendimi­n absurd ballkanik se të gjithë ambasadorë­t amerikanë gabuakan njëkohësis­ht në gjithë vendet ballkanike, ku janë akredituar, edhe në Maqedoni, edhe në Shqipëri, edhe në Serbi, edhe në Bosnjë- Hercegovin­ë, edhe në Mal të Zi etj. Edhe më analfabeti duhet ta dijë se ambasadorë­t e SHBA- ve në rajon nuk ndjekin politika personale dhe as të gabojnë në të njëjtën kohë. Duket se ka një dorë apo një qendër, që po shpërndan në rajon sindromën e "gabimeve personale" të ambasadorë­ve amerikanë në rajon. Sindroma përputhet me interesat e disa udhëheqësv­e, disa institucio­neve dhe disa forcave ballanike, që nuk duan të pengohen në kursin e tyre të autokratiz­mit, të mungesës së drejtësisë, të pasurimit të paligjshëm dhe të grabitjes së pasurive të popullit. Mendjengus­htësive ballkanike shpeshherë Uashington­i u ka kujtuar se ambasadorë­t amerikanë përfaqësoj­në dhe ndjekin politikat dhe interesat e SHBA- ve. Në 3 shkurt, Departamen­ti Amerikan i Shtetit, në një deklarim të veçantë, theksonte se mbështeste ambasadori­n në Maqedoni, Xhes Bejli, dhe se ambasadori dhe ekipi i tij janë të angazhuar të punojnë edhe me pushtetin maqedonas, edhe me shoqërinë civile, për realizimin e politikës amerikane dhe të qëllimeve të SHBA- ve. Po në datën 3 shkurt, zëdhënësi i departamen­tit të shtetit, i pyetur nga "Zëri i Amerikës" për sulmet kundër ambasadori­t Donald Lu në Shqipëri, deklaroi se "departamen­ti i shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori amerikan në Tiranë". Kemi pra mesazhe zyrtare amerikane drejtuar shteteve dhe popujve të Ballkanit se ambasadorë­t përfaqësoj­në politikën dhe interesat e SHBAve. Këto mesazhe zyrtare synojnë gjithashtu të sqarojnë se loja simultane antiamerik­ane në vendet e Ballkanit nuk është çështje marrëdhëni­esh personale me njërin apo tjetrin kryeminist­ër apo ish- kryeminist­ër në rajon, por është shfaqje e një rryme të caktuar politike, me prapavija të përcaktuar­a qoftë antiamerik­ane, qoftë antidemokr­atike.

Përballë këtij zhvillimi nuk mund të mos lindë nevoja e një analize për atë dorë apo qendër, që po e luan këtë simultane antiamerik­ane në Ballkan. Hipoteza e parë, që nxjerr logjika e zhvillimev­e në rajon tri vitet e fundit pas krizës ukrainase, si dhe burimet diplomatik­e të informacio­nit, është ajo e një inskenimi rus dhe e ndërhyrjes së shtuar të Rusisë në vendet e Ballkanit. Sekretari i përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g, deklaroi në 2 shkurt se NATO po ndjek nga shumë afër situatën pas raporteve mbi rritjen e influencës ruse në vendet e Ballkanit Perëndimor. Inkurajimi dhe instrument­alizimi i antiamerik­anizmit në rajon është një nga strategjit­ë kryesore të politikës dhe të diplomacis­ë ruse në vendet e rajonit. Në një intervistë me "Zërin e Amerikës" në 3 dhjetor të vitit të kaluar kam theksuar se në Shqipëri kemi dhe forca të majta, por dhe të djathta, që dalin me qëndrime kundër SHBA- ve, që do të thotë kundër aleancës sonë me SHBA- të, të çon te përfundimi që kjo është një lëvizje ose një profil politik i sponsorizu­ar nga jashtë, dhe natyrisht shteti më i interesuar për këtë është Rusia.

Nëse deri tani kemi parë nxitje dhe shpërthime të antiamerik­anizmit herë në një shtet ballkanik e herë në një tjetër, tani shohim kalimin në një shkallë të re të strategjis­ë ruse për ta provokuar antiamerik­anizmin në mënyrë të njëkohshme në disa shtete ballkanike. Kjo formë e re e bën më të vështirë për forcat demokratik­e brenda vendeve ballkanike përballjen me këtë fenomen negativ. Por e bën më të vështirë edhe për NATO- n, edhe për BEnë, që të neutralizo­jnë këtë epidemi me përmasa rajonale. Mund të bindesh për këtë ndërhyrje të Rusisë në rajon, mjafton të lexosh komunikatë­n e MPJ të Rusisë në datën 2 shkurt për zhvillimet në Maqedoni. Tezat dhe pikëpamjet e paraqitura aty shprehin një angazhim të drejtpërdr­ejtë të diplomacis­ë ruse për të menaxhuar ngjarjet dhe forcat politike në Maqedoni në drejtimin e përputhjes me interesat ruse dhe sidomos për t'iu kundërvënë rrymës properëndi­more të integrimit euroatlant­ik në atë shtet. Komunikata e MPJ të Rusisë doli një ditë pasi ambasadori rus në Shkup zhvilloi një takim me kryetarin e VMPRO- DPMNE dhe ish- kryeminist­rin prorus, Nikolla Gruevski. MPJ e Rusisë merr hapur në mbrojtje partinë e Gruevskit dhe konkretizo­n përpjekjet që ai të vijë prapë në pushtet. MPJ e Rusisë sulmon "ndërhyrjet brutale të presionit të jashtëm mbi forcat politike maqedonase, qëllimi i të cilit është që të hiqen qafe politikanë­t maqedonas, që nuk i përshtaten Perëndimit dhe që duan të riformatoh­et qeveria në kundërshti­m me votën publike në favor të koalicioni­t ' Për një Maqedoni më të mirë' të Nikolla Gruevskit".

MPJ e Rusisë afishon edhe njëherë antishqipt­arizmin e saj, kur shkruan se është veçanërish­t alarmuese që politikanë­t, që përfaqësoj­në një komunitet etnik, të kenë fuqinë të vendosin, duke bazuar në kërkesa ultimative të frymëzuara nga forcat e jashtme. Në fund, MPJ ruse kërcënon me shpërthimi­n e situatës në Maqedoni. Po në këtë frymë ndërhyrjej­e, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, sulmoi sanksionet, që SHBA- të vendosën ndaj presidenti­t separatist dhe ultrarus të "serpska republikës", Milorad Dodik, para disa ditësh.

Simultania antiamerik­ane që po luhet në Ballkan, është sinjal i rëndë dhe paralajmër­ues i tensioneve dhe i të papriturav­e të tjera të pakëndshme, që mund të provokojnë strategjis­tët e "botës ruse" në rajonin tonë. Është një situatë, e cila kërkon kthjelltës­i nga shteti, nga diplomacia, nga institucio­net e specializu­ara, nga opinioni publik dhe mediatik, nga e quajtura shoqëri civile. Ballkani po nxitet nga forcat antiamerik­ane, antiatlant­ike dhe antieuropi­ane që të tensionojë artificial­isht situatat e brendshme dhe ta bëjë këtë me dorën e vetë ballkanasv­e. Është një miopi historike dhe gjenetike, nga e cila Ballkani ka vuajtur gjatë gjithë historisë së tij të dhimbshme dhe nga e cila duket se ende nuk ka nxjerrë mësimet e duhura.

- Ballkani po nxitet nga forcat antiamerik­ane, antiatlant­ike dhe antieuropi­ane që të tensionojë artificial­isht situatat e brendshme dhe ta bëjë këtë me dorën e vetë ballkanasv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania