Gazeta Shqiptare

Kukësi thyen Teutën, Partizani vuan, por fiton

Izair Emini mban verilindor­ët në + 4 nga ndjekësit më të afërt. Skënderbeu luan sot Të kuqtë përmbysin Vllazninë në minutën e 88- të

-

Kukësi nuk ndalet, tre gohet cinik, mposht Teutën dhe vijon kryesimin në Superiore. Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka mposhti 1- 0 durrsakët e Gugash Maganit falë një goli të Izair Eminit për t'i dhënë tri pikë, që janë shumë kryesore. Ashtu si trajneri Gjoka paralajmër­oi, ka qenë një ndeshje mjaft e fortë dhe e luftuar nga të dyja skuadrat, por diferencën e bënë kualitetet që ekipi kuksian ka në përbërje. Teuta bëri rezistencë, duke treguar se nuk kishte ardhur për qejf në Kukës, por e kishte të vështirë përballë vendësve, që ishin vërtetë në një formë të mirë. Pas kësaj fitoreje, ekipi i Kukësit shkëputet akoma më shumë në krye të renditjes dhe pret i qetë rivalët, ndërkohë Teuta shtyhet drejt fundit të renditjes dhe tashmë është vërtet e rrezikuar. Partizani arrin të përmbysë Vllazninë në "Selman Stërmasi" për të marrë tri pikë të vuajtura ndaj formacioni­t të Armando Cungut, që në dy ndeshjet e para sezonale ishte ndarë në barazim me të kuqtë. Golit të Elis Bakajt në pjesën e parë iu përgjigjën Bardhi dhe Batha, me golin e fitores që u realizua me 11- metërsh. Një sukses mjaft i rëndë- sishëm ky për skuadrën e Starovës, që vinte në këtë ndeshje pas humbjes me Luftëtarin, ndërsa për Vllazninë situata bëhet kritike, pasi kthehet në garën për të shmangur rënien nga kategoria. Sukaj, ende jo gati fizikisht për të zbritur në fushë, e ndoqi nga tribuna përballjen me ish- skuadrën e tij, me Starovën që në rreshtimin 4- 2- 3- 1, në qendër të mbrojtjes aktivizoi dyshen Ibrahimi- Malota, ndërsa nga krahët Fejzullahi dhe Kalari. Batha dhe Vila para mbrojtjes, Torrasa, Cetkovic dhe Trashi në mbështetje të sulmuesit të avancuar Ekuban. Në krahun tjetër, Cungu aktivizoi Vrapin në vend të Cicmil në qendër të mbrojtjes, ndërsa Bakaj, sulmues i avancuar i mbështetur nga Shtubina dhe Kalaja. Sfida nisi me dominimin territoria­l të të kuqve, por pa momente të rrezikshme në portat respektive. Në të 25'ën Semilaj largoi me vështirësi topin, ndërsa në vijim të aksionit mbrojtja e Vl- laznisë iu bërë mur Cetkovicit. Atëherë kur nuk pritej, Elis Bakaj, i kontestuar nga tifozët e kuq iu kundërpërg­jigj ofendimeve të tyre me një goditje të befasishme nga distanca në të 35'- ën, që falë devijimit të Malotës përfundoi më rrjetë. Krosimi i Mazrekajt në të 62'- ën nuk u arrit as nga Ekuban e as nga Bardhi. Loja merr tjetër rrjedhë pikërisht në minutën e 65- të, kur Jurgen Bardhi i ndihmuar edhe nga devijimi i Bicajt, ktheu baraspeshë­n në rezultat. Partizani merr zemër dhe rrezikon nëpërmjet një kundërsulm­i një minutë pas golit të barazimit, por gjuajtja e Torrasës kontrolloh­et nga Selimaj. 2 minuta para përfundimi­t të kohës së rregullt, Jorgji vërshëllen për 11- m në favor të të kuqve, pas ndërhyrjes së gabuar të Bicajt ndaj Ekuban. Goditjen e penalltisë e merr përsipër Batha, që realizon golin e fitores.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania