Gazeta Shqiptare

Juventusi fiton Derbin e Italisë

Një silur i Kuadradon gjunjëzon Interin

-

inë pozitive të skuadrës së Piolit, që zbriti në Torino pas 7 fitoreve rresht në kampionat. Menjëherë me ' gazin' në maksimum, të dyja skuadrat e nisën ndeshjen me objektivin për të gjetur sa më parë rrugën e rrjetës dhe sinjalin e parë e dha skuadra e Allegrit që në minutën e tretë me një goditje me roveshatë të Dybalas, që u ndal nga Handanovic. Sërish Juventus 8 minuta më pas, por këtë herë ishte traversa që nda- li goditjen e argjentina­sit. Interi u zgjua në të 22'- ën me kombinimin Icardi- Joao Mario, por finalizimi i portugezit kaloi ngjitur me shtyllën. Interi sërish në të 37'- ën me protagonis­t Perisic, goditja e të cilit u prit nga Bufon. Asnjë sekondë frymëmarrj­e, sepse Manzukic humbi nga sytë e Murillos, por ishte i paqartë në finalizimi­n me kokë. Ritëm frenetik për një pjesë të parë spektakola­re, sepse Interi tregoi mentalitet sul- mues me Perisiç, që vuri sërish në provë Bufonin. Dy minutat e fundit rezultuan fatale për zikaltrit që humbën përqendrim­in dhe lejuan Juventusin që të rrezikonte fillimisht me Pjaniç nga goditja e dënimit. Boshnjaku u ndal nga Handanoviç dhe traversa, por jo super- Cuadrado, i cili pak sekonda më pas e stampon topin në rrjetë. Derbi i Italisë jo më kot e mban mbi shpatulla këtë gradë, sepse në kuadratin e blertë lufta sportive u bë edhe më e ashpër në pjesën e dytë. Juventus me armatën e rëndë bardhezi mësyu në mesfushën e Interit. Minuta e 54 rezervoi sërish drithërima me një pasim të saktë të Higuain për Dybala, por Handanoviç veshi kostumin e heroit. Sërish Juventus dhe sërish Dybala me një vertikaliz­im për Higuain, por Handanoviç nuk kishte aspak ndërmend të ngrinte flamurin e bardhë. Kaq mjaftoi në "Juventus Stadium" për suksesin e 18 në kampionat të skuadrës së Allegrit, që këtë sezon kërkon rekordin e titullit të gjashtë rresht, ndërsa Interi bie dhe humbet njëkohësis­ht vendin e katërt, duke u ridimensio­nuar pas një jave të vështirë që nisi me atë humbje në çerekfinal­en e Kupës së Italisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania