Komisioni hetimor për çamët, Ruçi deputetëve: Jo firma pa vendim grupi
Mbledhja e grupit të PS, diskutohet axhenda e ligjeve të Kuvendit
Kryetari
i Grupit Par lamentar të PS- së, Gramoz Ruçi u kërkoi dje deputetëve që të mos firmosin asnjë iniciativë parlamentare nëse nuk ka vendim grupi. Në mbledhjen e djeshme të ligjvënësve socialistë është diskutuar për axhendën e ditës të seancës së Kuvendit, ditën e enjte. Por në një moment, kreu i grupit ka vendosur të sqarojë deputetët në lidhje me nismat që qarkullojnë në Kuvend, dhe veçanërisht për nismën e PDIU- së për ngritjen e një komisioni hetimor për tragjedinë çame. Në grup është bërë e ditur se janë dy deputetët që kanë firmosur tashmë nismën, Artan Gaçi e Ledi Shamku, ndaj ai u la porosi deputetëve të tjerë që të mos hedhin firma pa pasur një vendim grupi. Në mes të janarit, deputetja e PDIU- së, Mesila Doda hodhi propozimin e ngritjes së një komisioni hetimor për çështjen çame. Komision i cili, sipas saj, ka për qëllim hartimin e një dosjeje të plotë të të gjithë asaj çfarë ndodhi përpara dhe pas dëbimit të çamëve nga Greqia dhe rolin e Shqipërisë në atë kohë. “Kërkojmë që të kemi të pranishëm të gjithë ekspertët e së drejtës ndërkombëtare dhe historianë, që të kërkojnë në të gjitha arkivat e vendeve fqinje dhe ato të Shqipërisë për të pasur një material sa më të bollshëm dhe për të dalë me vendime, në mënyrë që të gjitha qeveritë që do të vijnë ta ndjekin dhe ta çojnë në të
PDIU
Deputetja Mesila Doda u shpreh dje, për koalicionin me PS e LSI. Në një intervistë televizive ajo tha: “Historia që tentohet të paraqitet sikur PDIU dhe LSI janë dy shemra që duhet të zihen me njëra- tjetrën është joetike, jopolitike dhe nuk ndihmon askënd. Ky është një qiell i madh, ka vend për të gjithë”.
gjitha instancat, ashtu siç duhet të bëjë çdo qeveri e prekur ndaj një akti të tillë gjenocidial”, - deklaroi Doda.