ATP, statusi i secilës pronë në Korçë
Lista emërore edhe në Pogradec, Kolonjë, Devoll dhe Ersekë. Kompensimi, në rend kronologjik Emrat e pronarëve, sipërfaqja e pretenduar dhe sa kompensohet
Agjencia e re e Tra jtimit të Proëns ka përditësuar regjistrin e saj elektronik për dosjet e pronave në të gjithë vendin. Çdo trashëgimtar pronash ka mundësi të lexojë në "Gazetën Shqiptare" statusin e dosjes së tij dhe problematikën e dokumenteve që mund të ketë secili pronar. Regjistri elektronik mban të dhëna të dobishme e të detajuara për çdo aplikim dhe çdo proces që ka ndodhur me pronat që nga viti 1993. Secila nga dosjet përmban emrin e subjektit të shpronësuar si dhe emrin e subjekteve që e pretendojnë atë pronë. Në dosje pasqyrohen sipërfaqja e pretenduar si dhe lloji i pasurisë, sipërfaqja e njohur, sipërfaqja e kthyer apo e kompensuar. Ndërkohë që pasqyrohen edhe të gjitha vendimet e Komisioneve dhe Zyrave Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për secilin sub- jekt, bashkë me vendimet gjyqësore dhe problematikat e secilës dosje. "Gazeta Shqiptare" nis sot publikimin e pjesës së katërt të listës së veprimeve që janë kryer me dosjet e pronave të qarkut të Korçës. Të gjithë të interesuarit, njihen gjithashtu edhe me problematikat që mund të ketë dosja e tyre, siç është mungesa e dokumenteve të caktuara. Ndërkohë, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka marrë në shqyrtim dos- jet në qarkun e Korçës, të cilat janë në proces shqyrtimi. Regjistri i dosjeve në shqyrtim pasqyron numrin e dosjes, emrin e subjektit të shpronësuar, kërkuesin, llojin e pasurisë si dhe të dhënat në lidhje me sipërfaqen e njohur, sipërfaqen e kthyer dhe sipërfaqen e kompensuar. Në regjistër janë edhe të dhënat për çdo dosje për vendimet e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe problematika që ka çdo dosje, e cila pasqyron mangësinë në dokumentacion. Sot publikohet regjistri elektronik i pronave në qarkun e Korçës, ku përfshihen edhe Pogradeci e Kolonja. Dosjet ndodhen në Agjencinë e Trajtimit të Pronave në proces shqyrtimi do të trajtohen me ligjin e ri. Vendimi do të merret sipas rendit kronologjik të kërkesave edhe kompensimi do të përndahet sipas këtij rendi, me përjashtim të rasteve kur subjekti kërkon të përfitojë nga pagesa e përshpejtuar, ose kërkon të jetë pjesë e tenderit për kompensimin fizik në bazë të pronave që ka vënë në dispozicion ATP- ja.
ATP do t'i japë përparësi kompensimit të truallit. Kompensimi për ish- pronarët për tokën truall, sipas zërit kadastral të vitit 1945 dhe hartës së vlerës së tokës që është në fuqi, do të kryhet me para. Kufiri i caktuar nga ligji është 50 milionë lekë për çdo vendim të njohur.