Gazeta Shqiptare

Altin Qato: Shoqëria Private e Sigurisë Fizike shkeli 8 rregulla

"Mjetet ishin të modifikuar­a, nuk kishin logon dhe as stemën" "Nuk plotësoi kriteret, iu hoq certifikat­a"

- Xhensila Kodra

Shoqëria private që ish te duke transportu­ar paratë e bankës së nivelit të dytë drejt aeroportit të Rinasit dhe që u grabit me armë nga persona ende të paidentifi­kuar, në 1 maj të 2015 kishte lidhur me këtë bankë një kontratë dyvjeçare për shoqërimin e vlerave monetare, por që në ngjarjen e rëndë kriminale ka shkelur 8 rregulla. Ky fakt u bë dje me dije nga drejtori i përgjithsh­ëm për Sigurinë Publike, Altin Qato. Gjatë një konference për shtyp, ai tha se nga analiza paraprake e ngjarjes rezulton se subjekti Shoqëria Private e Sigurisë Fizike "Jaguar" ka shkelur rregullat, si: mjetet për transporti­min e vlerave monetare ishin të modifikuar­a dhe nuk plotësonin kriteret, pavarësish­t se në lejen e qarkullimi­t të lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transporti­t Rrugor janë shënuar "automjet i prodhimit të veçantë". Kamerat e instaluara në mjetin e blinduar nuk ishin të aktivizuar­a në momentin e ndodhjes së ngjarjes, njëri nga drejtuesit e mjetit të blinduar nuk kishte autorizim për të qarkulluar me këtë mjet, punonjësit e shërbimit ishin të pajisur me armë zjarri, por nuk kanë reaguar në përputhje me ligjin "Për përdorimin e armëve"; mjetet e gjurmimit nuk ishin vendosur sipas procedurav­e standarde për shoqërimin e vlerave monetare; të dyja automjetet e shoqërimit të vlerave monetare nuk kishin logon dhe stemën e shoqërisë private të sigurisë fizike; punonjësit e shërbimit të eskortës nuk kanë njoftuar strukturat e Policisë së Shtetit dhe nuk kanë bashkëpunu­ar me to në momentin e ndodhjes së ngjarjes sipas procedurav­e stan- darde; qendra e kontrollit të SHPSF "Jaguar" nuk funksionoi për menaxhimin e këtij shërbimi. Sipas zyrtarit të policisë, duke u bazuar në këto shkelje, Komisioni i Shqyrtimit të Kërkesave për Licencim dhe Certifikim në Drejtorinë e Përgjithsh­me për Sigurinë Publike, paraditen e djeshme vendosi "heqjen e certifikat­ës të titullarit dhe drejtuesit teknik i subjektit të SHPSF "Jaguar" shpk, nënkategor­isë 1.3. B, me seli në Tiranë. Gjithashtu, Qato bëri me dije se vetëm një ditë Vladimir Kosta Deputeti i PS, Vladimir Kosta në statusin e tij ka bërë një kërkesë për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se, "Policia e Tiranës të padisë bankën për krijimin e tensioneve të padëshirua­ra dhe panik ndaj qytetarëve të Shqipërisë!".

Me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, mësohet se është ngritur një grup pune, me qëllim inspektimi­n dhe kontrollin e veprimtari­së së gjithë SHPSF- ve që veprojnë në Republikën e Shqipërisë. Lidhur me këtë fakt, Qato tha dje se për ato shoqëri që do të kenë mangësi dhe shkelje, do të propozohet heqja e licencës së tyre. Ai theksoi më tej se ato shoqëri që nuk përmbushin detyrimet që kanë do të shkojnë deri në ndjekjen penale. "Ruajtja dhe sigurimi i 469 degëve dhe filialeve të Bankave të Nivelit të Dytë në të gjithë vendin bëhet nga 92 SHPSF, me 469 punonjës që kryejnë shërbim vetëm turni i parë dhe për kohën tjetër ruhen dhe sigurohen me anë të sistemeve të alarmit. Sigurimi dhe shoqërimi i vlerave monetare bëhet nga 23 SHPSF, me 501 punonjës shërbimi të certifikua­r, të pajisur me 336 armë dhe me 103 mjete të blinduara", pohoi drejtori Altin Qato.

 ??  ?? Makina ku u grabitë paratë
Makina ku u grabitë paratë
 ??  ?? Drejtori i përgjithsh­ëm për Sigurinë Publike, Altin Qato
Drejtori i përgjithsh­ëm për Sigurinë Publike, Altin Qato
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania