Gazeta Shqiptare

"Autorët nuk na lanë kohë që të vepronim"

Arrestohet "përgjegjës­i" i 6, akuzohen për "Vjedhje me armë" dhe "Shpërdorim detyre". Shoferi u plagos nga ciflat e xhamit Dëshmojnë policët privatë: Na thanë "lini armët tek këmbët"

- Xhensila Kodra Njoftim

Ukapëm në befasi. Au torët erdhën direkt në xhamin e makinës dhe bërtitën që armët t'i linim tek këmbët. Nuk na lanë kohë që të vepronim". Kjo ka qenë dëshmia e 3 policëve privatë të arrestuar nga policia e Tiranës, si dhe e dy shoferëve të blindave. Burime pranë policisë pohuan dje për "Gazeta Shqiptare" se të pestë personat u morën në pyetje për disa orë me radhë veçmas njëri- tjetrit, por sipas tyre nuk kanë mundur të identifiko­nin asnjërin prej autorëve. Gjatë dëshmisë të arrestuari­t kanë treguar se në momentin e parë që makina u doli para dhe përplasi blindin e parë kishin menduar se ishte një aksident rrugor, por gjithçka e kishin kuptuar kur nga mjeti dolën personat e armatosur. Sipas tyre, agresorët fillimisht kanë qëlluar me breshëri në ajër e më pas çanë gomën e parë të blindit. Më pas autorët janë afruar në xhamin e mjetit të parë dhe i kanë kërkuar që të linin armët tek këmbët dhe të zbrisnin nga makina e të shtriheshi­n në tokë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me personat e tjerë që ndodheshin në blindin e dytë, duke mos pasur asnjë mundësi veprimi. Në këtë mënyrë, asnjëri prej policëve privatë, edhe pse ishin të pajisur me armë zjarri, nuk ka mundur të qëllonin. Kjo gjë është qartësuar edhe nga policia, të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestrua­r vetëm gëzhojat e zbrazura nga armët e autorëve, konkretish­t 13 gëzhoja model 64 dhe model 56. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, hetuesit e çështjes kanë sekuestrua­r edhe 2 automjetet e Shoqërisë Private të Sigurisë Fizike si dhe 2 automjetet e djegura plotësisht të përdorura nga autorët. Mësohet se autorë të grabitjes kanë qenë 5 persona të veshur me rroba të zeza dhe me këpucë ushtarake. Xhami i blindit të parë është qëlluar me mjete të Burime pranë hetuesve të çështjes sqaruan se autorët e kësaj ngjarjeje dyshohen të jenë po të njëjtët e grabitjes së ndodhur më 3 dhjetor 2015. Në të dyja rastet skena ka qenë e njëjtë, ku blindi që transporto­nte paratë i pritet rruga nga mjeti i grabitësve del nga një rrugë dytësore. forta, ndërsa xhami i blindit të dytë me armë zjarri. Për pasojë, njëri prej shoferëve, Endrit Daçi kishte marrë plagë në dorë e krah nga ciflat e xhamit. Vetëm pak minuta pas grabitjes, dy makinat e përdorura nga agresorët u gjetën të djegura në vendin e quajtur "Rruga e Hajdutëve" në Fushë- Prezë.

ARRESTIMI I GJASHTË

Ditën që ndodhi grabitja, policia e Tiranës arrestoi si përgjegjës­it kryesorë 5 vetë. Konkretish­t, tre punonjësit e SHPSF, Xhelil Metaj, 43 vjeç; Gentian Gjithçka ka ndodhur në orën 13: 24 minuta, vetëm pak metra pak pasi kalon kryqëzimin e Laknasit. Fillimisht policia ishte njoftuar se kishte të shtëna me armë në afërsi të Universite­tit "Epoka". Ndërsa në vendin e ngjarjes, blutë kanë mbërritur 11 minuta më vonë. Dedja, 31 vjeç; Përparim Logu, 39 vjeç si dhe dy shoferët e kësaj shoqërie, shtetasit Endrit Daçi, 31 vjeç dhe Dashamir Balla, 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Ndërsa ditën e djeshme numri i personave të arrestuar shkoi në 6, duke përfunduar në pranga edhe 56- vjeçari Fatmir Gapi, me detyrë drejtues teknik i SHPSF. Ndaj këtyre 6 personave, policia ka referuar materialet në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke i akuzuar për veprat penale të "Vjedhjes me armë" dhe "Shpërdorim detyre". "News 24" shkoi sërish vetëm një ditë pas ngjarjes në vendin ku ndodhi grabitja. Përveç ciflave të xhamit dhe shenjave të frenimit të makinave, "Neës 24" gjeti edhe një gëzhojë, e cila u kishte shpëtuar syve të dhjetëra efektivëve të policisë. Kjo gëzhojë ishte e 14- ta që u sekuestrua nën cilësinë e provës materiale.

 ??  ?? Makina që transporto­heshin paratë
Makina që transporto­heshin paratë
 ??  ??
 ??  ?? Takimi i ministrit Tahiri me guvernator­in Sejko
Takimi i ministrit Tahiri me guvernator­in Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania