Gazeta Shqiptare

Struktura e rivlerësim­it, lista me 191 kandidatë

Mbyllen aplikimet, ONM do të ketë akses të plotë në dokumentet e aplikantëv­e Aplikues edhe Rama, Becaj, Çomo, Shtylla

- Valentina Madani

Institucio­ni i Avokatit të Popullit publikoi dje listën me kandidatët që kanë shprehur interesin për të qenë pjesë e organeve të vetingut. Përmes një njoftimi për shtyp, Avokati i Popullit bën të ditur se pas një konsultimi me ONM- në, do të hartojë një listë të mirëfilltë me kandidatët që plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e institucio­neve që do të zbatojnë procesin e kontrollit të figurës së prokurorëv­e dhe gjyqtarëve. Sipas njoftimit, filtrin për kandidatur­at do ta kryejë Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t, i cili do të krijojë listën e zezë, ku do të futen ata persona që nuk plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e organeve të vetingut. Avokati i Popullit, mbështetur në nenin 7, pika 5 të ligjit 84/ 2016 "Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë", pas konsultimi­t me ONM- në, do të hartojë një listë me kandidatët, të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatët, të cilët nuk i plotësojnë këto kritere. ONM do të monitorojë këtë proces, duke pasur akses të plotë në dokumentac­ionin e të gjithë aplikantëv­e. Listës emërore që po publikojmë do t'i shtohen edhe emrat e personave që kanë shprehur interesin përmes zyrave postare brenda datës 09 shkurt 2017 sapo kërkesat e tyre të mbërrijnë në adresën e AP", thuhet në njoftimin e AP. Në total kanë aplikuar 191 persona për të qenë pjesë e komisionev­e të vetingut, por në bazë të kritereve të vëna do të përzgjidhe­n vetëm 27 prej tyre. Filtrin për kandidatur­at do ta kryejë Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t, i cili do të krijojë listën e zezë, ku do të futen ata persona që nuk plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e organeve të vetingut. Mes kandidatur­ave bien në sy edhe emrat e ish- kryeprokur­ores Ina Rama, ish- kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, anëtari i KLD Sokol Çomo, Albana Shtylla, sekretare e Përgjithsh­me e Kuvendit ( dhe anëtare e KLD), etj. Numri i të interesuar­ve shënoi një rritje të ndjeshme pasi fundjavën e shkuar ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë si dhe Delegacion­i i Bashkimit Europian bënë thirrje publike për pro- fesionistë­t shqiptarë që të aplikonin për institucio­net që do të kenë përgjegjës­inë për të kryer procesin ndoshta më të rëndësishë­m të të gjithë reformës në drejtësi. Brenda 7 ditëve Avokati i Popullit në konsultim me misionin ndërkombët­ar, i cili ka qasje në të gjithë dokumentac­ionin, harton dy lista me ata që plotësojnë ose jo formalisht kriteret. Më pas do të jetë misioni ndërkombët­ar që do të bëjë vlerësimin për çdo kandidatur­ë, duke hartuar edhe rekomandim­et që përmes Avokatit të Popullit i kalojnë parlamenti­t. Në këtë fazë do të jenë të angazhuar dy ekspertë amerikanë dhe tre europianë.

Publikim Ankandi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania