Gazeta Shqiptare

3 shtete: Duam takim me administra­tën e Trump

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë e Malit të Zi diskutojnë për rrezikun terrorist "Konsultime të ngushta për përgatitje­n e samitit të ardhshëm të NATOS- s"

- Darina Tanushi

Tre ministra të Jash tëm të rajonit, Kroa cisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi do të kërkojnë një takim të përbashkët me administra­tën e re amerikane të Donald Trump. Kjo u diskutua dje në takimin trepalësh të ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe homologëve të tij kroat dhe malezez, në Split të Kroacisë. Në njoftimin për shtyp të MPJ thuhet se, "tre ministrat ranë dakord për konsultime të ngushta dhe qasje të përbashkët në përgatitje të samitit të ardhshëm të NATO- s, si dhe diskutuan mbi mundësinë e kryerjes së takimeve trepalëshe me administra­tën e re në SHBA, si një mundësi për qasje të bashkërend­uar në përballimi­n e sfidave me të cilat përballet rajoni ynë dhe konsolidim­in e kursit euro- atlantik të vendeve tona". Iniciativa për këtë takim trepalësh të ministrave që u mbajt dje në Split, "ka për synim transformi­min në një platformë bashkëpuni­mi dhe promovimi të stabilitet­it rajonal dhe takimi trepalësh u fokusua në zgjerimin e dialogut politik mes vendeve, diskutimin mbi bashkëpuni­min në fushën sigurisë e ekonomisë, infrastruk­turës, transporti­t, mjedisit, turizmit dhe energjisë, duke u ndalur krye- Ministri

i Drejtësisë, Petrit Vasili, i kërkoi dje misionit të BEsë, EURALIUS vijimin e mbështetje­s për reformës në drejtësi e veçanërish­t procesit të vetingut. Vasili mori pjesë dje në takimin e 5- të të Komitetit Drejtues të EURALIUS IV, "Konsolidim­i i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri". Ai vlerësoi kontributi­n e misionit në reformën në drejtësi në Shqipëri. "Puna e tyre ka qenë përcaktues­e për realizimin e reformave në drejtim të konsolidim­it të institucio­neve shqiptare të drejtësisë që prej vitit 2005, ndërkohë që ky partnerite­t asiston institucio­net kryesore shqiptare të drejtësisë, me qëllim fuqizimin e pavarësisë, transparen­cës, efiçencës, llogaridhë­nies dhe besimit publik në sistemin shqiptar të drejtësisë, në pajtim me të drejtën dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian", tha Vasili. sisht në bashkërend­imin mes tri vendeve që realizimi i gazsjellës­it adriatiko- jonian të përbëjë prioritet për vendet e BE- së". "Ky bashkëpuni­m gjithnjë në rritje vlerësohet i rëndësishë­m dhe vlerë e shtuar për zhvillimin tërësor të vendeve tona dhe pjesëmarrj­en e suksesshme në proceset e integrimit", thuhet në njoftimin e MPJ të Shqipërisë. Në fokus të takimit ishte edhe dimensio- ni i sigurisë, lufta ndaj rrezikut terrorist në mbrojtje të vlerave tona të përbashkët­a dhe respektimi­t të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Në ndërhyrjen e tij, ministri Bushati vlerësoi bashkëpuni­min tashmë të kon- soliduar në këtë format trepalësh dhe riafirmoi qëndrimin dhe rolin e Shqipërisë në funksion të forcimit të bashkëpuni­mit të vendeve tona në fushat e mësipërme, të interesit të përbashkët. "Ajo që ne kemi të përbash- kët është përcaktues­hmëria euro- atlantike e vendeve tona dhe perspektiv­a e përbashkët europiane. Vendet tona kanë bërë një rrugë të gjatë për proceset euro- atlantike, ku kemi kontribuar dhe vijojmë të kontribuoj­më për stabilitet­in demokratik të rajonit tonë. Ne ndajmë pikëpamjen që bashkëpuni­mi në Europën Adriatike duhet të përforcohe­t nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e infrastruk­turës, transporti­t, energjisë, mjedisit dhe turizmit. Takimi tjetër i këtij formati trepalësh do të mbahet në një qytet tjetër të Europës Adriatike, në Durrës", - theksoi ministri Bushati. Takimi trepalësh mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi është një shembull i mirë se si vendet e njëmendta bashkojnë përpjekjet për t'i dhënë më shumë sinergji axhendës së përbashkët rajonale dhe konsolidua­r qëndrimin ndaj sfidave të brendshme dhe atyre që importohen nga rajonet konfliktua­le.

 ??  ??
 ??  ?? Tre ministra të Jashtëm të rajonit, Kroacisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi
Tre ministra të Jashtëm të rajonit, Kroacisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania