Gazeta Shqiptare

Basha me biznesin: Rrisim pagën minimale dhe pensionet

Ekspertët gjermanë: Programi i PD- së, realist, i besueshëm dhe i zbatueshëm "Ulim taksat, ndërtojmë portin më të madh në Ballkan"

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, prezantoi dje p r o g r a m i n ekonomik të së djathtës përmes të cilit premton se do të luftojë korrupsion­in dhe do bëjë investime transparen­te. Programin e ri qeverisës të PD- së, z. Basha e shpalosi gjatë një takimi me biznesin, sindikatat dhe ekspertët e CDU gjermane, të cilët ndihmuan në hartimin e tij. Walter Glos, Drejtor Ekzekutiv i Fondacioni­t Konrad Adenauer, Mathias Schafer, Drejtor i Politikane ne fondacioni­n Konrad Adenauer dhe Mathias Hubcher, drejtori i Departamen­tit për Programin ne CDU, të pranishëm dje në takimin me biznesin gjerman, u shprehën se programi i z. Basha ka prioritete­t e duhura dhe jep zgjidhjet e duhura për ekonominë. Ata theksuan se në program përfaqësoh­et mundësia e sipërmarrë­sit dhe e qytetarit. Programi, lejon menaxhimin e buxhetit për ta bërë më të aksesueshë­m, më transparen­t. Ekspertët gjermanë u shprehën se një shtet i fuqishëm nuk është ai që përfshihet kudo dhe shpenzon shume para, por ai shtet që mban kuadër të besueshëm ligjor dhe mban premtimet. Nga ana e tij z. Basha premton lehtësi për familjet në nevojë si dhe mbështetje për bizneset, infrastruk­turën dhe transparen­cën e qeverisjes. Kreu i PD- së rreshtoi disa lajme të mira nëse do të votohet kryeminist­ër. Do të niste punën duke firmosur menjëherë dyfishimin e pagesës së ndihmës ekonomike. Paga minimale në vend të shkojë në 32 mijë lekë dhe nga ana tjetër 32 mijë lekët e para të çdo page, do përjashtoh­en nga tatimi. Për pensionist­ët premtohet rritjes së pensionit minimal me 33% brenda mandatit të parë dhe ulje e moshës së daljes në pension. Në gjithë këtë skemë për familjen premtohet dhe ulja e kostos për energjinë, tvsh e saj do të ulet me 5 %, çka për demokratët do ulë dhe çmimin e energjisë, do të ketë falje të kamatëvone­save dhe pagesë nga shteti të 200 kilovatëve të para të shpenzuara. Sidoqoftë rimëkëmbja ekonomike, shprehet z. Basha ka si kategori të parë për mbështetje rininë. Qeverisja e vogël është zotimi, si dhe ulja e barrës fiskale, premtuar prej një viti. Ajo parashikon taksën e sheshtë 9 për qind, zerimin e tatimit mbi dividendin, tvsh vetëm me një shkallë tatimore 15%. Biznesi i vogël; do të tatohet me një kuotë fikse, 1,5% të xhiros, tha Basha ndërkohë para biznesit gjerman në tryezë, theksoi si themelore transparen­cën e qeverisjes. "Çdo punëdhënës, që punëson individë nga kategoria e familjeve me ndihmë ekonomike do të subvencion­ohet me gjysmën e kontributi­t të punë dhënësit për sigurimet shoqërore. Ne parashikoj­më që deri në fund të mandatit të parë qeverisës të rrisim minimalish­t 33% pensionin minimal dhe të ulim moshën e daljes në pension", theksoi z. Basha. Në programin qeverisës, Partia Demokratik­e synon rritjen e ndihmës ekonomike, ndërsa premton një paketë të plotë sociale për familjet në nevojë. "200 kv e parë të energjisë elektrike do të paguhen si pjesë e paketës së ndihmës sociale, po ashtu fatura e ujit dhe librat e fëmijëve. Një nga vendimet e para të qeverisë time do të jetë rritja e ndihmës ekonomike dhe shpërndarj­a në çdo familje", theksoi kreu i PD- së. Z. Basha premtoi dhënien fund të kontratave monopolist­e dhe rishikim të koncension­eve, ndërsa krah investimev­e ambicioze në infrastruk­turë foli për ndërtimin e një porti të madh, strategjik për gjithë Ballkanin. "Ndërtimi më në fund të një porti të thellë me kapacitete të mëdha për t'i dhënë Shqipërisë të jetë një magazinë për Ballkanin dhe më gjerë", u shpreh z. Lulzim Basha. I zhgënjyer nga gjithë qeveritë e mëparshme, biznesi i kërkoi kryetarit të Partisë Demokratik­e firmosjen e një kontrate garancie që të mos ndryshojnë premtimet dhe paketa fiskale. Partia Demokratik­e në platformën qeverisëse parashikon uljen e TVSH për energjinë 5%, taksë e sheshtë 9%, tatim mbi vlerën e shtuar në masën 15% dhe taksë fikse për biznesin e vogël, 1.5% të xhiros.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha gjatë prezantimi­t të programit të ri me biznesmenë­t gjermanë
Kreu i PD- së, Lulzim Basha gjatë prezantimi­t të programit të ri me biznesmenë­t gjermanë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania