Gazeta Shqiptare

Operacione­t, sekuestroh­en 2.2 tonë kanabis në Lezhë dhe në Tepelenë

Policia shpall në kërkim një 40- vjeçar nga fshati Dhëmblan Sekuestroh­et një gomone në grykëderdh­jen e lumit Ishëm

-

Mbi 2 tonë kanabis sativa janë sekues truar nga Policia e Shtetit në dy operacione të zhvilluara në Lezhë dhe në Tepelenë, ndërsa është shpallur një person në kërkim. Operacioni i parë, i koduar "Adriatik" u zhvillua në grykëderdh­jen e lumit Ishëm nga Policia Kufitare në bashkëpuni­m me sektorin e antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Lezhës dhe komisariat­in e Kurbinit. Gjatë këtij operacioni u sekuestrua një gomone dhe një sasi prej 1 tonë e 450 kg lëndë narkotike. Operacioni i dytë u zhvillua në Dhëmblan të Tepelenës, ku në një banesë u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 762 kg kanabis.

LEZHË

Dje shërbimet e policisë kufitare Shëngjin kanë konstatuar një gomone në grykëderdh­jen e lumit Ishëm. Në gomone nuk u konstatuan persona dhe as përreth saj. Menjëherë blutë e Lezhës kanë filluar kontrollin e territorit përreth. Si rezultat i krehjes së zonës, në vendin e quajtur Godull në Kurbin u gjet e fshehur në shkurre një sasi lënde narkotike e dyshuar marijuanë paketuar e gatshme për trafikim në total 1 ton 450 kg. Ndërkohë vijojnë hetimet për identifiki­min e autorëve dhe dokumentim­in e plotë të ngjarjes.

TEPELENË

Policia e Tepelenës ka sekuestrua­r dhe asgjësuar me anë të djegies një sasi prej 762 kg kanabis sativa, ndër- sa ka shpallur në kërkim poseduesin e lëndës narkotike. Në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative se në banesën e shtetasit G. D. kishte lëndë narkotike, blutë kanë ushtruar kontroll në këtë banesë. Gjatë kontrollit rezultoi se në tavanin e banesës dhe në një kasolle në afërsi të saj janë gjetur 55 thasë plastmasë me ngjyrë të zezë, ku brenda tyre kishte kanabis me peshë 762 kg. Nga specialist­ët e seksionit Kundër Narkotikëv­e u bë shpallja në kërkim e 40- vjeçarit G. D., banues në fshatin Dhëm- blan. Policia po punon për arrestimin e këtij shtetasi. Materialet në ngarkim të tij iu përcollën për hetime të mëtejshme Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastë­r veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Kurbin
Droga e sekuestrua­r në Kurbin
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Tepelenë
Droga e sekuestrua­r në Tepelenë
 ??  ?? 28- vjeçari Arlind Lulushi
28- vjeçari Arlind Lulushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania