Gazeta Shqiptare

32- vjeçari vret të dashurën dhe më pas vetëvritet me plumb në kokë

FIER/ Policia: Krim pasioni, dy të rinjtë kishin lidhje jashtëmart­esore Dy të rinjtë u gjetën të pajetë brenda në makinë

-

Një 32- vjeçar nga Fieri ka vrarë të dashurën me pistoletë dhe më pas është vetëvrarë me një plumb në kokë. Ngjarja tragjike ka ndodhur paraditen e djeshme në aksin rrugor Fier- Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit bënë me dije se dy të rinjtë, Drini Derveni dhe Ermira Arapi Dushi u gjetën të pajetë në makinën fuoristrad­ë tip "Jeep" me targë AA 939 OY të parkuar anës rrugës. Menjëherë pas krimit të dyfishtë, blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Sipas hetuesve të çështjes dyshohet se 32vjeçari, banues në lagjen "11 Janari" të qytetit të Fierit dhe 29- vjeçarja nga fshati Ngurrëz të Lushnjës ishin respektivi­sht të martuar dhe dyshohet që kishin një lidhje jashtëmart­esore me njëri- tjetrin.

NGJARJA

Burime pranë grupit hetimor pohuan se rreth orës 11: 40, në afërsi të fshatit Shënpjetër janë gjetur të pajetë brenda në makinë dy të rinj. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u bë i mundur identifiki­mi i viktimave, të cilët janë Drini Derveni, baba i dy fëmijëve dhe Ermira Arapi, nënë e një fëmije ( vajze). Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, dyshohet që 32vjeçari ka qëlluar fillimisht për vdekje gruan me të cilën kishte lidhje jashtëmart­esore dhe më pas i ka dhënë fund dhe jetës së tij. Sipas policisë, bazuar nga provat e gjetura në vendin e ngjarjes, dyshohet se bëhet fjalë për krim pasioni. Po të njëjtat burime u shprehën se i riu u gjet me një pistoletë tip "TT" në dorë, ndërsa sqaruan se ka bërë qitje me puthitje në kokën e tij. Një fakt i tillë i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmart­esore. Gjithashtu, ka dyshime të forta se ndërprerja e lidhjes mund të jetë një nga arsyet e krimit që tronditi banorët e zonës. Ndërkohë, policia nuk përjashton edhe mundësinë që viktimat të jenë ekzekutuar nga një person i tretë, i cili më pas mund të ketë manipuluar provat për t'u dukur si vetëvrasje. Hetimet janë ende në fazë fille- stare, ndaj do të jenë veprimet e mëtejshme që do të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia dhe prokuroria e Fierit janë duke hetuar intensivis­ht për të hedhur dritë mbi Sipas policisë, i riu Drini Derveni u gjet me një pistoletë tip "TT" në dorë, ndërsa sqaruan se ka bërë qitje me puthitje në kokën e tij. Një fakt i tillë i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmart­esore. Gjithashtu, ka dyshime të forta se ndërprerja e lidhjes mund të jetë një nga arsyet e krimit që tronditi banorët e zonës.

krimin e dyfishtë. Nga ana tjetër, mësohet se Drini Derveni banonte në qytetin e Fierit, ndërsa, Ermira Arapi nga Lushnja punonte si shitëse në një dyqan në këtë qytet.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Viktima Ermira Arapi
Viktima Ermira Arapi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania