Gazeta Shqiptare

Ndotja, Veliaj: Gjoba ndaj PD- ës, ka vendim gjykate, do paguaj me përmbarim

Analiza vjetore e Ndërmarrje­s së Qytetit Nr. 1, 4 mijë kosha

-

Kryetari

i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në analizën vjetore të Ndërmarrje­s së Punëtorëve të Qytetit Nr. 1, ku vlerësoi punën e bërë, sidomos sa i takon pastrimit dhe lirimit të hapësirave publike. Krahas punës së përditshme me pastrimin e qytetit në mënyrë kapilare, Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë edhe me masat sensibiliz­uese dhe parandalue­se të ndotjes në qytet. "Vetëm dje kemi vendosur 268 gjoba për individë, për të treguar se qëllimi nuk është të mbushim arkën me gjoba, por për t'i dhënë një leksion se në Tiranë nuk e tolerojmë këtë.", theksoi Veliaj. Kreu i Bashkisë deklaroi se askush nuk do të tolerohet kur

QESET PLASTIKE

Ai tha se për të minimizuar ndotjen dhe shmangur problemati­kat, Tirana do të jetë i pari qytet në Shqipëri që do të eliminojë përdorimin e qeseve plastike. "Duke filluar nga kjo verë, do të vendosim disa politika strikte, fillimisht qeset në supermarke­te do të bëhen me pagesë, derisa të shkojmë në një ndalim përfundimt­ar të tyre", tha Veliaj.

dëmton apo ndot qytetin duke bërë lidhjen dhe me protestën e opozitës më 18 shkurt, ai përmendi gjobën e vendosur për ndotje më 8 dhjetor, e cila do paguhet me

përmbarim. "Vetëm këtë vit, sa herë që është bërë një protestë, ditë të shtunë, ditë të diel, përgatitun­i keni tjetrën në datë 18 shkurt, kemi pastruar plehrat e atyre që bër- tasin kundër bashkisë dhe e lënë Tiranën zhul. Por, ama, në respekt të atyre që pastrojnë, edhe bashkia është sjellë ndryshe. Për herë të parë kemi një parti politike në Shqipëri të dënuar me vendim gjykate për ndotje, e cila duhet ta paguajë gjobën dhe do ta paguajë me përmbarim. Kjo ishte hera e parë në Republikën e Shqipërisë që gjykata gjobiti një parti për ndotje publike, për urinim publik dhe për abuzim me gjelbërimi­n.", tha Veliaj. Ai shtoi se, krahas rritjes së përgjegjsh­mërisë në punë, në gjithë Tiranën janë bërë një sërë investimes­h që krijojnë lehtësira për çdo qytetar për të respektuar ambientin e përbashkët. "Kemi vendosur 4000 kosha në total, kazanë të mëdhenj e të vegjël. Kur ishin koshat e hapur, disa njerëz thoshin, kështu të hapur, vijnë, tani që i kemi të mbyllur me valvul, thonë se valvula është shumë e ngushtë, mezi futet brenda; e zgjeruam prapë valvulën që të jetë me kollajtë", shtoi Veliaj.

 ??  ?? Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në analizën vjetore të Ndërmarrje­s së Punëtorëve të Qytetit Nr. 1
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në analizën vjetore të Ndërmarrje­s së Punëtorëve të Qytetit Nr. 1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania