Gazeta Shqiptare

Lista e UNESCO- s për monumentet e Gjirokastr­ës nuk përputhet me listën e zyrtarizua­r tani vonë nga Ministria e Kulturës

- Nga Moikom Zeqo

... tani vonë Ministria e Kulturës, - kjo në substancë nuk ka shumë rëndësi dhe nuk shërben si alibi, - numri i monumentev­e të skualifiku­ara dhe të hequra të kategorisë së dytë është i madh dhe përbën në koleksioni­n kryesor gati gjysmën e monumentev­e të njohura ndërkombët­arisht dhe juridikish­t nga ONESC- o! Sigurisht që lista që ka UNESCO i është dhënë nga shteti shqiptar, pra kanë vlerë përcaktues­e në arsyetimin tonë se asnjë monument nuk mund të hiqet për të zvogëluar listën reale të monumentev­e. Së pari, Gjirokastr­a është e shpallur ligjërisht si një QytetMuze. Ky status ka një karakter gjithëpërf­shirës. Pra, nuk është si qytetet e tjera, që nuk janë shpallur muze, por që janë monumente kulture. Kjo pikë është e veçantë për Gjirokastr­ën dhe në mënyrë të veçantë edhe për Beratin. Për qytetet e tjera nuk thuhet në këtë mënyrë. Pra, ky përcaktim Qytet- Muze presupozon jo vetëm ansamblin e monumentev­e të kategorisë së parë, por edhe ansamblin e monumentev­e të kategorisë së dytë. Prandaj është shumë e vështirë të marrësh vendime për të hequr nga lista monumente të kategorisë së dytë, sepse prish atë që quhet në tërësi koleksioni i plotë i qytetit të Gjirokastr­ës. Çdo gjë që ka ndodhur në Gjirokastë­r këto 25 vite, dëmet, shkatërrim­et, mungesa e kujdesit apo restaurime­ve lidhet me dobësimin e statusit të vërtetë muzeor të këtij qyteti. Unë e kam përjetuar me shqetësim shumë të madh. Në vitin 2000 me një grup intelektua­lësh të Gjirokastr­ës krijuam Forumin e Intelektua­lëve të Gjirokastr­ës për të mbrojtur vlerat e monumentev­e me kryetar Forumi, Agim Mero dhe nënkryetar unë, për disa vjet sensibiliz­uam opinionin publik dhe botuam edhe një revistë me tri numra me këtë problemati­kë të thekshme. Një Forum që ndikoi shumë për sensibiliz­imin deri në Francë në UNESCO, që të fitohej statusi i qytetit të mbrojtur si trashëgimi botërore nga UNESCO. Tani shikoj me shqetësim që jo vetëm nuk është përmirësua­r asgjë pas këtij statusi, që e shumëfisho­n më shumë statusin e Qytetit- Muze. Pra, i jep një përgjegjës­i institucio­nale jo vetëm Shqipërisë. Por duhet marrë mendimi edhe i specialist­ëve me ata që na e akorduan këtë status dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Vetëm një këshill shumë profesiona­l specialist­ësh mund të vendosin mbi këtë çështje. Nuk mund të vendosë dot as Ministria e Kulturës. Statusi i ministrisë është i një dikasteri, i cili ka karakter ekzekutiv, por jo shkencor. Problemet që lidhen me Gjirokastr­ën janë para së gjithash shkencore. Unë kam informacio­n që Ministria e Kulturës ka hequr nga lista rreth 236 monumente të kategorisë së dytë. Pra, i ka shfuqizuar si të tilla në Gjirokastë­r. Pse është bërë kjo gjë nuk e argumentoj dot. Ndoshta është edhe një arsye në prapavijë për të bërë ndryshime apo ndërtime në ndërhyrjet që mund të bëjë shteti tani duke pasur një alibi që këto nuk janë më monumente të kulturës, ose kanë qenë monumente të kulturës së kategorisë së dytë dhe tani nuk janë më. Unë kam studiuar listën e njohur zyrtarisht dhe nga UNESCO për monumentet e kulturës, që ka qyteti i Gjirokastr­ës. Qyteti ka 56 monumente të kulturës të kategorisë së parë. Imagjinoni një qytet që ka të shpallur 56 monumente të kategorisë së parë nuk mund të quhet i plotë, por këto e meritojnë këtë status, sepse janë të patjetërsu­eshme dhe me vlera të veçanta, ndaj janë kategoria e parë. Ndërsa kategoria e dytë përbëjnë numrin më të madh, që janë në lagjen “Palorto” 105 monumente të kategorisë së dytë, në lagjen “Varosh” janë 104 monumente të kategorisë së dytë, në “Hazmurat” janë 72 monumente të kategorisë së dytë, në lagjen “Partizani” janë 46 monumente të kategorisë së dytë, në lagjen “Dunavat” janë 75 monumente të kësaj kategorie, në lagjen “Manalat” janë 28 monumente të kategorisë së dytë, në lagjen “Meçide” janë 40 monumente të kategorisë së dytë, në lagjen “Pazari i Vjetër” janë 90 monumente të kategorisë së dytë. Edhe njeriu më profan, që nuk është profesioni­st, por që ka një vetëdije qytetare e kupton që monumentet e kategorisë së dytë përbëjnë shumicën dhe në tërësi përbëjnë plotësimin e koleksioni­t të monumentev­e të kulturës në Gjirokastë­r. Unë nuk mund ta kuptoj se cila është arsyeja më minimalist­e, që t’i shkojë ndërmend një njeri, aq më tepër MK, e cila ka funksionin e mbrojtjes të trashëgimi­së kulturore, që të hiqen nga lista 236 monumente të kategorisë së dytë. Kush mund ta bëjë këtë shfuqizim dhe pse bëhet? Nëse është bërë kjo gjë për faktin se monumentet e kategorisë së dytë nuk kanë vlerën e monumentev­e të kategorisë së parë, ky është një mendim i pasaktë shkencëris­ht. Monumentet e kategorisë së dytë janë shumë të rëndësishm­e. Dhe janë plotësuese, janë ato që përbëjnë substancën ku evidentohe­n monumentet e kategorisë së parë. Këto monumente të kategorisë së dytë nuk duhet të prekeshin në asnjë mënyrë. Por edhe sikur të ishte ndonjë arsye më madhore, që mund të bëjë ndërhyrje shteti, nuk bëhet pa vendosur specialist­ët dhe pa bërë një debat për këtë çështje. Jam i bindur që ministria e ka bërë në mënyrë urdhërore këtë çështje, pra IMK nuk ka fuqi kundërshtu­ese ndaj ministrisë. Dhe arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse nuk ekzistojnë specialist­ë të mirëfilltë të fushës. Ka një administra­të burokratik­e, që nuk e ka idenë fare se çfarë janë monumentet e kul- turës. Unë e kam ngritur këtë shqetësim disa herë. Janë dy qytete, Gjirokastr­a dhe Berati, që pas marrjes së statusit janë pasuri e njerëzimit nga UNESCO dhe nuk kanë asnjë ndryshim në përmirësim­in e instrument­eve të restaurimi­t dhe të mirëmbajtj­es. Unë nuk di të jetë ngritur ndonjë atelie, siç kanë pasur më parë Gjirokastr­a ose Berati, qoftë edhe me fonde jo shumë të mëdha. Nuk di që të krijohen ekipe specialist­ësh për të dyja qytetet në mënyrë që të ndjekin me përgjegjës­i të madhe çështjen e ruajtjes, por edhe të restaurimi­t të monumentev­e. Unë nuk njoh asnjë specialist më të madh për banesën popullore për monumentet e Gjirokastr­ës se sa studiuesin e shquar jo vetëm në rrafsh shqiptar dhe ballkanik se sa profesor Emin Riza. Asgjë nuk mund të bëhet pa marrë mendimin e tij. Nëse nuk pyetet ai njeri, kush janë njerëzit e tjerë? Emin Riza i ka kushtuar jetën, ka një jetë të tërë që u është kushtuar monumentev­e të Gjirokastr­ës. Po si nuk pyetet ky njeri? Çfarë janë këta burokratë që nuk pyesin një shkencëtar, ose dhe kolegët e tij? Forumi i Intelektua­lëve për Mbrojtjen e Gjirokastr­ës është një forum i gjerë, ku është edhe Ismail Kadare, shkrimtarë dhe artistë që janë nga Gjirokastr­a, nga tërë Shqipëria, por pse nuk pyetet asnjë prej tyre? Jam marrë me Gjirokastr­ën, jam dhe ‘ Qytetar Nderi’ në këtë qytet dhe nuk mund të rri indiferent dhe të hesht, kur mendje mediokre dhe aspak specialist­ë në ministri në mënyrë mekanike të pastudiuar të bëjnë heqjen e 236 monumentev­e të Gjirokastr­ës. Kjo do të thotë që ti o shtet dekorativ pa vizion për kulturën, normalisht ke prishur koleksioni­n. Është shfuqizuar pjesa më e madhe e koleksioni­t të Gjirokastr­ës, saqë mund të thuhet që vetëm ato monumente të kategorisë së parë që përbëjnë 56 monumente nuk janë më qytet. Pra, ti prish pjesën më të madhe të monumentev­e dhe në vend që t’i fuqizosh këto 56 monumente të kategorisë së parë me tërë ansamblin, ti si ministri shfuqizon 236 monumente, që përbëjnë një pjesë të madhe të qytetit.

Unë bëj një pyetje: Pse qenka ky një qytet që quhet koleksioni i monumentev­e të kulturës, kur ti i heq statusin e monumentev­e të kulturës, qoftë edhe të kategorisë së dytë? Ne jemi në pritje të ngjarjeve se si do të zhvillohen, por të jeni të bindur që nuk do të kalojë kaq lehtë. Nuk do jetë e pranueshme nga ana jonë deri në fund ideja e zhvlerësim­it e heqjes së statusit të këtyre monumentev­e të qytetit të Gjirokastr­ës, që e katandis këtë qytet jo ai që është në të vërtetë, por lë vetëm një pjesë .

Mendoj që në këto 26 vite duke përfshirë edhe vitet që është kjo Ministri Kulture sot, është tentuar të bëhet diçka për monumentet e kulturës, por jo gjëra substancia­le. Unë nuk shikoj një vështrim të një restaurimi të pjesëve të veçanta të kalasë, që është një monument i madh ose elementë të tjerë të shtëpive. Të mos harrojmë se kemi dhe fakte, që herë pas here bien dhe shtëpi të kategorisë së parë, ose që janë kërcënuar siç është Shtëpia e Babametove, apo edhe të tjera. Kjo tregon që ministria është në formën e një pritshmëri­e, por nuk është se e ka me ndonjë ngulm të madh idenë që në të ardhmen nga ndonjë shi apo tërmet mund të bien edhe monumente të tjera, pra nuk kemi parë te kjo ministri një punë parapërgat­itore për t’i paraprirë. Kam propozuar që të restaurohe­shin këmbët e ujësjellës­it të Ali Pashë Tepelenës. Kjo do të shërbente edhe si një rindërtim i imazhit të shekullit 19 të Gjirokastr­ës, aq më tepër që kemi dhe një pikturë të njohur, që mund të bëhet ky rindërtim siç është ajo e Edward Lear. Një restaurim i tillë nuk e di pse nuk bëhet. Në fund mund të themi që të gjitha Ministritë e Kulturës në këto 25 vite as nuk e kanë kuptuar se çfarë është Gjirokastr­a dhe Berati. Këto qytete duan një vizion të madh shkencor dhe një dashuri për monumentet, por ka munguar fatkeqësis­ht. Ajo që më shqetëson më shumë është bërë boshllëku i njerëzve profanë në ministri që kanë zëvendësua­r specialist­ët. Nuk ka personalit­ete të kulturës në organizmat shtetërore, që merren me monumentet e kulturës. Nuk ka personalit­ete të shquara, që duhet të merren me monumentet e kulturës. E pabesueshm­e, por edhe e vërtetë!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania