Gazeta Shqiptare

Nusja e nipit: Ruaj ende unazën e saj, në letrat e fundit na thoshte ejani e merrni sendet e mia Kumbaro: Gati projekti i zbatimit për rikonstruk­sionin e shtëpisë së lindjes në Gjirokastë­r! Edi Rama: Do hapim dosjen e Musinesë, hedhim dritë mbi faktet tra

Familja: Rrëfimet për torturat, la shënim emrat e spiunëve

-

të dilte e çirrte. Trupi i saj kishte shenja. Ende e ruaj unazën e saj, që ajo e kish trashëguar nga e ëma". Për herë të fundit e ka takuar në korrikun e vitit 1983. "Musineja vdiq në 13 gusht kur ne ishim me leje vjetore. Nuk arritëm ta takonim edhe njëherë si i patëm premtuar. Mezi priste që njëra nga ne të shkonim e të rrinim me të. Nuk arritëm dot, dhe kjo na ka mbetur në mendje. Kur ajo vdiq, të dielën nuk punonte posta. E të hënën kur e morëm ne vesh e shkuam atje, ishte varrosur. Në Kanada kam gjetur varrmihësi­n e saj, Gjergji Gjergon- dhëndri i Beqir Ballukut, i persekutua­r në Rrëshen. I kishin thënë ta varroste në një cep, sepse mendonin se do kishte ujë, donin ta varros- nin në ujë", tregon Bibika.

Në fund, ajo ndan me median edhe faktin se shumë gjëra i ka vetë Musineja për në muze. "Kemi dorëshkrim­e, letra, çarçafë e brezin që i ka pasur në Rrëshen. Në dorëshkrim­e ka gjëegjëza, ritet e dasmës, vdekjes, lindjes, ka përralla. Gjatë kohës që ishte në internim, ka ndërruar 10 shtëpi. Në shënimet e saj ka emra e pseudonime njerëzish që i kanë bërë keq, që e kanë spiunuar". Mbi raportin me Hoxhën, ajo mohon të ketë dijeni, veç në mos sipas saj, kanë qenë nënat, ajo e Enver Hoxhës dhe ajo e Musinesë që kanë folur për një fejesë të mundshme".

AMBASADA AMERIKANE

Një prej dokumentev­e që ekspozohen është edhe një kabllogram i Ambasadës Amerikane të kohës, që ende ruan shënimin "Konfidenci­ale". Në të shkruhet se "Dje pas seancës gjyqësore, turma sulmoi fugonin e të burgosurve dhe rrihi keqas të pandehurit. Kokalarit, njërës nga dy gratë e akuzuara i shkulën pothuaj gjysmën e flokëve. Rojet bënin sehir".

RAMA E KUMBARO

Në përkujtimi­n e 100- vjetorit të lindjes së një prej figurave të qëndresës kundër diktaturës komuniste, intelektua­les Musine Kokalari, mori pjesë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Në ceremoninë e mbajtur në Bibliotekë­n Kombëtare, ajo bëri me dije se Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumentev­e kanë përgatitur projektin rikonstruk­sionit të shtëpisë ku lindi Musineja në Gjirokastë­r, djegur në vitin 2014. "Për këtë ofrojmë dhe një fond për restaurimi­n që në bashkëpuni­m me familjen të ndërtojmë një model të shtëpive së shkrimtarë­ve me hapësirën muzeale kushtuar Musinesë dhe atë të mikpritjes - projekt më i gjerë që ne po krijojmë në Gjirokastë­r me një seri banesash, ku historia përzihet me arkitektur­ën, letërsia me bujtinën dhe kujtesa me të shkuarën që na kthen drejt së ardhmes", tha Kumbaro, e cila shtoi më tej "se ngjarjet do të vijojnë në javë të tjera dhe nesër në Gjirokastë­r për të shkuar në gjurmët e Musinesë, për të mos harruar atë, për të mos harruar viktimat e persekutim­it komunist, për të mos e lënë të keqen të përsëritet". Kumbaro e quajti Musinenë "simbol që përmes brishtësis­ë i qëndroi diktaturës, Gruaja- Libër". "Musineja mbetet një personazh që intrigon me kombinimin e çuditshëm që përvijohet, midis profilit shumë të rafinuar, siluetës prej Madone, vështrimit të përhumbur, deklaratav­e të forta, zgjedhjes socialdemo­krate, vrazhdësis­ë së gjyqit politik, teksteve naive me nënon plakë, kërkimit akademik në një italishte perfekte, nga sokakët e të marrëve te kishat bibliotekë të Romës, nga burgu te pavijoni onkologjik; nga qëndismat e mëndafshta te fjala e dëshpëruar prej mungesës së lirisë", tha Kumbaro. I pranishëm në ceremoninë kremtuese në 100- vjetorin e lindjes së shkrimtare­s së parë shqiptare dhe intelektua­les së shquar Musine Kokalari, Kryeminist­ri Edi Rama tha se "Dosja e Musinesë do të jetë e para që do hapë një histori të re, të hedhjes dritë mbi faktet tragjike të së shkuarës dhe të shqyrtimit të gjithë dokumentev­e dhe njohjen me gjithë personazhe­t që i kanë ikur dritës së të shkuarës që shumë shpesh na janë shfaqur me dy gishtat lart përballë prozhektor­ëve të të sotmes".

 ??  ?? Sendet personale të Musinesë Në foto: Bibika, nusja e nipit dhe Musine Kokalari
Sendet personale të Musinesë Në foto: Bibika, nusja e nipit dhe Musine Kokalari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania