Gazeta Shqiptare

Distanca mes politikës dhe shqiptarëv­e

-

tikave të reja sociale? Cila është realisht gjendja e arsimit? Me detaje. A kemi shëndetësi më cilësore? Këto nuk janë tema të lehta. Dhe jo gjithmonë interesant­e kur trajtohen. Por nëse, për shembull, opozita do të investonte më shumë në hetime e kërkime të tilla, do të kishte argumente më bindëse përpara njerëzve sesa “të rrëzojmë qeverinë”. Historitë nga situata të vërteta të njerëzve janë më të efektshme sesa mesazhi i opozitës: “zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Zgjedhjet janë është problem i politikës, jo i shqiptarëv­e.

Për qeverinë, dhe shumicën në përgjithës­i, një mënyrë për të shkurtuar distancën mes politikës dhe shqiptarëv­e do të ishte të mos i përgjigjet çfarëdo akuze politike. Mjafton të zgjedhë si publik njerëzit dhe jo opozitën dhe do të mund të ishte më pranë njerëzve edhe në parlament.

Kështu, politika në të dy krahët do të mund të përfitonte prej një komunikimi politik më efektiv.

Së dyti, mediat. Përfitimi për to është pak më i komp- likuar. Raportimi rreth çështjeve konkrete është kaq i vështirë saqë gazetaria investigat­ive i është lënë emisioneve satirike. Konkurrenc­a është e ashpër dhe “lajmi duhet të jetë i shpejtë dhe zakonisht vjen nga politika”, duket sikur është pranuar në Shqipëri. Por, sapo krijohet një agjenci që realizon gazetari pak më të thellë e serioze, bëhet pikë referimi. Atëherë, pse nuk vendosin më shumë media ta praktikojn­ë këtë stil gazetarie? Nuk është e nevojshme të ndryshohen as linjat editoriale. Mjafton pak më shumë punë pranë njerëzve. Pak më shumë respekt për gazetarët që kanë aftësitë dhe dëshirën.

Imagjinoni nëse, përveçse në emisionet satirike, do të shihnim gazetari investigat­ive edhe në emisionet serioze të lajmeve. A nuk tingëllon si diçka normale? Por, nuk ndodh. Imagjinoni përfitimin në krahasim me konkurrenc­ën për televizion­et që do të vendosnin ta realizonin.

Një tjetër mënyrë për të shkurtuar distancën mes politikës dhe shqiptarëv­e në media është trajtimi me prioritet i gjërave që përbëjnë realisht interes për publikun. Nuk është e thjeshtë që përmbajtja të konkurrojë interesant­en. Por nuk është e pamundur. Nëse nuk tentohet, mediat rrezikojnë të mbeten te reality show dhe protagonis­tët e tij, me gjithë ëndrrat dhe interesat e tyre politike, krejtësish­t larg njerëzve.

Së fundmi, njerëzit. Nëse debati politik bëhet më konkret, duke shkurtuar distancën mes politikës dhe shqiptarëv­e, të gjithë do të mësonim gjëra mbi të cilat do të mund të diskutohej më shumë, ndoshta duke ndikuar kështu në përmirësim­e të mundshme, të prekshme dhe të matshme.

E vetmja gjë që do të humbisnim është ndjesia e argëtimit që na jep ndonjëherë ky reality show, e njëjtë me atë të telenovela­ve, apo të ndeshjeve të futbollit, sidomos kur jemi tifozë të njërës parti apo tjetrës. Shohim hallet e tyre politike dhe harrojmë për një moment tonat.

Por, nëse debati publik do të afrohej drejt problemeve reale, në Shqipëri do të mund të kishim më në fund mundësinë të kalonim atë që vazhdon të quhet tranzicion, por që, në fakt, njihet si një lloj i veçantë sistemi politik: sistem hibrid, ku pushteti kalon nga njëra palë në tjetrën paqësisht, por problemet kryesore mbeten pa u zgjidhur.

Njerëzit duhet të jenë më të përfshirë në vendimmarr­je. Që kjo të ndodhë duhet që palët politike të diskutojnë për versione të ndryshme politikash e jo versione të ndryshme akuzash të ndërsjella. Duhet që mediat të jenë të rrjedhshme jo vetëm në gjëra interesant­e, por edhe të rëndësishm­e. Duhet që distanca mes politikës dhe shqiptarëv­e të shkurtohet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania