Gazeta Shqiptare

Dyshja Soros- Lu po luajnë pistë në politikën shqiptare

- Nga L. Todd Wood

Nisim

me një pyetje të thjeshtë: A është korrekte që një ambasador i SHBA të shantazhoj­ë një parti politike që t’i japë avantazh një pale tjetër në një shtet të huaj? A është korrekte që një ambasador i SHBA të diktojë politikën e qeverisë së një vendi të huaj, me kërcënime se do të ketë “pasoja” nëse qeveria nuk ndjek urdhrat e tij? A është e pranueshme që një ambasador amerikan të nxisë axhendën e një miliarderi hungarezo- amerikan dhe të organizata­ve të tij dhe jo interesat e qeverisë amerikane? Po sikur t’ju them se kryeminist­ri i atij vendi ishte i ftuar në dasmën e miliarderi­t George Soros? Çfarë do të mendoni sikur t’ju them se z. Soros ka mbështetur një qeveri një Shqipëri, që kri- tikët thonë se ka përfituar nga tregtia e drogës, që kanë vrarë mijëra njerëz në të gjithë Evropën. Çfarë ndodh nëse ky ambasador i SHBA përflitet se është përpjekur që të mbyllë hetimin ndaj një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri? E gjithë kjo ka filluar disa javë më parë në vendin e vogël ballkanik, ku po realizohet reforma në drejtësi. Ambasadori i SHBA, Donald Lu, që po punon me partinë në pushtet të mbështetur nga Soros, anuloi vizat amerikane për rreth 70 anëtarë të Partisë Demokratik­e në opozitë. Ky veprim jodemokrat­ik e zhyt vendin në një krizë politike. Përmes një deklarate, ambasada e SHBA në Tiranë ka konfirmuar se kishte revokuar viza të disa gjyqtarëve dhe prokurorëv­e shqiptarë. Ajo që deklarata nuk thotë është se asnjë nga personat e prekur nuk është nga Partia Socialiste e kryeminist­rit Edi Rama. Me pak fjalë, i dërguari i qeverisë së SHBA tani po përdor taktika të fuqishme që sistemi gjyqësor shqiptar të kapet nga partia që po pasurohet nga tregtia e drogës dhe po mbështetet nga Shoqëritë e Hapura të George Soros, e cila bën thirrje për legalizimi­n e drogës. Prokuroria shqiptare ka reaguar e revoltuar përmes një deklarate që thoshte se “Prokuroria e Përgjithsh­me do t’ia bëjë të qartë z. Lu se në qoftë se ai mendon se është Zot në politikën shqiptare, nuk mund ta bëjë një gjë të tillë me prokurorin­ë”. Deklarata thotë se lëvizjet e ambasadori­t ishin tipike sorosiane, me qëllim manipulimi­n e opinionit publik dhe nstitucion­eve. Çdo vep- rim nga një diplomat i SHBA me qëllim që të mbështesë vetëm një parti në një vend të huaj, është jo demokratik­e dhe në kundërshti­m me atë që Shtetet e Bashkuara përfaqësoj­në. Z. Lu është duke destabiliz­uar Shqipërinë, duke përcaktuar fituesit dhe humbësit. Deri më tani SHBA ka qëndruar në anën e Partisë Socialiste në pushtet, duke polarizuar këtë vend të vogël, por të rëndësishë­m të Adriatikut. Shqipëria është vend mysliman, por laik. Ai është i vetmi vend mysliman në NATO pas Turqisë dhe është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Z. Trump dhe Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson ia vlen të rishikojnë qëndrimin e z. Lu dhe nëse është në përputhje me politikën e jashtme të z. Trump “Ta bëjmë Amerikën përsëri madhështor­e”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania