Knut Fleckenstein, vizitë 3 ditore në Tiranë, takime me partitë
Raporteri
për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein pritet të nisë sot një vizitë 3 ditore në Tiranë. Eurodeputeti vjen në Shqipëri, në një kohë që opozita ka nisur protestën e saj, në bulevardin kryesor të Tiranës, por vjen edhe pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë. Fleckenstein ka theksuar se, nëse ka një zbatim të mirë fillestar të Reformës në Drejtësi, Brukseli do të procedojë me nisjen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë. Krahas politikanëve, Fleckenstein do të takojë Avokatin e Popullit, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Nuk dihet nëse në këtë rast, eurodeputeti do të jetë edhe në rolin e negociatorit mes maxhorancës dhe opozitës për të mbyllur protestën e kësaj të fundit. Sipas Fleckenstein, takimi i radhës, i shtyrë, i Komitetit Ndërparlamentar me Shqipërinë do të jetë në shtator, pasi ai nuk mund të mbahet përpara zgjedhjeve parlamentare.