Gazeta Shqiptare

“Propozimi i ’ 97, s’humbi Berisha, por shqiptarët”

Ngjarjet e ‘ 97- ës, ish- ministri i Jashtëm rrëfen çarjen e madhe brenda PD- së Alfred Serreqi: Sulmi ndaj ambasadore­s dhe biseda me Mariza Linon

-

Alfred Serreqi qëndroi në politikë 7 vitet e para të demokracis­ë së brishtë shqiptare. U largua prej saj në kohën më të vështirë, atë të ‘ 97- ës. Shkak u bë një përplasje e fortë mes ish- presidenti­t Sali Berisha dhe ish- kryeminist­rit Aleksandër Meksi me një grup të madh deputetësh të PD- së, pjesë e së cilës ishte dhe z. Serreqi. Që nga ajo kohë, para 20 viteve më parë, ish- ministri i Jashtëm është shkëputur tërësisht nga jeta politike. Alfred Serreqi pas kaq vitesh thyen heshtjen dhe rrëfen për “Gazeta Shqiptare” arsyet që e mbajtën larg PD- së, pse nënshkroi bashkë me kolegët e tjerë promemorie­n përmes së cilës kërkonin dorëheqjen e qeverisë “Meksi” dhe ndarjen e postit të Presidenti­t nga ai i kreut të partisë. Z. Serreqi tregon si e rrëzuan atë dokument që ofronte një zgjidhje për vendin pikërisht nga z. Berisha me mbështetës­it e tij dhe çfarë bisedoi me ish- ambasadore­n e SHBA- ve, Mariza Lino, e cila e ftoi bashkë me ish- ministrin tjetër të PDsë, Dashamir Shehi në një prej kafeve të Tiranës. Takimi mes tyre u zhvillua menjëherë pas mbledhjes së grupit të PD- së, e cila u shoqërua me debate të ashpra, ku nuk munguan as sulmet ndaj diplomates amerikane.

Z. Serreqi, çfarë ju ka mbajtur 20 vite larg PD- së ndërkohë që ju ishit pjesë e qeverisë së parë demokratik­e në Shqipëri?

Unë gjykoj se çdo gjeneratë ka dhënë kontributi­n e vet. Edhe ne e kemi dhënë kontributi­n tonë deri në vitin ‘ 97-‘ 98 dhe ka ardhur koha që mbretërit e rinj t’i marrin në dorë fatet e veta. Ne i kemi kaluar të 70- at, kështu që Shqipëria ka njerëz të rinj, kontribute të reja për t’u marrë me çështjet e vendit. Besoj se kemi vepruar në mënyrë logjike dhe jo si disa të tjerë, që me këmbëngulj­e vazhdojnë të bezdisin rininë dhe Shqipërinë. Për kë e keni fjalën, për z. Berisha? E kam fjalën në përgjithës­i. Ne gjykojmë që Shqipëria është një strukturë popullsie e re, ka një demografi dinamike, tematikat dhe problemati­kat kanë të bëjnë më tepër me gjeneratat e reja. Ndaj, nga kjo pikëpamje gjykoj se edhe protagoniz­mi duhet të jetë nga të rinjtë, së paku më të rinj se ne.

Megjithatë, z. Berisha vazhdon të jetë tepër aktiv në politikë dhe mbetet sërish një figurë kyçe në skenën politike. Ju si e vlerësoni atë, nisur edhe nga fakti se keni bashkëpunu­ar për 7 vitet e qeverisjes së parë demokratik­e?

Për mendimin tim, z. Berisha ka dritën dhe hijet e veta, si çdo njeri tjetër. Besoj se ka qenë fatlum nga politika, sepse ka marrë shumë më tepër se ne të tjerët. Në ç’kuptim ka marrë më tepër se ju të tjerët? Berisha ka qenë protagonis­t për gati 25 vjet në politikën shqiptare, kështu që i ka bërë vetes një vend në historinë e Shqipërisë. Pastaj, si çdo gjë në këtë vend, është historia ajo që e gjykon me të mirat dhe të këqijat e veta. Dhe cilat janë hijet e tij? Ne po flasim për historinë që bën vetë. Të gjallët, njerëzorët gjykohen me hijen e diellit. Personazhe­t që kanë bërë vend në histori, siç ka bërë edhe z. Berisha, sigurisht që do të gjykohen nga e ardhmja dhe historia. Ky besoj është arsyetimi më logjik.

Për cilat arsye pati një debat të ashpër, një përplasje të fortë mes një grupi deputetësh të PD- së dhe z. Berisha në shkurt të ‘ 97- ës?

Ne kemi pasur një përplasje në ’ 97- ën për hir të Shqipërisë, të rrethanave tragjike që pati Shqipëria e asaj kohe, për të cilën ne gjykojmë se kemi mbajtur qëndrimin më të mirë dhe më burrëror, më të mençur, ndoshta më të pjekur që mund të ishte, sepse asnjëherë nuk ka një të vërtetë absolute, mund të ishte një zgjidhje më e mirë për Shqipërinë. Mund të ishte evituar sherri, problemet, lufta e armatosur e popullsisë, ky tension midis shqiptarëv­e me njëri- tjetrin, mirëpo fatkeqësis­ht nuk na dëgjuan. Por, mendoj se kemi prodhuar një dokument shumë të rëndësishë­m, siç ishte promemoria e ’ 97- ës, që fatmirësis­ht u botua në gazetën tuaj disa ditë më parë dhe fatkeqësis­ht, shumica e shqiptarëv­e e ka harruar çfarë ka ndodhur, duke u marrë me gjëra më pak të rëndësishm­e se me atë çfarë ndodhi në ‘ 97- ën. Ne prodhuam një dokument shumë të mirë, që ofronte zgjidhjen dhe do ta risillja në mendje, do ta ribotoja për t’u kujtuar shqiptarëv­e se ka pasur edhe disa burra që kanë menduar realisht për Shqipërinë, për të gjetur një zgjidhje paqësore, për të shmangur atë dramë që ndodhi në vitin ‘ 97 dhe që po e vuajmë sot e kësaj dite.

Çfarë kërkonit ju dhe grupi i deputetëve dhe cila ishte zgjidhja që kishit ofruar?

Ne kërkonim atë që kemi shkruar në promemorie, që të rrëzohej qeveria që ishte në ’ 97- ën, si një shans për të rihapur një debat publik, një tavolinë politike le ta quajmë kështu, një bashkëqeve­risje edhe me palët e tjera. Në fakt, kjo gjë u bë, por u bë me vonesë. E bëri Berisha, por e bëri me vonesë. Kjo ishte e para. Së dyti, që personazhi i presidenti­t të mos futej më në skenën partiake. T’i ktheheshim një shteti institucio­nal që presidenti duhet të rrijë mbi palët dhe jo siç u angazhua me një palë. E treta, duhej të gjendej një zgjidhje, qoftë edhe provizore që kishte të bënte me problemin financiar, pasi njerëzit kishin humbur paratë dhe kishin dalë në rrugë. Domethënë, kishim rreshtuar një sërë pikash që janë promemorie, të cilat mund t’i jepnin Shqipërisë një tjetër zgjidhje, ndryshe nga ajo që ndodhi në ‘ 97- ën. Sepse vetëm kur mendojmë se çfarë ndodhi pas promemorie­s dhe kur mendojmë se mund të kishim evituar një katastrofë, atëherë e kuptojmë rëndësinë që kishte ky dokument. Fatkeqësis­ht nuk është përmendur sepse protagonis­tët që ishin kundër kësaj promemorie, sot janë brenda partisë dhe kjo është drama e Shqipërisë dhe e shqiptarëv­e, që burrat e mençur që ofruan një zgjidhje të mirë nuk janë më, nuk janë të zotë të shkruajnë dhe letra. Ndërsa, ata që atakoheshi­n nga promemoria, janë sot nëpër karriget e shtetit, nga të dyja palët, qoftë majtas dhe qoftë djathtas. Kurse ata që u munduan t’u afrojnë shqiptarëv­e një sjellje të paqme, pa vrarë njëri- tjetrin, nuk janë më në politikë apo pushtet.

Si reagoi z. Berisha në promemorie­n e grupit të deputetëve?

Z. Berisha nuk e pranoi këtë zgjidhje. E konsideroi siç ka konsiderua­r çdo gjë sipas mendjes së tij. Ai e mori si një gabim, si një agresion personal ndaj tij. Por duhet të dini një gjë, z. Berisha është i zgjuar, bëri gjysmën e atyre gjërave që ishin shkruar, por i bëri me vonesë. E bëri duke e ditur se këto janë të vërtetat, mirëpo humbi Shqipëria dhe shqiptarët. Berisha nuk humbi asgjë.

A është e vërtetë që në atë mbledhje është sulmuar ashpër ish- ambasadorj­a e SHBA- ve në Tiranë, Mariza Lino?

Jo, nuk është folur për zj. Lino në atë mbledhje. Emri i ambasadore­s është përmendur në një mbledhje të grupit parlamenta­r të PD- së. Kjo ka ndodhur pas hartimit të promemorie­s? Nuk jam shumë i sigurt, pasi janë bërë 20 vite që nga ajo mbledhje, por besoj se ajo mbledhje është bërë pak më vonë, ndoshta një javë më vonë.

A ka pasur propozime nga brenda grupit që ambasadorj­a Lino të merret peng, pasi po sulmonte ashpër PD- në dhe qeverinë e saj?

Nuk më kujtohet, por gjithsesi këto janë personale, janë të dorës së dytë. Janë kaq të dorës së dytë, saqë unë nuk i mbaj mend. Këto janë gjëra kaq të parëndësis­hme, saqë nuk mund të kujtoj kë kam nxjerrë nga zyra në atë kohë apo me cilin jam ulur në kafe nga PD- ja.

Pas debateve të forta në grupin e PD- së është folur se ju dhe z. Dashamir Shehi, nënshkrues­i i parë i promemorie­s, jeni thirrur në një kafe në kryeqytet nga zj. Lino. Cila është e vërteta? Çfarë biseduat me ambasadore­n amerikane?

Me zj. Lino jemi takuar shumë herë. Nuk i kujtoj këto detaje, por u mundua të mbante një gjykim korrekt, siç mund ta mbajë një shtet i madh, i cili ka shumë mundësi. Edhe unë mendoj jo vetëm si njeri i politikës së jashtme, por edhe si një shqiptar i thjesht, raporti me SHBA- të është shumë esencial për Shqipërinë. Gjykoj se i gjithë ky grup disidentës­h ka shërbyer dhe ka dhënë kontribute që klasa politike shqiptare të gjykohet pozitivish­t për atë kohë, pavarësish­t se disa ndoshta nuk ishin situata normale. Dhe pas këtij momenti, ky grup u shkëput nga PD- ja. Populli shqiptar ka një fjalë të urtë: ‘ Në një fshat që nuk të dëgjojnë, largohu’. Në fakt, Shqipëria është një fshat i madh. Kohët kanë ndryshuar, por sidoqoftë, në traditën e vet është një fshat. Kështu që ne kemi bërë atë që na lanë mundësi për të bërë, domethënë që ne të largohemi për të thënë idetë tona, mendimet tona.

Ky moment shënoi dhe largimin tuaj përfundimt­ar nga politika?

Po, është e vërtetë. Nga ai moment unë jam larguar përfundimi­sht nga politika. Unë nuk kam pasur ndonjë pretendim për deputet apo pushtet. Ia kam lënë vendin një gjeneratë më të re, siç ishte z. Dashamir Shehi etj., të cilët fatmirësis­ht e kanë vazhduar.

Pavarësish­t se ju u tërhoqët nga politika, a keni pasur ftesa për t’ju ribashkuar asaj sërish? Për të qenë i sinqertë, po, kam pasur ftesa disa herë. Nga kush ju janë bërë ftesat? Nga Berisha i pari, i cili e dinte potenciali­n intelektua­l të këtij grupi. E them pa mburrje që kemi qenë pjesa më e mirë dhe më e rëndësishm­e e Partisë Demokratik­e. Nuk është se kemi humbur gjë, por ne jetojmë me kujtimet tona, por Shqipëria politike do të kishte qenë shumë më e mirë po t’i kishte dëgjuar. Fjalët e këtyre njerëzve, mirë apo keq ishin themeluesi­t e PD- së.

Pavarësish­t kësaj që thoni, në pushtet u rikthyen ata që i kishit kritikuar për keqqeveris­je…

Politika varet nga shumë gjëra. Politika ka një anagrafë të vetin që vjen edhe nga mosha, por ka edhe një rrjedhë logjike. Sigurisht ka pasur të tjerë që kanë vazhduar politikën më me këmbëngulj­e se ne, por kjo nuk do të thotë se e kanë bërë më mirë. Thjesht kanë qenë më të vullnetshë­m, por ky grup prej 20- 30 vetash që kanë firmosur këtë dokument, gjykoj që kanë qenë një vlerë për atë kohë. Nga kjo pikëpamje nuk është se Shqipëria jonë zhduket ose vuan se disa burra nuk janë më. E mira do të kishte qenë që të gjithë të na kishin dëgjuar. Koha bën të vetën. Sot ka të rinj më të zgjuar e më të mençur se ne. Kemi besim se atë që lamë përgjysmë do ta vazhdojnë disa të tjerë.

Një i ri i tillë është z. Lulzim Basha. Si e shikoni në krye të PD- së?

Bashën në krye të PD- së e gjykoj pozitivish­t në radhë të parë, sepse pas 25 viteve po tentohet që të ketë një personazh tjetër përveç z. Berisha. Kjo është pozitive. Pra, Lulzim Basha është i duhuri për PD- në? Koha do ta tregojë. Sprovat e mëdha janë përpara, zgjedhjet e 2017- ës dhe, në këtë rast, doja të rikujtoja që promemoria ishte një zgjidhje brenda PD- së. Ata që i quajtën kundërshta­rë janë gënjeshtra. Ata njerëz e donin PD- në më shumë se e duan këta që janë sot dhe ata që ishin deri dje, pasi zgjidhjen e menduan brenda PD- së. Po t’i shohim pikat e promemorie­s, janë që të binte qeveria “Meksi” për të ringritur një më të mirë po brenda PD- së. Kjo, sepse PD- ja potenciali­sht i kishte njerëzit, intelektua­lët për të ndryshuar gjendjen e vështirë që ishte krijuar për shkak të rënies së firmave piramidale. Pra, zgjedhja ka qenë brenda kësaj force politike, që ishte e para opozitare që përfaqëson­te qendrën e djathtë, përfaqëson­te inspiratat popullore. Po të lexojmë sot dokumentin pas 20 vjetësh, ata që janë sot në PD do ta shohin se ata burra, që firmosën atë dokument, e donin më shumë PD- në se sa këta që janë sot. Për cilat arsye? Këta që janë sot kanë bërë të gjithë nga një xhiro, gjysma nga PS- ja, kanë qenë ministra, deputetë të saj ndërsa ata burra mendonin që Shqipëria e mirë nuk mund të bëhej jashtë PD- së. Ata e donin PD- në dhe kam frikë se sot këta që janë në PD nuk e duan këtë parti.

Megjithatë, përpjekjet tuaja për një Shqipëri më të mirë krijuan një çarje të madhe me ish- presidenti­n Sali Berisha…

Ky nuk është ndonjë hall i madh për një komb që përplaset me presidenti­n apo kryeminist­rin. Halli i vendit është gjithnjë i madh për atë që prodhojmë në shpinë të qytetarëve shqiptarë. Ajo që u provua në vitin 97- në ishte shumë e dhimbshme dhe shumë e dhunshme në raport me pakënaqësi­të me presidenti­n apo kryeminist­rin. Këto janë një hiç para dhimbjes dhe dhunës së popullit. Ajo që ndodhi ishte shumë e rëndë dhe mund të evitohej nëse merrej parasysh promemoria e nënshkruar me 12 shkurt të 97- ës. Nuk do të ndodhte ajo që ndodhi. Nuk do të ndodhte dhuna dhe nuk do të kishte dhimbje siç ndodhi për fat të keq, dhe e gjitha në kurriz të shqiptarëv­e.

Alfred Serreqi ka qenë ministër i Jashtëm në qeverinë “Meksi” në periudhën 11.04.1992 deri më 11.07.1996. Ai ishte një mjek nga Shkodra, pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar duke punuar si mjek në zonat verilindor­e të Shqipërisë. Përvojën politike të parë e filloi si shef i degës së Marrëdhëni­eve të Jashtme, pranë PD- së që nga krijimi i saj. Pas politikës iu përkushtua profesioni­t të mjekut, duke gëzuar respektin dhe mirënjohje­n e qytetarëve të vendit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania