Gazeta Shqiptare

Vdes në spital 78- vjeçari i dënuar për vrasje

-

TIRANË - Një 78- vjeçar i dënuar me 18 vite burg për vrasje ka ndërruar jetë paraditen e djeshme në QSUT. Sipas burimeve policore, Nebi Ajazit nga Dibra i kishin mbetur edhe 7 vjet burg për të shlyer, por ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. "Në orën 11: 00, në QSUT, ka vdekur Nebi Ajazi, banues në Lurë, Dibër, i dënuar për veprën penale të ' Vrasjes' me 18 vjet burg, ku i kishin mbetur për të vuajtur edhe 7 vjet e 3 muaj, ardhur nga spitali i burgut para një jave. Po kryen veprimet", thuhej në njoftimin e policisë së kryeqyteti­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania