Gazeta Shqiptare

Përplasen 2 mjete, vdes 20- vjeçarja dhe plagosen rëndë 4 të tjerë

Dyshohet që viktima Kamela Hamiti ishte shtatzënë

-

CËRRIK - Një aksident me pasojë vdekjen e 20vjeçarej­e dhe plagosjen e tre personave të tjerë ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Cërrik- Gostimë, në afërsi të fshatit Shtërmen. Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit dje bënë me dije se automjeti tip "Volkswagen" me targa AA 015 MR që drejtohej nga 24vjeçari S. H., banues në fshatin Thanë, është përplasur me automjetin tip "Ford" me targa AA 123 BE që drejtohej nga 58vjeçari N. H., banues në Cërrik. Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 3 pasagjerë. Bëhet fjalë për shtetasit: A. H., 52 vjeç, banues në Cërrik; L. H., 62 vjeç, banues në Cërrik, si edhe Kamela Hamiti, 20 vjeçe. Kjo e fundit ka ndërruar jetë vetëm pak minuta pas aksidentit, gjatë transporti­mit për në spitalin rajonal të Elbasanit. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Paraprakis­ht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e makinës tip "Ford". Materialet në lidhje me këtë ng- jarje i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokuroris­ë së Elbasanit. Ndërkaq, mësohet se Kamela ishte vajza e vetme e familjes Hamiti nga qyteti i Cërrikut. Ajo kishte rreth tre muaj që ishte fejuar me 24- vjeçarin Sardi Hoxha, nga fshati Thanë, pak kilometra larg qytetit të Cërrikut. Ata ishin njohur bashkë prej më shumë se një viti dhe para tre muajsh e kishin familjariz­uar lidhjen e tyre. Në fundjavë Sardi kishte shkuar në Cërrik dhe kishte marrë Kamelën në banesën e tij, dhe të dielën në drekë ai sërish po e çonte për në Cërrik, por që fatkeqë- sisht Kamela nuk shkoi më e gjallë, për shkak të aksidentit fatal që i mori jetën në lule të rinisë. Madje dyshohet se Kamela ishte dhe shtatzënë. Sipas fqinjëve të Sardit, bëhet e ditur se vetëm para dy ditësh ata kishin bërë celebrimin dhe se nga muaji gusht i këtij viti kishin vendosur të martoheshi­n. Edhe pse policia nuk e konfirmon shtatzënin­ë e Kamelës, dyshohet se në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona, Kamela dhe foshnja e saj. fa. po.

 ??  ?? Aksidenti i djeshëm në Cërrik
Aksidenti i djeshëm në Cërrik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania