Gazeta Shqiptare

Haradinaj: Liderët kosovarë, të dobët para Serbisë

Kreu i AAK- së: Nuk dua pritje shtetërore, në aeroport të më presin vetëm familja dhe qytetarët e Kosovës "Më e keqja ndodhi, do kthehem shpejt në Kosovë"

-

Ky vit nisi me manovra politike, të cilat ishin edhe "komike" nga ana e Serbisë kundër Kosovës. Shteti fqinj, lëshoi një fletë- arrest ndaj politikani­t Ramush Haradinaj, i cili u arrestua në Francë më 4 janar. Teksa kërkojnë ekstradimi­n e kreut të AAK- së, serbët e akuzojnë Haradinajn për krime lufte, vepra për të cilat Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm disa vite më parë. Megjithatë, siç ka treguar avokati i politikani­t, Haradinaj mbahet ende në Francë, për shkak të procedurav­e të këtij shteti. Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me arrestimin e tij dhe situatën politike në Kosovë gjatë një interviste me Adi Krastën. Kryetari i partisë AAK, ka përjashtua­r çdo mundësi që vendimi i Francës të mos jetë i favorshëm për të. Ai tha se këtë herë nuk ka nevojë për pritje shtetërore, sepse për të mjafton ta presin familja dhe qytetarët. "Skenari më i keq në rastin tim ka ndodhur. Dëmi është shkaktuar, sepse jam ndaluar pa asnjë arsye e në bazë të fletë- arresteve pa asnjë fuqi juridike të Serbisë. Më shumë se kaq nuk mund të ndodhë! Unë do t'i kthehem Kosovës shpejt, sepse jam në të drejtën time. Unë kam zbatuar ligjet, edhe të vendit tim, edhe ato ndërkombët­are, e nuk kam borxh ndaj Serbisë. Udhëheqësi­t e shtetit të Kosovës, për fat të keq, nuk e kanë forcuar Kosovën, por më shumë e kanë harxhuar atë. Kur të kthehem, nuk dua pritje shtetërore. Kjo është e panevojshm­e. Mjafton të më presin Anita me fëmijët dhe qytetarët e vendit tim", - ka thënë ai. Lideri i AAK- së, Ramush Haradinaj, tregoi se liderët kosovarë, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli nuk janë të aftë për ta udhëhequr vendin ashtu siç e meriton ai. Gjatë intervistë­s me Adi Krastën, politikani është shprehur se, "Thaçi, Mustafa e Veseli janë treguar shumë të dobët, të pafuqishëm përballë Serbisë; thjesht ata nuk janë të zot për të udhëhequr shtetin e Kosovës".

 ??  ?? Kreu i AAK- së, Ramush Haradinaj
Kreu i AAK- së, Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania