BEKIM BASHA, SHQIPTARI I PESTI NË KAMPIONATIN EUROPIAN TË KARATESË
Sportistët shqiptarë vazhdojnë të tregojnë aftësitë e tyre, kulturën dhe disiplinën në Europë dhe në botë. I fundit që na ka bërë krenarë është Bekim Basha, i cili ka arritur të renditet në vendin e pestë në Kampionatin Europian të Karatesë. Lajmin e ka konfirmuar babai i tij, Murat Basha, i cili ka thënë se Bekimi ka garuar me konkurrentët e tjerë të këtij sporti në Sofje të Bullgarisë. "Bekimi fitoi 4 ndeshje në Kampionatin Europian, duke humbur në gjysmëfinale me rezultatin minimal 1- 0 kundër garuesit nga Franca, dhe në ndeshjen për vendin e 3- të kundër garuesit rus". Megjithatë, ai ka denoncuar faktin se, "Bekimit i janë mohuar pikët në mënyrë flagrante, ndërsa garuesve rusë dhe francezë u jepen pikë fantazma".