Gazeta Shqiptare

Skënderbeu, tre gola për të vënë Kukësin në presion

Në derbin e mbijetesës në Vlorë, Tarik Cmajcanin shënon një gol tre pikësh për Teutën Muzaka, Latifi dhe Radas thyejnë Luftëtarin

-

Skënderbeu ndëshkon Luftëtarin me tre gola të shkëlqyer ndërsa gjirokastr­itët largohen nga Korça me një rezultat të gënjeshtër­t për atë çka dhanë në fushë. Muzaka, Latifi dhe Radas ishin autorët e golave, ndërsa në minutën e 35- të, gjirokastr­itët i shkuan fare pranë golit me një rast që u shndërrua në diskutim për moviolë. Daja dhe Milinkoviç kishin hedhur formacione­t më të mira të mundshme dhe loja është e bukur, ka ritëm dhe shpejtësi. Në minutën e 6- të Hamdi Salihi i shkon fare pranë golit të epërsisë, por devijimi i tij në fluturim e sipër del ngjitur me shtyllën e Ruçit. Në minutën e 25- të kampionët gjejnë golin e avantazhit pas disa kombinimev­e mjaft të bukura me Salihin që fton Muzakën në gjuajtje dhe mesfushori nuk fal duke çelur rezultatin. Në minutën e 35- të vjen dhe momenti më kritik i ndeshjes. Mutumane kërcen mirë në zonë dhe me kokë gjuan saktë, por topi i tij pasi prek shtyllën ecën sipër vijës fatale dhe më pas gjen këmbët e Shehit, ndërsa gjirokastr­itët pretendojn­ë se topi kishte hyrë në portë, por kryesori Xhaja vijon lojën. Dhe menjëherë Shehi nis aksionin e golit të dytë, ndërsa Liridon Latifi do të krijojë hapësirën e duhur dhe me të djathtën mposht Ruçin, që duket se nuk e sheh topin të niset, duke reaguar disi me vonesë. Si për të vulosur ditën jo të Luftëtarit, Dejvi Bregu lë fushën i dëmtuar në minutën e 45të. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2- 0 për Skënderbeu­n, ndërsa korçarët qëndrojnë të tërhequr, teksa ia lënë fjalën e parë miqve, të cilët e kishin të vështirë të shënonin, ndonëse provuan në disa momente. Për t'i vënë kapak ndeshjes mendoi kroati Marko Radas me një eurogol në minutën e 75- të, teksa mposhti Ruçin nga një distancë e largët.

Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu shkon në - 1 pikë nga Kukësi, duke bërë që presioni të kalon të kryesuesit, të cilët luajnë të hënë në Laç ndeshjen e tyre.

Goli i Tarik Cmajcanin thyen Flamurtari­n në kohën shtesë, duke bërë që Teuta të marrë një fitore jetike në luftën e saj për mbijetesë, ndërsa nga ana tjetër, Shpëtim Duro e nis me humbje aventurën e tij në krye të stolit vlonjat, teksa do t'i duhet shumë punë për ta shpëtuar Flamurtari­n nga rënia nga kategoria.

Nis më mirë për vlonjatët në stadiumin Flamurtari, ndërsa fillimisht provon Bruno Alvesh në minutën e 5- të, por gjuajtja e tij me kokë del jashtë. Flamurtari vijon të këmbëngulë, ndërsa në të 35- ën është Galiç që shkarkon një predhë të pakapshme për Moçkën, por fatmirësis­ht për gardianin e durrsakëve, ai top del jashtë. Mbyllet me rrjeta të paprekura pjesa e parë, ndërsa edhe në të dytën vijon këmbëngulj­a e Flamurtari­t, por në minutën e 48- të Moçka në dy kohë do të ndalë aksion-

in e rrezikshëm të vlonjatëve, ndërsa në minutën e 69- të Hyseni është i pafat kur sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga traversa e Moçkës. Skuadrat luajnë ashpër me njëra- tjetrën, ndërsa me kalimin e minutave krijohet ideja se takimi do të mbyllet në barazim, pavarësish­t këmbëngulj­es së Flamurtari­t, por një top i hedhur në zonë nga e djathta, ndiqet mirë nga Cmajcanin që gjuan fluturimth­i duke mposhtur Halilajn dhe duke vulosur fitoren e miqve, që shkojnë në 23 pikë në tabelë, 3 më shumë sesa Laçi dhe Flamurtari, duke siguruar një sukses vërtet jetik në luftën për mbijetesë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania