Greqi, kapen 357 kg marijuanë pranë kufirit, droga transportohej me mushka
Policia arreston tre shtetas shqiptarë
Greqi-
Tre operacione anti- drogë pranë kufirit greko- shqiptar, kanë çuar në sekuestrimin e rreth 357 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria. Operacionet janë finalizuar në Follorinë, Kostur e Janinë. Mësohet se në zonën pyjore të Antartiko, Follorinë, fillimisht policia greke ka pikasur 3 shtetas që kalonin kufirin me 4 mushka të ngarkuara me çanta. Pas ndjekjes, është arritur të kapet vetëm një 21- vjeçar shqiptar, ndërkohë që dy personat e tjerë i shpëtuan forcave të policisë duke u larguar menjëherë prej andej me vrap. Në 4 mushkat, u gjetën 16 çanta me 137 pako me 312 kg 645 gram marijuanë. Operacioni mësohet se është zhvilluar në kushte të vështira, pasi ka pasur shi dhe mjegull. Në aksin Kapshticë- Si- atitsa, policia ka ndjekur një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Drejtuesi ka bërë manovra dhe ka shtuar shpejtësinë me pasojë për- plasjen e mjetit, por pa pësuar lëndime. Menjëherë ai ka rënë në pranga, i identifikuar si shtetas shqiptar 27vjeç.
Pas kontrollit që policia ushtroi në mjet, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 çanta me 37 pako me 42 kg 970 gramë marijuanë. Ndërkohë një motor që vinte nga kufiri është ndjekur në aksin Janinë- Kozani. Drejtuesi i këtij mjeti nuk i është bindur pol- icisë, por ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar prej andej. Arratia e tij nuk zgjati shumë, pasi vetëm pak minuta më vonë ai përfun- doi në pranga. I arrestuari një tjetër 27- vjeçar shqiptar ndërsa në motor u gjetën dhe sekuestruan 2 kg 100 gramë marijuanë. Ar. su